“Berisha po mban peng skenën politike”, analisti pro opozitës: Vendi nuk ka nevojë për opozitën e një njeriu

8 Shkurt 2023, 18:59Politika TEMA

“Berisha po mban peng skenën politike”, analisti pro

Në një intervistë që dha për Abc News, analisti i njohur Ergys Mertiri tha se Berisha është në luftë për mbijetesë. Ai theksoi se për këtë atij i duhet një grusht i vogël njerëzish, që mund të besojnë “përrallat” e vazhdueshme të tij, pasi ndihet i kërcënuar për të dalë nga politika.

“Atij nuk i duhet që të fitojë sepse nuk ka luftë me Ramën por për mbijetesë. Për këtë i duhet një grusht i vogël. Ai është i kërcënuar për të dalë nga politika. Me këto mjete, Rama as nuk guduliset dhe jo më të rrëzohet. Ai po hyn në zgjedhje për të mundur Alibashën por luftën e ka me SHBA.“, tha ai.

Ai shtoi se Berisha kërkon që të mbajë peng PD-në në mënyrë që t’u imponohet ndërkombëtarëve. Mes të tjerash, analisti theksoi se vendi ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe kjo mund të arrihet vetëm me largimin e Berishës pasi sipas tij, është ai që mban peng skenën politike.

“Me këto kushte, e djathta rrezikon të zhduket dhe të kthehet në një bunker. Në një mënyrë apo në një tjetër do të hyjë në zgjedhje me Partinë e Lirisë. Do të marrë vota me Ilir Metën dhe do të thotë se unë jam legjitim. E gjithë çështja është të prodhojë këtë konflikt brenda PD dhe të mbajë peng opozitën si një alternativë me shpresën se do t’u imponohet faktorëve ndërkombëtarë.

Ai do të imponohet për t’u çliruar nga ekzekutimi që i kanë bërë të huajt. Shqiptarët nuk kanë hallet e një personi të vetëm. Vendi ka nevojë për një opozitë, dhe jo për një që ka hallet e një njeriu. Njerëzit nuk po rreshtohen krah opozitës për të rrëzuar qeverinë. Vendi është pa opozitë.

Ajo që e mban peng të gjithë skenën politike shqiptare është Berisha dhe në momentin që çlirohet nga kjo, do të krijohen realitete të tjera politike. “, tha ai./abcnews.al

9 Komente

  1. 1
    1

    Saliu e mban peng opoziten se ka hallin e femijve.Me krimet qe ka bere i biri bashk me te dhe vjedhjet e se bijes me dhendrin jane uleritese,vetem trushplaret qe i shkojne nga pas nuk i shofin

    1. N
      Ndershmeri

      Me ne fund filluat ta kuptoni qe behet fjale per shkatrusin e keti vendi

      1. D
        Drejtesia dhe gjaku i Popullit do triumfoje..

        Krimineli i ngrohur ne Hoxhakun e Diktatorit Hoxha dhe me ndimen e Kriminelit Diktatore Ramiz Alia ,ky Kriminel qe quhet Sali Berisha ku Populli e njohu shume mire ne keto 32 vite ,, ky mundohet edhe pse nuk ka shpetik nga Ligjet ne fuqi,,,mundohet te beje zhurme me ndimen e nje pakice ne popull ,se shumica u zgjua nga gjumi ,,,mundohet te mbijetoje ,dhe shpreson Si DiktatorinEnver apo Diktatori Ramiz mbase ja hedhe Popullit perseri .. Eshte fundi eshte e kote ,Jane perpelitje qe nuk e ndimojne dote ,,ku krimet dhe privat dhe faktet jane aqe shume ,saqe u detyruar Evropa ta luftoje ..dhe ta fundosu drei ne vdekje ...se fundja kete vdekje e kerkoi vete dhe jo se ja deshiroje Populli... Fundi dihet ,,Si te gjithe Diktatoret e tjere qe do perfundojne Si plehra ....

          1. z
            zalli

            Sali krimineli fondamentalist,aspak shqiptar,njeriu me anti-perindimor,e anti-amerikan,qe vetem Haxhi Qamili,mund te krahasohet me kete kriminel,kur ishte ne pushtet ju bllokonte vizat zyrtareve te larte amerikan(1996),dhe sot anatemon njerezit dhe funsionaret me te larte te Amerikes.pa frike kjo monster duket sikur vjen nga stepat e Siberise e ato te çeçenise,Turp qe eshte mbajtes i Pasaportes se Shtetit Shqiptar.

            Lini një Përgjigje