Nga Eduard Zaloshnja
Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, opozita kishtë dy liderë të shpallur publikisht: Bashën dhe Kryemadhin. Partitë e udhëhequra prej tyre morën gjithsej 730 mijë vota të vlefshme, por duke llogaritur edhe fletëvotimet e plotësuara gabim (fletët e votimit ishin si fjalëkryq gazetash), votat për këto dy parti mund të kenë qenë afër 800 mijëshit.
Nga ana tjetër, edhe për PS-në e Ramës mund të kenë votuar 800 mijë zgjedhës në prill 2021, duke përfshirë edhe ata votues që mund t’i kenë plotësuar disa mijëra fleta votimi gabim. Sidoqoftë, si rrjedhojë e sistemit aktual elektoral, PS-ja siguroi 74 mandate parlamentare (nga 70 që i takonin sipas votës popullore kombëtare).
Vijmë tani tek një sondazh që zhvillova në 24 orët e fundit ( https://javanews.al/sondazh-rama-apo-berisha-kryeminister/ ).
Vetëm 665 mijë banorë të rritur të Shqipërisë (me ekstrapolim të përafërt) rezultojnë se duan që Berisha të jetë kryeministër, megjithë përkrahjen pa rezerva të partisë së Metës dhe të shumë mediave antiqeveritare. (Kujtesë: Pothuaj 800 mijë zgjedhës votuan në prill 2021 për dy partitë kryesore opozitare.)
Nga ana tjetër, rreth 800 mijë banorë të rritur të Shqipërisë (me ekstrapolim të përafërt) rezultojnë se duan që Rama të jetë kryeministër. (Kujtesë: Për PS-në e Ramës mund të kenë votuar rreth 800 mijë zgjedhës në prill 2021, duke përfshirë edhe ata votues që mund t’i kenë plotësuar disa mijëra fleta votimi gabim).
Me pakë fjalë, opozita e sotme (Berisha-Meta) ka një deficit prej rreth 130 mijë votash, krahasuar me opozitën e djeshme (Basha-Kryemadhi), dhe deficit po prej 130 mijë votash, krahasuar me kryeministrin e sotëm (Ramën)…
Pa merak se pervec ekstrapollimi jot merr leje nga rama para se te dale, mos harro qe te pakten 1/4 e atyre qe thone qe votojne qeverine, e bejne nga frika dhe realisht do votojne opoziten. Prandaj ekstrapollimi yt duhet lexuar ne te kundert Harroje qe ky popull i jep me rames 800 mije vota
Ky dantja paska ardhur nga Franca dhe nuk e ditka si votojn shqipetaret. Po 100 mij vota i vodhi vetem mona.,duke genjyer fukarenjt duke ju dhen telefona falas. Po pse budalla e beni popullin ju qeti jap vota sali ziut dhe kokrres hajdutit.
Dante nuk e di akoma qe qe mortja Sali eshte nongrata dhe nuk merr as 5000 votat e foltores. Dhe ato I merr nga nderet dhe pagesat qe ka bere
O Zaloshnja harroje qe upozita te marri mbi 400 000 e shumta 500 000 se ky popull e ka kuptuar se kush punon per kete vend , Sali nongrada dhe spiuni-hajdut Like floriri e duan voten per te shpetuar nga burgu per baterdine qe kane bere ne kete vend .
Or Dante plehera ,per ke popull thua ,mos e ngatero popullin me ,cecenet ,populli ja ka dhene ne shumice te majtes e do ja jspi me shume ,shife ne 14 Maj ,ju plehera cecene nuk merni me shume se 9 bashki ,e ne zgjedhjet e 2025 nuk merini me shume se 30 deputete ,se aq cecene jeni bashke me Like Spiunin ,vazhdo Dante mbaj me gajret cecenet ,se ti dhe ata e siguruat racionin e ( byrekut ) te shqupi me 11 Shkurt
Amani o zot po Mona ku humbi,apo tani as per g..j...re,nuk vlen !