SPAK njoftoi sot se ka dërguar ish- ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, për gjykim në Gjykatë e Posaçme për rolin e tij në skemën e korrupsionit vdekjes në Gërdec, me pasojë 26 jetë humbura dhe dhjetëra të plagosur. Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë në bashkëpunim, sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Në njoftimin e SPAK-ut ka dy detaje që rrezikojnë pozitat e Shkëlzen Berishës.
Së pari, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim, referuar nenit 25 të Kodit Penal. Neni 25 parashikon se “bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre”. Pra, në akuzën e SPAK-ut nënkuptohet se Fatmir Mediu ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë për finalizimin e aferës korruptive në Gërdec?
Po kush janë këto personat e tjerë që kanë bashkëpunuar me Fatmir Mediun?
29 të akuzuarit e parë për Gërdecin janë dënuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, shkatërrim të pronës nga pakujdesia, vrasje masive si dhe për shpërdorim detyre nga kuadri komandues sipas Kodit Penal Ushtarak, çka tregon se bashkëpunëtorët e Fatmir Mediut nuk janë ndëshkuar ende nga drejtësia. Bazuar në një grup faktesh, dëshmish dhe rrethanash, të vetmit bashkëpunëtorë të Fatmir Mediut, janë Sali Berisha me të birin, Shkëlzen Berisha.
Është e provuar që Shkëlzen Berisha ka takuar në mënyrë intensive ministrat e Mbrojtjes dhe Drejtësisë, Fatmir Mediun dhe Aldo Bumçin. Që në fillim të vitit 2007, Fatmir Mediu çon në qeveri vendimin për t’i dhënë kontratën e ngritjes së fabrikës së vdekjes kompanisë së lidhur me Shkëlzen Berishën. Bëhet fjalë për kompaninë "Albademil" të Mihal Delijorgjit, i cili ditën e shpërthimit i telefonon pikërisht Shkëlzenit. Berisha autorizon Fatmir Mediun me një vendim të posaçëm për të realizuar procesin korruptiv të demontimit. Aldo Bumçi jep aprovimin për procedurën ligjore të demontimit, duke shënuar në një faks “Për Shkëlzen Berishën”.
Mediu zgjedh pa garë kompaninë "Albademil". Pasi mori tenderin, Deligjorgji ngriti një kompani ndihmëse, për të kryer punimet në Gërdec, ‘Trans Digging Construction”, ku aksionere me 20 % ishte vajza e Fahri Balliut, i besuari i Berishës. Kompania SAC, me pronar Patrik Henrin, merrej me demontimin. Patrik Henri ishte partner me Delijorgjin. Përfaqësues i kompanisë së Henrit në Shqipëri ishte Rrahman Selmanllari, shoku i ngushtë i Shkëlzenit.
Efraim Diveroli, një trafikant armësh nga Florida, blinte municione kineze, u falsifikonte etiketat dhe i trafikonte me kompaninë “AEY”. Për riambalazhimin, Diveroi kishte kontraktuar Kosta Trabicka, i cili akuzoi publikisht Shkëlzenin se kishte bërë pazar me Diverolin për ta nxjerrë jashtë loje. Madje, para se të eliminohej fizikisht, Trebicka kishte kërcënuar Shkëlzenin se do të fliste për skandalin.
Jo vetëm kaq. Dy orë pas shpërthimit, ditën e 15 marsit 2008, nga tabulatet telefonike rezulton se Fatmir Mediu, i telefonon 4 herë pikërisht Shkëlzen Berishës. Nga ana tjetër, ish-shefi i Shtabit Luan Hoxha ishte ankuar në Ambasadën Amerikane se Shkëlzen Berisha e kishte kërcënuar që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa. Këto janë vetëm disa fakte dhe dëshmi që e vizatojnë Shkëlzen Berishën jo thjeshtë si bashkëpunëtor të Fatmir Mediut, por si sipërmarrës jo në letra i biznesit në Gërdec.
Së dyti, SPAK njoftoi sot se ka ndarë në dy degë hetimin për Gërdecin, duke regjistruar një procedim të ri penal, për veprat penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Akuza e parë tingëllon për Sali Berishën dhe ndoshta Aldo Bumçin, ndërsa akuza e dytë mund të nënkuptojë të tre bashkë, Mediun, Berishën dhe Shkëlzenin.
Pse Kodi Penal Ushtarak po zbatohet për Mediun?
Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në mënyrë të dyfishtë. Shpërdorimi i detyrës sipas Kodit Penal, neni 248, parashikon deri në 7 vite burg. Ndërsa shpërdorimi i detyrës sipas Kodit Penal, neni 70/2, parashikon nga tre deri në tetë vjet burg. Po pse SPAK i referohet edhe Kodit Penal Ushtarak për Fatmir Mediun, kur Mediu ka nuk ka qenë ushtarak, por ministër i Mbrojtjes, pra një funksionar politik?
Përgjigjen e jep neni 2 i Kodit Penal Ushtarak i ndryshuar në vitin 2022. Ky nen parashikon që për “Shtetasit shqiptarë që kryejnë një vepër penale në fushën e mbrojtjes përgjigjen sipas Kodit Penal Ushtarak. Për shtetasin shqiptar që kryen një vepër penale ushtarake në bashkëpunim me një ushtarak shqiptar do të zbatohet Kodi Penal Ushtarak i Republikës së Shqipërisë”. Pra, sipas ligjit penal, si për një ushtarak, ashtu edhe për një civil, që kryen një vepër penale në fushën e mbrojtjes përgjigjen, zbatohet Kodi Penal Ushtarak.(Shqiptarja.com)
Do te gjykohen, gjykata merre vendimin dhe jep ndeshkimin drakonian, 40 ore pune ne komunitet ! As burge, as sekuestrim pasurie !?
Filloi dhe estrada e rradhes ne TemA...per te argetuar majmunt e kuq e"blu"....lol
futja kot, kodi i ri penal ushtarak nuk ka fuqi prapavepruese
Amint ..filloi gjeli të këndojë..!!
eshte dita qe t'ja shkerdhejne Slobodanken ketij bythqirit Shkelzen Berisha
Spurthiaku vetem sa ben zhurme, nuk eshte se u zgjidh qeshtja se shkoi dosja ke Spurdhiaku , pritshmeria eshte cfare do te behet, mesa duket duan vetem te mbaroje edhe kete procedurë dhe te mbyllet nje herë e mire duke thene Spurdhiaku nuk e gjeti fajtor dhe Fatmira do hapi nje gjyq tjeter per cenim te figures dhe do marri ca para si Fullani , per popullin edhe me zi do te jete pasi hajdutët do te kerkojne edhe demshperblime te majme , populli dhe viktimat presin drejtesi dhe Spurdhiaku e ngarkon popullin edhe me ca miliona $$$$ demshperblim per Fatmirën dhe Eli Faren sepse kane shpenzime kur shkojne ne amerike , ky nuk eshte lajm por eshte nje lajm i keq dhe hi syve, e njejta gje vlen edhe per Gerdecin e Vuk Drashkoviqit
me skandaloze eshte se kta Funderina bejne si gangsterra lol ,mbasi kan Vjedhur Miljona pa Fund Shtetit - mbasi Vran 28- gra -femije e pleq - mbasi Vrane Kosta Trebicken qe cuditerishte asnji s'e permend ne kte Akuze Kriminale bere nga Familja berisha . konkretishte Xenit , qe jo me kot Krimi e Afera kriminale ndej vendit te tij Shqiperise ju evidentuar e memorizua ne Film . ______________-Qent e Luftes !_______________ Hiqen si te tille , sepse kane degjenruar me Miljonat Bordellon e Dreqesise dhe Spak .por kjo s'i shpeton dot nga Gjykimi Final ! ---- Akuzat kunder Krimineleve jane te Renda ,(Krime , abuzime me Postet , perfitime ne Miljarda nga Pasuria e Shtetit Shqiptare qe s'ishte Pron e Familjes berisha ! ) - Vrasja e Kosta Trebickes - pastaj eshte pjes qe duhet Gjykuar e bashkangjitur me te Gjithe Veprimtarine Kriminale te Familjes berisha _ Pyetja eshte : A do t'i mbroj perseri Miku jon i Madhe kte Familje Kriminele _ apo do lejoje Drejtesine te bej Drejtesi ne Shqiperi ?
Babe e bir, udheheqes te agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, e kamufluar me trustin e "Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes" sa me shpejt duhet te perfundojne ne burgun e sigurise se larte ne Rec!
Ne të gjithë hamë m... kot. Mehdi plera nuk e ka problem të bëj 2 vjet burg dhe të vazhdojë me pas të gëzoj milionat. Asgjë nuk di I ndodhë dhe ai vetë to thojë më dënuan politikisht që të bëjë gjumin rehat. Mjerë ata që ikin e mjerë ne çfarë shikojmë te SPAKu dhe parlamenti.
Zoti jua shpërbleftë në familjet tuaja.
Do presim jane pallavra apo po fillon drejtesia.
Si mo Mehdihoxha paska shperdoruar detyren ??? Ai e mbeshteti aq shume ate afere korrupive ne Gerdec, sa juve te Spakut nuk ua merr mendja, ose s' doni ta kuptoni, ose beni sikur nuk e kuptoni. Mehdihoxha, i rritur si dobic neper trena, ndihmoi pa mbarim e pa rezerve djalin e banditit Salih duke iu servilosur, por edhe miliona fitoi. Si mendoni ju se ky e beri per bamiresi???