Fatmir Mediu i pandehur: Sokol Hazizaj përplaset me gazetaren Anila Hoxha!

8 Shkurt 2023, 19:20Politika TEMA

Fatmir Mediu i pandehur: Sokol Hazizaj përplaset me gazetaren Anila Hoxha!

15 vite pas tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 28 persona, mes tyre një fëmijë. Çështje kjo që rikthehet sërish, familja Durda që humbi djalin e tyre 7-vjeçar, e rikthen çështjen duke kërkuar ndihëm e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ku janë ngritur akuza për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediun.

SPAK njoftoi mëngjesin e sotëm se hetimet tashmë janë mbyllur dhe se Fatmir Mediu do të dërgohet për gjykim.  Janë ngritur dy llojë akuzash, nëntë muaj më parë familja Durda kërkoi akuzën për vrasje në rrethana të cilësuara, nërsa tani është kërkuar tjetër akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës.

Në lidhje me këtë çështje ditën e sotme kanë diskutuar në “Top Talk” gazetarja Anila Hoxha dhe juristi Sokol Hazizaj.

Në aspektin juridik avokati Hazizaj u shpreh se akuza që ka ardhur për shpërdorim detyre është e tepërt pa terminologji normale ligjore, materiale dhe procedurale dhe SPAK-u duke duke e gjykuar sërish këtë çështje , nuk bën asgjë tjetër veçse bie në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut pasi nuk mund të hetohet e njëjta akuzë mbi të njëjtat prova.

Nga ana tjetër gazetarja Anila Hoxha ka rënë dakord me juristin dhe ka shtuar se kjo situatë u përdor si një nga strategjitë më të forta pasi procedimi penal në fund është strategji.

Anila Hoxha: Janë të njëjtat akuza për shpërdorim detyre. Familja Durda e vendosi në lëvizje SPAK-un me pretendimin se kishte vepër të vrasjes. Vrasja për rrethana cilësuese nuk u provua as për të gjykuarit e parë. Zamira Durda ka luftuar për vite me radhë dhe është historik reagimi i saj në Gjykatë kur jepet vendimi dhe lehtësohen akuzat por bazuar në shkresat që ishin sekuestruar, të cilat ekspozojnë dhe e bëjnë të dyshuar ministrin e mbrojtjes.

Sokol Hazizaj: Ne duhet të pranojmë faktin që duke qenë shteti i së drejtës ligjore referencat për vendosjen e një akuze nga organi i hetimit duhet të jenë korrektësisht ligjore. Para shumë vitesh i njëjti subjekt ka qenë akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, këto kushte mjaftojnë që konstatimi nga ana juaj dhe nga ana e zonjës Hoxha që ai akuzohet për të njëjtën vepër penale, mendo se çdo vendim i mëtejshëm të SPAK-ut dhe vendimi i Gjykatës së Apelit, është nj vendim i gabuar jo-ligjor, jo i drejtë dhe jo proporcional. Unë flas në kuptimin ligjor ndërsa përpjekjet familjare janë në cilësinë e viktimës. Në këto kushte mendoj se akuza që ka ardhur për shpërdorim detyre është e tepërt pa terminologji normale ligjore materiale dhe procedurale. Është e tepërt të akuzohet një subjekt për një vepër penale në dy rastet, është praktikë e dëmshme sa dot dëgjojmë çudira nëse këta vazhdojnë në të njëjtën formë dhe të njëjtën përmbajtje. Ka disa institute në të drejtën penale të cilave e drejta jonë ligjore nuk mund t[i shmanget dhe sa kohë Hoxha thotë se këto Informacione janë hetuar edhe në gjykimet e 10 viteve më parë, nëse hetimi dhe gjykimi do të ishte i mangët nuk mund të hetohet e njëjta akuzë mbi të njëjtat prova. Provat janë diskutuar, çështja është e gjykuar dhe SPAK-u duke vepruar në mënyrë të tillë, nuk bën asgjë tjetër veçse bie në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Çdo proces i realizuar në të njëjtat prova nuk bën asgjë tjetër veçse  realizimin e një procesi të parregullt ligjor që bie në kundërshtim me nenin 6 të konventës Evropiane. Do të këshilloja që Gjyqtarët dhe Prokurorët mos të jenë jokurajoz.

Anila Hoxha: Ka të drejtë avokati por fjala i takon gjykatësit. Realisht kjo u përdor si një nga strategjitë më të forta pasi procedimi penal në fund është strategji, e cila u përfaqësua denjësisht nga avokati Visha që përfaqëson Fatmir Mediun.

25 Komente

  1. t
    tata luigji

    Ketij Hazirit duhet te ja zej koken me dere,ky goj shqyer mbron nje kriminel, ky do rrahur ne dere te gjykates,bile si ky jane shume qe mbrojne kriminelet

    1. k
      kete kisha une.

      Sokol Hazizi dhe kushdo tjeter ; lerini interpretime e qejfit tuaj pe rpara se po shkaterroni nje Shqiperi dhe do tu kthehet per koke juve dhe femijeve tuaj. Mos kujtoni se ata jane te sigurte ne kete vorbull kriminale dhe se termeti qe preku Turqine fatkeqeshit, radhen e keni ju qe po e mbani peng Shqiperine 32 vjet me keto terma plepash. Njerez pa din e oman, pa dinjitet e nder, pa moral dhe cipe; ne vend te ndihmoni kerkoni akoma te shkaterroni. Ndersa ajo pocaqia gazetare Anila Hoxha le te futet ne breket e Ilir Mutes se aty e ka pusht-tetin e karet.

      1. m
        milo

        Keta jane produkt i "demografise " shqipetare!Drejtesi ne Shqaiperi kurre nuk mund te kete deri sa te hiqen te gjithe "juritet" qe kane mbaruar universitet e Biershizmit tek plepat dhe te vendosen neper funksione vetem ata qe kane kryer studimet ne Universitetin e Tiranes,ndonese kemi rezeva edhe per kete fakultet ku sot jep leksione Argita Berisha!Kjo eshte loje e piset e "fabrikes qe prodhoi keta kriminele ne emer te demokracise" dhe pasi i shfrytezoi per mese 32 vite e ka te veshtire tu kundervihet sepse krahas tyre eshte perfituese e pasurive shqipetare.Rofte miqesia shqiptaro -kineze.

    2. k
      k

      Zoti avokat shërbetor legen i krimit dhe korrupsionit, urojmë të bjeri në kokën dhe familjen tënde kjo ngjarje që të shikojmë a do jesh kaq "simpatik" ndaj kriminelëve.

      1. T
        Tarras-Bulba

        Gerdeci po te ishte hetuar plotesisht dhe duke marr parasysh veprimet dhe pasojat e saj ne perputheje me ligjet, atehere mund t'u referohesh Konventave te Europes dhe te drejtave te njeriut, mor maskara avokat... Dihet mire se si e sa u hetua Fatmir Mutdhieri qe s'i hyri asnje gjemb ne kemb se ceshtja u shqyrtua nga gjygjtar e jurist PLEPISTA qe ishin truproja e Sa-Hale Shtazes, qe s'ua mbante torrja dhe s'mund te gjykonin lirisht dhe te jepnin vendimet e merituar sic i parashikon ligji... Turp t'iu vi qe u dilini ne mbrojtje ketyre kriminelve vrastar! Langaraq e pederast qe e quani vehten Avokat!

      2. 1
        1

        Sokol rafte ne familjen tende fati i familjes Durda dhe pastaj llafosemi

        1. p
          pilo lala

          Keta avokatet e Saliut, kerkojne ti mbyllin te gjitha gjyqet me raport mjekesor, ose me trafik rrugor. Iku koha kur Basha merrte raport mjekesor , nuk shkonte ne gjyq, derisa mbaroi afati kohor i gjykimit. Fatmira Hajdari qe mbylli kete ceshtje, nuk eshte me atje. Fatmir Mediu ngeli ne trafik duke ardhur nga Kosova, kaloi afati gjykimit, u mbyll ceshtja. Jane vrare 26 vete, kjo ceshtje nuk mbyllet kurre derisa te denohet Shkelzen Berisha. Te gjitha procedurat e Gerdecit jane ne bashkpunim , nen udheheqjen e Sali Berishes, ai eshte koka e krimit.

          1. H
            HiPo

            Pret njeri dicka te mire nga nje qe quhet Hazizaj,,,,sperma anadolli dava gabelesh te dy..hazizi tyrk mbron mehdi turkun.gjelle qensh

            1. B
              Bilushi

              Anila,nuk thotë kot populli që " mani edhe duhet shkundur ndonjëherë" ,se hormonet pastaj të bëhen helme në gjak.... E dimë që fjalën e ka Gjykata,e dimë edhe se avokati mbron të drejtat e " kriminelit", por Drejtësia nuk funksionon me" rastrjell" ,me Vox populi, nuk funksionon me linçime popullore,sado e nevertishme që të jetë fytyra e Mediut! Kjo sepse pastaj o Pilo ,apo o 1 , larg qoftë të vjen radha ty ose të afërmëve tuaj...mesa duket e harruat Enverin ,kur pas klithjeve histerike të turmës,të merrnin direkt te gropa,uleshe mbi njërin gju, polici vendoste pistoletë pas veshit tënd të majtë,dhe pa e kuptuar fare mbaronte historia. Po të donit Drejtësi popullore,të mos e votonit më Berishën dhe Mediun që ju vranë....meqë doni Drejtësi formale, duhet së pari të mbyllni gojën kundër avokatit( ai për atë punë paguhet), së dyti të prisni më kot t'u japin të drejtë shkresat( ato i ka sistemuar me kohë Mafia). Mjerë ata që ikën thuaj.... As mallkimet,as gjyqet nuk bëjnë dot gjë,tashmë!

              1. G
                Gent

                O Pilo bytha! Sokol Hazizaj ka qene deputet i PS. PO TI KE VDEKUR ME KOHE. Nuk dihet kush shkruan ne emrin tend.

                1. L
                  Littlle Brotther

                  Edhe gjasme e paepura Anila Hoxha e paska gëlltitur lugën e çorbës. Zonjë a zonjushë, ti je gazetare, ti përçon zërin e njerëzve të pambrojtur, nuk ke tagër të mbrosh Mediun apo këdo tjetër, ke tjetër mision. Mesa duket si “investigatore” do kesh ndonjë sinjal nga ata eunukët e SPAKut që Faten e ndjek fati. Mos qoftë e thënë që me këtë rast të kesh bërë atë bësh ndonjë pare, se ai Edisoni i vogël do të të ngrihet në ëndërre të të zërë për fyti.

                  1. E
                    Eni

                    O Pilo...ky ka qene deputet I PS omik ...kerko kerko...bile ka qene dhe kryetar komisioni ....kte e ka akuzuar Moisiu si te korruptuar qe para 15 vitesh...

                    1. D
                      Drejtesia e munguar

                      Ka të drejtë edhe avukati po edhe ti Sumnila. Po ja që më shumë të drejtë ka gjykata. Na rruafshi bolet.

                      1. F
                        Filipi

                        Avokat, ti dhe sikur mediu të kishte shkërdhyer veh’ten, ti do bëje punën e avokatit se mer xhixhat. Në ka më pa imun e pa iman jeni ju avokatët.

                        1. T
                          Tironci

                          Ky palaco avokat sillet sikur cdo gje ka qene ne rregull dhe sistemi e ka dhene vendimin. Mor legen po ne kemi votuar vetingun dhe pastrimin e sistemin nga gjyqtaret e korruptuar, kjo do te thote se ceshtjet e rendesishme ku perfshihen vrasjet do te rishikohen te gjitha pavarsisht ne se je denuar ose jo

                          1. k
                            kurti

                            O avokat, po 16 qytetaret e shkrete qe humben jeten a thua ishin te paligjshem. Ju avokatet ne fakt jeni thjeshte seksere dhe ne shume raste mbroni kroiminelet duke u bere edhe vete te atille. Si more nuk paska faj ai qe sajoj e udhehoqi gerdecin. Jo nuk jeni me jo avokat, por edhe te quash njeri eshte e tepert.

                            1. L
                              Lana

                              Po si e quan te gjykuar nje here mor derdimen, kur Fatmir Mediu nuk e pa asnjehere deren e gjykates sepse e zinte barku si puna e Lulit per korrupsionin ne rrugen e Kombit, ose se e mbronte Imuniteti i deputetit ?. Ceshte kjo karte qe na permend , se te mbroka edhe kur vret njerez?. Edhe per avokatet duhet te ishte bere reforma, me qellim qe te pastrohej edhe avokatura nga njerez si ty.

                              1. L
                                Lana

                                Po si e quan te gjykuar nje here mor derdimen, kur Fatmir Mediu nuk e pa asnjehere deren e gjykates sepse e zinte barku si puna e Lulit per korrupsionin ne rrugen e Kombit, ose se e mbronte Imuniteti i deputetit ?. Ceshte kjo karte qe na permend , se te mbroka edhe kur vret njerez?. Edhe per avokatet duhet te ishte bere reforma, me qellim qe te pastrohej edhe avokatura nga njerez si ty.

                                1. D
                                  Drejtësia

                                  Sokol Haziaj dhe familja jote ti vazhdon të pish gjakun e te reneve ne Gerdec se paguhesh me parat e vraseve te tyre,ai gjak do ju mbes ne fyt si qeni qe shkon mbas kermave si ke fytyrë e del ne publik

                                  1. K
                                    Koli ka lidhje me grupi Mediu qe heret

                                    PYETENI SOKOL HAZIZAJN KUR KA QENE NE ITALI E ZVICER TEK DJEMTE E BERATIT QE LUJSHIN MILLIN DHE PSE E KTHYN NGA ZVICRA NE ITALI POLICIA? NDAJ E MBRO FATE MEDIUN AI.Koli ka lidhje me grupin Mediu te beratasve te gon musarajt prej kohesh.

                                    1. n
                                      niko kalemi

                                      Sokol Hazizaj eshjte nje pijanec i pafytyre dhe mashtues,nuk e kuptoj si e therrasin te jape mendime per drejtesine por me siguri paret qe merr nga Mediu nje pjese i merr vete dhe nje pjese ja jep televizioneve qe e ftojne per te mashtruar teleshikuesit.

                                      1. n
                                        niko kalemi

                                        Sokol Hazizaj eshjte nje pijanec i pafytyre dhe mashtues,nuk e kuptoj si e therrasin te jape mendime per drejtesine por me siguri paret qe merr nga Mediu nje pjese i merr vete dhe nje pjese ja jep televizioneve qe e ftojne per te mashtruar teleshikuesit.

                                        1. D
                                          Drejtesi me pazarci

                                          Eshte e vertet Niko Kalemi, Hazizaj eshte mashtrues avokat, fiks do marre nga te dy anet. Ky ben pazare si avokat, tamam si del ne televizion flet per drejtesine.

                                        2. M
                                          Muzaka i Ri

                                          Koli ka qene sekretar i pare i rinise rrethit mat kohe, e ca e ca te tjera, po jo vetem ky, po dhe shume si ky duan ndonje dru te mire qe te mos i mare spital persiper. Ka plot raste ne bote qe vrasesin nuk e ka mare ne mbrojtje asnje avokat.

                                          1. D
                                            DENI

                                            S. Hazizaj vertet ka qene deputet i PS, por nuk ka sherbyer per te, perkundrazi ka komplotuar kunder saj me I.Meten, sidomos ndaj F. Nanos ne interes te Metes. Ka karakter te ulet, vecanerisht ne pozicionin e avokatit, ku mund te maskohet lehtesisht. C mund te presesh prej tij.

                                            Lini një Përgjigje