Dhurata Çupi sulmon Berishën: S’e mohoj ngërçin në PD, na ndau ‘non grata’

30 Korrik 2022, 09:30Politika TEMA

Dhurata Çupi sulmon Berishën: S’e mohoj ngërçin

Reforma Territoriale që është në fuqi që prej 2014, sipas PD ka dështuar ndaj kërkojnë një hartë të re për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Pa protokoll” të Anduela Ndreut, deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale ku do të kërkojnë që të rritet numri i bashkive.

“Ne folëm për një qasje tjetër në këtë reformë që duhet të mos dështojë dhe t’ju shërbejë qytetarëve. Nëse kthehemi sërish tek arroganca e votës, insistoj tek ekspertiza dhe studimet teknike e tek ajo që është e domosdoshme, shërbimi publik sa më pranë qytetarëve.

Jemi të vendosur për një hartë të re territoriale që implementohet në zgjedhjet e ardhshme. Nuk mendoj që reforma të shtyhet pas zgjedhjeve lokale. Në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale dhe ne kërkojmë rritje të numrit të bashkive”, tha Çupi.

Sa i përket përplasjeve brenda PD, Çupi tha se nuk mund të thotë se nuk ka por supozon se gjithçka erdhi nga vendimi i shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA e më pas Mbretëria e Bashkuar. 

“Nuk mund të mohoj ngërçin në PD. Jam munduar që të jem në diskutimet e mia vetëm përbashkuese. Kam kërkuar bashkëpunim, jam e gatshme që të punojmë bashkë për t’i dhënë shqiptarëve një reformë të re. Të lëmë pakënaqësitë brenda demokratëve.

Në zgjedhje duhet të shkojmë me kandidatë të përbashkët për tu përballur me keqqeverisjen. Non grata na ndau, por demokratët duan të fitojnë zgjedhjet. Le të bashkohemi e të lëmë qasjet individuale. Shpresoj që Berisha të mos e përfshirë PD në çështjet personale dhe të mos kostojë në zgjedhjet vendore”, tha Çupi.

Ndërsa për depozitimin e projektligjit të PD, përmes së cilit kërkon të bëhen publike dhe të aksesueshme nga të gjithë dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm nga të prekurit, Çupi thotë se iniciative nuk merr shkas nga situata e krijuar së fundmi nga Autoriteti i Dosjeve me Ilir Metën, i cili rezulton si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Sipas Çupit, projekti ka kohë që është gati.

“Nuk dua të shprehem se dje jam njohur me shkresën dhenuk kam asnjë informacion të detajuar dhe do isha e nxituar nëse do jepja iopinione. Nuk mund të mohoj tendencën e qeverisë për të bërë propagandë me çdo gjë. Është çështje shumë sensitive.

Opozita e sotme duhet të kishte reaguar në atë kohë kur ishte në qeveri. Nuk dua të cenoj askënd pavarësisht se mua ligji nuk më përket për shkak të vitit të lindjes. Ne si opozitë kemi gati propozimin për deklasifikimin e dosjes së përfshirjes së figurave që kanë barrë të së shkuarës. Do ta depozitojmë ligjin në shtator. Ka qenë i përgatitur, nuk ka lidhje me atë që ndodhi dje”, tha Çupi.

10 Komente

  1. a
    artan

    E meriton statusin nongrata ky kriminel

    1. B
      Bureto

      Ashtu vertet! "Non grata" ishte ajo qe u ndezi fitilin e shperthimit të berishizmit. Po ama 'berishizmi' si teori dhe praktikë është mënyra sesi ka funksionuar ajo parti brenda saj, në pushtet dhe në opozite. Pra atë kënetë ku u kishte zhytur Saliu ju nuk e ndjenit e nuk e shihnit?! Përjashtuar militantët, se me ata nuk arsyetohet, ju të tjerët keni vepruar si skile. Servilizmi, konformizmi me të keqen, korruptimi në të gjitha format, arrivizmi etj, vese si këto, lejuan që të shinte Berisha si t'ia donin interesat e tij pushtetore dhe pasurore. Nëse nuk do vinte mandata 'non grata", a do ishte PD, me të gjithë ju, me lulër e mulër, palokër, ballinj etj, aty brenda, po ajo? Ashtu e donit ju PD? Kënetë me Berishën në hije si lider historik? Ndaj pra, falënderojeni ShBA, Britaninë, dhe BE, që ju shpëtuan nga një hall i madh, jo vetëm ju, por dhe Shqipërinë. Sepse në saje tuajën, të mbështetlsve të tij, paçka se ç'bënte dhe bën ai me ju, na ka dëmtuar dhe ne të tjerëve që kërkojmë një opozitë ndryshe, si alternativë të besueshme qeverisjeje. Dhe ju nuk jeni të tillë, jo vetëm prej Saliut, por se si përkrahës të tij, jeni dhe ju të pabesueshëm. E ndoqa intervistën tënde zonja Çupi në Report TV. Nuk iu përgjigje dot pyetjeve direkte që gazetarja të adresonte për Berishën. Ai edhe pse një Zombie, një i vdekur që ecën, ju ka zënë frymën. Kur është fjala për të ju belbëzoni! Dilni dhe i thoni gjërat troç. Sqaroni demokratët në bazë se me Saliun nuk vijnë kurrë në pushtet. Edhe sikur t'i shkojë në mendje Ramës t'ia lejë, deri më 2025, vendin Braçes, edhe me atë ju nuk do fitoni dot. Kuptoni se shumica e shqiptarëve nuk e shohin dot Saliun në TV, jo më ta shohin edhe njëherë kryeministër, siç duke e besuar atë, shpreson, edhe pse kryemashtrusi e kryedemagogu, që u ka shtirë trutë e gomarit, e di dhe vetë që ylberi nuk kalohet dot. Guxoni zonja Çupi, mos prisni të shihni si do zhvillohen situatat brenda partisë, dhe të jeni kështu përsëri pjesë e saj, që po t'ua lypin interesat, siç lini të nënkuptohet, edhe me Saliun në krye. Pra e keqja e PD jeni ju, lidershipi aktual i PD, jo Saliu. Ai për shqiptarët dhe ndërkombëtarët tashmë nuk është më. Për ju po, se siç thoni (e thotë ai) ka me vete shumicën e demokratëve!!!!! Atëhere po ju ç'doni aty?

    2. a
      alma

      berisha esht ber per burg per tgjith krimet qe ka ber

      1. A
        Andja

        Shyqyr qe doli nje qe tha qe saliu esht problem ne pd dhe duhet zhdukur njeher e mire

        1. P
          Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

          Vone bre vone . Deri dje te vrisnit pe te kritikoje LEXENENDEN.

        2. B
          Beni

          Po shkaterroi partine per interesat personale ky esht saliu qe njohim

          1. s
            specialisti

            Opinioni i znj Cupi eshte korrekt. Nje parti e ndare nuk mund te hyje e te fitoje zgjedhjet vendore. Duket grua serioze zonja deputete, qe i perket brezit pas vitit 1990.

            1. A
              Anisa

              TE ISHTE PD SI JU DO ISHTE NDRYSHE POR ME SALI FAZLLICIN EDI THUTHUQIN, ALBANA VOKSHIN PIJETAREN, E NOKEN ETJ RRUMPALLA SKA PER TE FITUAR KUR.

              1. d
                dritan

                po nuk e hoqet sa me shpejt , do ju groposi te gjitheve

                1. a
                  alban

                  me ne fund doli nje qe flet te verteten ne pd

                  Lini një Përgjigje