Erion Veliaj: Do t’u bëhen gjunjët me kallo, duke u lutur që unë e Rama të kemi konflikt

30 Shtator 2023, 20:00Politika TEMA
Erion Veliaj: Do t’u bëhen gjunjët me kallo, duke u lutur

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama një skuadër fituese, që e çon vendin përpara.

Në një intervistë për Top News, Veliaj tha se ndryshe nga opozita, që përçahet për poste dhe për vota, PS është e bashkuar për të bërë punë të mira për vendin dhe qytetin.

“E kam thënë shpesh, duhet t’u bëhen gjunjët me kallo atyre që luten për një përçarje mes nesh. Unë besoj se kur njerëzit bashkohen prej misionit dhe jo prej banalitetit, atëherë ka gjithmonë hapësirë për unitet dhe për të bërë punë të përbashkëta. Qartazi, e kemi parë cila anë e spektrit politik i ka lidhjet thellësisht banale. Pra, kur ti shikon që njerëzit aty ndahen e përçahen për poste dhe për vota, ti kupton se aty nuk ka mision, se ata janë një korporatë politike. Nuk ndodh kështu në Partinë Socialiste! 

Në PS ka një sens të së majtës, të së drejtës, të të qenit progresist, të të besuarit në këtë sistem taksash, të të besuarit në faktin se Tirana e pasur, patjetër që do prodhojë financa dhe për periferinë e largët, ku nuk janë të mundura disa nga investimet me taksat lokale, dhe për sa kohë që ky sens misioni, ky sens programi, ky sens ekipi dhe ky sens kapiteni dhe trajneri që Partia Socialiste sheh te Edi Rama, si një skuadër fituese, unë besoj që na çon përpara”, nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se forca e PS është një familje e bazuar në misionin për ta çuar Shqipërinë sa më afër Europës.

“Për sa kohë që, dikush lutet që të prishet kjo harmoni, do të thotë se janë në gjendje shumë të dëshpëruar. Së pari, se s’ka për të ndodhur për sa kohë që vendi shkon përpara dhe qyteti dhe shteti shkon përpara dhe së dyti, sepse kjo është një familje e bazuar jo në “klan”, jo në banalitet, jo në vulgaritet, por në një mision për ta çuar vendin sa më afër Europës”, shtoi kreu i Bashkisë.

3 Komente

  1. N
    Ne se do kisha te drejte vote nuk do te votoja kur

    Ke shume pune per te bere i nderuar leri tangerlliqet nuk te kane votuar per fjale te bujura ke trotuaret qe pllakat levizin duke melodi ke katundar ne cdo cep qe shesin tre domate dhe nje bidon qumesht ke qente rrugace rruges , lypsat te mbysin rruges , te çmendurit ne cdo 5 metra, koshat e plehrave plote dhe kur boshohen vendi poshte nuk pastrohet , autobuzet si ne Afganistan , gjelberimi lulishtet si xhungel , islamistet me mjeker dhe femra te mbuluara si ne Arabie saudite ke xhami qe me 300 decibel bejne faljen apo mjekrosha qe falen jashte xhamise ne vende publike , shitsat e fruta perimeve zero higjene me nje marchandise te prishur dhe pa kushte si ne vitin 1991 ke dy grupe magjypesh njeri ne hyrje me gernet te sheshi Skenderbej dhe tre magjyp kur del nga sheshi Skenderbeja thua qe kjo eshte kultura jone muzikale ? Jam i majte ne se do isha banore i Tiranes nuk do te votoja pasi me shume i bene publicitet vetes se bene pune. Te gjitha cfare kam komentuar i kam vezhguar gjate qendrimit dy javore ne Tirane

    1. L
      Lymi Tutit

      Komenti i mesiperm (Nese do kisha....... ) shume i drejte ! Mund te shtonja dicka,qe besoj te jete serioze.FISHEKZJARRET,nje cmenduri qe ndodh cdo mesnate ne Tirane !! Pse lejohet ?! Pergjegjesi e Bashkise apo e Policise se Shetit ! Nje primitivizem i vertete,qe nuk ndodh ne asnje qytet Europian ! Mjere ata femije,te semure dhe te moshuar,qe jane "rreth" kesaj "zallamahije" ! Erjon ndaloje kete "reprezalje" te pernateshme ! Lymi Tutit

      1. L
        Lalka Erionka!

        Edhe ty o Lal fiku do të bëhen gjunjtë me kallo t'u i bë g....re Ramës !

        Lini një Përgjigje