Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësinë nr. 4 në Tiranë.
Fillimisht ai u ndal në zonën e “Oxhakut” dhe pranë shkollës “Bajram Curri”, ku u takua me qytetarë, tregtarë dhe sipërmarrës të kësaj zone, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen ekonomike dhe politike të vendit.
"Një bisedë e hapur me qytetarë, tregtarë dhe sipërmarrës të zonës pranës shkollës "Bajram Curri" mbi gjendjen ekonomike dhe politike në vend.
Rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse dhe papunësia e lartë e ka vështirësuar jetën e tyre, sidomos të pensionistëstëve.
Paratë që duhet të shkonin te qytetarët, sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarë të korruptuar. Për këtë ne kemi kërkuar që deputetët dhe qeveritarët të mos kenë asnjë imunitet për t'u hetuar nga SPAK.
Shumë qytetarë më kanë thënë se i kanë mirëpritur propozimet e mia që vetting-u në politikë të faktojë kush janë politikanët e korruptuar. Ata duan që ta zgjedhin vetë deputetin e tyre dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë e po kështu që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli", shkruan Basha.
Vetem qesh kot,pa lidhje.E mer Lul,c'tu desh politika ty.
Basha tradhetari i Kuksit.
O Lulo do te behesh i besueshem shko ne spak denonco me prova ca keni bere gjate qeverisjes se PD me gerdec me cez -dia me rrugen e kombit me 21 janarin me zgjedhjen tende si k/bashkiak i Tiranes etj .Te garantoj se po i bere keto fitoren e ke te sigurte.Tregoje vehten se je i zoti per te mare drejtimin e vendit.Po nuk bere keto mos hajde kot verdalle se e ke davane e humbur.Behu nje here burre o Luli.
Duhet te te hiqet imuniteti se pari ty qe te filloje gjygji mbi rrugen e kombit, pastaj vijne te tjerat me radhe.