Juristi zbardh provat që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

30 Shtator 2023, 11:47Politika TEMA

Juristi zbardh provat që do fundosin Metën për aferën

Juristi Romeo Kara ka zbardhur për herë të parë provat përvëluese që do fundosin kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe disa personazhe të tjerë “VIP” për aferën “CEZ-DIA”.

Kreu i SPAK, Altin Dumani paralajmëroi dy ditë më parë se shumë shpejt do të kemi lajme të bujshme në lidhje me aferën “CEZ-DIA”, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”. I pari që rrezikon arrestimin është ish-presidenti Ilir Meta, i cili u thirr për herë të parë më 22 shkurt të vitit 2023 brenda Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet për tre orë.

Ai dyshohet se ai është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, duke gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë gjatë kohës kur kreu aktual i PL ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha 2” gjatë viteve 2009-2011. Por sa i takon kësaj megaafere dje ka folur edhe juristi Kara, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ka paralajmëruar tërmet për këtë skandal”, ku nëse hetohet me themel nga SPAK, sipas tij, çifti Meta-Berisha janë vetëm një hap larg burgut.

“Mendoj se SPAK-u i ka të gjitha mundësitë, provat e faktet që këtë çështje ta çojë për gjykim pranë Gjykatës se Posaçme, prandaj e vlerësoj real optimizmin e z.Dumani në lidhje me zhvillimet e mëtejshme. Në rast të dërgimit të çështjes për gjykim, shanset që Meta, Berisha, Ismailaj, Nepravishta, Roman, Hejsek dhe Pleskash të shpallen fajtor për shpërdorim detyre, ndikim të paligjshëm, vjedhje nëpërmjet korrupsionit dhe pastrimit të parave janë të shumta.

Nëse çështja do të hetohet dhe gjykohet rigorozisht konform ligjit, fakteve dhe provave, besoj se edhe Berisha do përballet me ligjin, pasi ka pasur dijeni për veprimet e paligjshme të Metës, por nuk i ka kallëzuar ato.

Mjafton të kujtojmë deklaratën e tij në Parlamentin shqiptar në shtator të vitit 2015, kur ai deklaroi se, Meta ka udhëtuar në Pragë me Ismailajn i paautorizuar për të negociuar me drejtuesit e CEZ-it atje lidhur me kontratën e mbledhjes së borxheve të CEZ-it nga DIA.

Kam bindjen e plotë se, ai ka pasur dijeni për këtë afere në kohë reale dhe ka konsumuar së paku mosveprime me pasoja të dëmshme për ekonominë publike. Nuk është çudi që ai të ketë pasur edhe një rol akoma me aktiv në këtë aferë”, deklaroi ai.

Më tej juristi Romeo Kara ka treguar për gazetën “SOT”, se kush janë provat dhe dëshmitarët që e rrezikojnë kreun e PL, Ilir Meta sa i takon aferës “CEZ-DIA”.

“Disa nga provat janë: dëshmitë e Jozef Hejsekut dhe Elvis Matajt, ku ata konfirmojnë se kemi të bëjmë me një afere, përfshirjen e Ilir Metës dhe Sali Berishës nëpërmjet delfinit të tyre Kastriot Ismailaj, udhëtimi i Metës në Pragë së bashku me Ismailajn, vendimet e ERE-s nën ndikimin e Metës, të cilat favorizonin CEZ-in si dhe intervistën e gruas së Ismailajt e cila pa ekuivok deklaron se Ilir Meta i ka bërë presion Ismailajt që ai të trysnonte drejtuesit e CEZ-it për t'i dhënë atij një shumë të madhe parash në këmbim të vendimit të ERE-s të dalë nën ndikimin e tij. Ka edhe mjaft prova të tjera për të cilat po rezervohem që t'i them, meqenëse procesi i hetimit është në zhvillim e sipër”, u shpreh ai.

Ndërkohë zoti Kara foli edhe për Kastriot Ismailaj, i vetmi i ndëshkuar për aferën CEZ-DIA, i cili është liruar pak ditë më parë nga burgu.

“Padyshim. Një largim i mundshëm i tij nga Shqipëria, vullnetarisht apo nën presion, mund ta komplikojë çështjen në favor të Ilir Metës, prandaj SPAKU-un e shoh të detyruar që të veprojë pa vonesë”, nënvizoi juristi i njohur, Romeo Kara për gazetën “SOT”.

12 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Meta dhe Berisha te futen ne burg dhe tu sekuestrohet pasuria qe kane vjedhur. By by

    1. e
      enter""

      ti do jesh nje rilindas idealist. hyp ketu e shif stambollin

    2. F
      Franci

      SPAKU do te veproje me vonese derisa Ismailaj te largohet nga Shqiperia. Ore budallej qe kam 2 vjet qe ma cuat gojen mbrapa . Nuk vepron SPAKU as ndaj Berishes e as ndaj Metes. Ju thashe qe Spaku nen drejtimin e Arben Krajes do te beje zero arrestime nga opozita dhe keshtu ndodhi. Me ardhjen e Dumanit filluat te ferkoni duart e deklarata pompoze per arrestime nga opozita e konkretisht nga familjet mafioze Berisha e Meta. Po kalojne afer 2 vjet nga mandati Dumanit dhe perseri asgje. Degjoni me kujdes : e sigurte qe edhe Dumani do ta mbylle mandatin me zero arrestime nga opozita . Nderkohe qe ne pjesen e mbetur te mandatit te tij do te arrestoje nga2-3 funksionare te PS cdo muaj !!!!

      1. P
        Prokurori publik

        Drejtësia lufton korrupsionin e qeverisë në pushtet parimisht jo opozitën tjetër punë se opozita është më e korruptuar se vetë qeveria ndajnë kulla koncesione bashkë

        1. f
          fytyra qe s'i pranon as pasqyra!

          Nuk besoj se ke te drejte, "Prokurori publik" që drejtesia qenka e destinuar te luftoje korrupsionin e qeverise ne pushtet (parimisht) ! Nuk e di ku gjendet ky parim dhe ku eshte shkruar se drejtesia ne demokraci (shtet ligjor) vepron me ligje dhe jo parime si dikur qe: do te arrestoje partia! dhe korrupsioni nuk ka gjini mashkull apo femer qe prokurori te bjere ne dashuri me njeren, (gjithmone flase ne demokraci, pavaresisht se jemi apo nuk jemi, ndryshe çfare jemi?) Por une kisha vendos te mos komentoj me per çeshtjene SPAK se eshte po ajo drejtesi, prokurori, gjykates, avokat qe prodhuan plepat e Durresit. Dikur aty ne Tirane ku jetojne ata, thoshnim: me je bere si plep i komunales , per nje person qe s'bente asnje pune vetem degjoj dengelat e tij se dhe plepi komunales mbushte rrugen me gjethe ne vjeshte, kokrra nuk i pashe ndonjehere. Prandaj dhe keta prokurore qe kane marre mesim tek plepat, jane pa kokerra larte pa poshte mund ti kene si te gomarit. Dumani e beri duman dhe ky. Nuk flase me!

          1. x
            xheJ.eN.Bi

            O beno...ato që të vijnë pas oreksit janë prova .Dhe ato që nuk ti tret midea ,nuk janë prova. Përnjërën palë më tha të thash nuk janë prova .Për palën tjetër u takua su takua ,janë prova. O benooo,e di që më ngjan shumë me Dr.Adhamudh Bërishën.Duket të kesh miqësi ,jepi të fala.

        2. b
          ben.

          Kur delenxhinjte bejne filozofin pse mos ta beje edhe juristin ky tipi. More se qeke edhe jurist, si mund te quaje 1 gjykate edhe 1 prokurori ,prove "i thashe " "me tha" "tha". Keto jane muhabete qe kenaq delenxhinjte, keto nuk jane prova. Prove eshte psh McGonigal filmohet duke mare 250.000 $ nga Neza. Takimi i McGonigal me Ramen , se bashku me heqjen e licences cave dhe dhenia te rusi eshte prove. Keto jane prova keto te tuat jane muhabete kafenesh, qe mund te jene po edhe mund te mos jene te verteta. Nejse ti kete pune ke te hedhesh ushqim per delenxhinjte, dhe kete pune nuk e ben keq. Te fala juridikut.

          1. m
            mendimi

            dmth "ben" nuk eshte prove te shkaterrosh gjithe pasurine shqiptare qysh nga 1991 e deri sot, nuk eshte prove te hedhesh nje fshat si Gerdeci ne ere me barut, zjarr e hekur, te vrasesh 26 vete dhe kater me urdher ne bulevard, nuk eshte prove te shkaterrosh nje popull dhe te vrasesh mbi 4000 persona 1997, nuk eshte prove qe te sulmosh kryeministrin me tanke 14 shtator 1998 apo nuk eshte prove qe linde ne 1 korrik me baba Karaxhiçin dhe ta çoshe datelindjen ne tetor me baba Sheqeren! Nuk eshte prove qe vajza dhe djali saliut kane marre gjysmen e Tiranes dhe gjysmen e Shqiperise ne prone private, nuk eshte korrupsion por eshte e drejte e tyre!!! E, mor ben tullumbacja, nuk jane prova keto vetem McGonigal qenka prove. S'ka gje kur baruti u eshte njome, keshtu do beshe dhe flasesh dhe ti qe noton ne breket e tyre.

            1. K
              Kodoshi

              Më delengi më gomar por dhe më i zgjuar se ky Beni nuk do ketë në dynja.Psh nuk është provë që Birishi mburret që ka vrarë më 21 janar. Provë është që Gonogali ka marrë rushfet nga Neza. Në të s'ëmës të shkojnë të gjithë ata që janë pasuruar në mënyrë marramendëse nga paratë e pasurive kombëtare dhe të emigrantëve që emigruan të rinj dhe janë bërë moshë e tretë tani plot me thinja.Të gjithë të shkojnë në burg.Edhe ti Ben që ushqehesh nga lekët e vjedhura të familjes berisha në burg të shkosh.Kodosh m...

            2. K
              Kozmo

              Cdo afere , qe zbulohet fillimisht ne media, sic eshte ky rasti i mesiperm nga Avokati Karaj, eshte e destinuar te deshtoj. Perse nuk mbahen Sekret??!!! NE asnje vend te botes nuk flitet ne media. Por hetimet behen ne top Sekret. Ku eshte Tigri i Tirones sot???!! ketyre I pregatitjet fillimisht terreni duke i treguar GJITHESHKA.

              1. g
                gjeli

                o politikane o kopuka ju te gjithe jeni hajduta

                1. A
                  Alket

                  Nuk duhet te ngopemi vetem me Meten e Berishen brenda, duhet patjeter edhe Edi me gjithe ushtrine e tij te hajduteve te shkojne brenda, se na nxine jeten 32 vjet

                  Lini një Përgjigje