"Lista duhet të kishte dhe të tjerë”, Roland Bejko flet për përjashtimet: Akt administrativ, i ishin bashkuar me kohë Berishës

29 Shtator 2023, 16:40Politika TEMA

"Lista duhet të kishte dhe të tjerë”, Roland Bejko

Nënkryetari i Partisë Demokratike Roland Bejko ka folur sot në News24 për përjashtimet në PD si dhe kritikat apo sulmet ndaj Lulzim Bashës.

Bejko tha se përjashtimi i 11 deputetëve nga grupi parlamentar i PD ishte një akt administrativ sepse ata i ishin bashkuar me kohë Berishës. Sipas tij, lista duhet të kishte dhe të tjerë.

“Një grup i brendshëm që kur ka filluar ky sherr janë pozicionuar qartë me Sali Berishën, duke menduar se ai është PD-ja. U ndërmor një veprim administrativ që bëri të qartë pozicionimin e deputetëve. Këta deputetë nuk i njohin forumet e partisë, për rrjedhojë dhe partia nuk i njeh. Ishte thjesht një akt administrativ.
Ne jemi një parti që nuk e mbështesim ekzistencën tonë te përjashtimet. Kryen një akt sulmi më 8 janar ndaj selisë së PD-së dhe bashkëpunëtorëve. Me këtë vendim ka qenë dhe z.Bardhi dhe disa deputetë të tjerë. Kanë qenë në këtë pozicion që përjashtuan z. Berisha. Një pjesë e këtyre i janë bashkuar grupit të z.Berisha. Në kryesi këtë kam thënë që këta kanë merituar të përjashtoheshin që në momentin që janë pozicionuar te z.Berisha. Ai ka zgjedhur.
Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë. Administrata burokratike e partisë, juristët i kanë qëndruar vendimit të 10 janarit 2022”, tha Bejko.

Sa i përket qëndrimeve kundër Bashës, duke iu referuar dhe deklaratave një ditë më parë të deputetit të PD Tomor Alizoti në Neës24, Bejko tha se ndoshta kanë premisa personale.

“Më parë Alizoti ka pasur një qëndrim kundër Berishës, ai ka thënë nuk mund ta lëmë që PD të kthehet në një OJQ të z. Berisha. Nuk i gjykoj fare, kanë bërë zgjedhjen e tyre.
Janë mendimet e tyre, ndoshta kanë premisa personale që mbajnë këtë lloj qëndrimi. Të flasësh me këto terma për kryetarin e PD, ku koha vërtetoi në një 1 vit e gjysmë me akuzat e Berishës nuk ishte ai demoni, po Berisha që e çoi PD-në nga humbja në humbje, atë pjesë të PD-së që mori me vete.
Sot në konferencë Berisha nuk e përmendi fare Kukësin. Në këtë rast z. Berisha pse i ikën Kukësit, sepse është gjithë problemi i kësaj pjese të opozitës”, tha ai.


Sa i përket deputetëve që nuk janë me Bashën, por as me Berishën ai theksoi se “kanë ende kohë të reflektojnë dhe të gjejnë pozicionin e tyre. Ne i lutemi të gjejnë pozicionin e tyre”.

Lidhur me të përjashtuarit dhe mundësinë e rikthimit ai tha se në momentin që përjashtohesh nga grupi, të duhen 6 muaj që të riatashohesh te grupi.
“Si anëtar partie po, mund të kthehet. Të thotë po, unë këtej e tutje do jem pjesë e PD-së dhe punoj për programin e saj.
PD nuk e ka luksin të përjashtojë, por përderisa këta personazhe po kërkojnë identitetin e tyre politik janë të lirë.
Z. Bardhi po ka pranuar që dështoi përballë z. Berisha është fatkeqësi për të.
Unë personalisht nëse gjykata do ia kishte dhënë logon dhe të njihte si përkatësi z.Berisha nuk do pranoja që partia ku bëj pjesë të quhej PD. Këta e bëjnë me dashje, nuk duan të na lënë ne të rritemi”, deklaroi Bejko.

2 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Ore koke tjegull (tullac), o Bejko qe ke themeluar PD ne rrugicen "Sokaku i te Marreve" ne Gjirokristo qe dole ne Tirane pas Arlind Qorrit pa parti dhe fonde e nashi na can trapin. Mos harro origjinen je nipi i Dasho Alikos CEO i droges ne Lazarat dhe ti ishe informatori i tij per punen e bere te ka shperblyer ore qelbo qe qelb cdo tv ku del. Lul 7x7=42 perjashton por nuk ka me cfare te perjashtoj me ti ke mbetur, Grereza Acka, b.q. Collaku dhe te perjashtoj veten se kaqolat e tjere qe i rrine pas jane lende e pare per spitalin e psikiatris.....

    1. T
      Tiransi

      E pergezoj z.Bejko per shpjegimet shteruese, qe dha ne bisede ne News24. Shume qarte politikisht. Kjo eshte rruga qe duhet ndjekur. Partia ka nevoje per mendimn ndryshe, por ne mbeshtetje te vizionit te saj dhe orientimin euroatllantik. Miqesia dhe mbeshtetja e SHBA jane te shejta.

      Lini një Përgjigje