Kundërshtuan komisionet hetimore. Spiropali: Nuk janë estradë politike

29 Shtator 2023, 15:41Politika TEMA

Kundërshtuan komisionet hetimore. Spiropali: Nuk janë estradë

“Komisioni Hetimor është instrument parlamentar nga më të rëndësishmit.

Komisionet nuk mund të jenë estrada politike, pa objekt të veçantë siç e kërkon ligji, në shkelje të parimeve të ndarjes dhe balancës së pushteteve, parimit të prezumimit të pafajësisë, parimeve kushtetuese, apo t’i mbivendosen hetimeve të drejtësisë.

Komisionet hetimore ndër vite kanë prodhuar ripunime foltoresh partiake, pa produkt ndryshimesh ligjore, institucionale apo administrative, pa marrë parasysh interesin publik, pa asnjë lloji konsensusi apo dobie publike.

T’i kthejmë Kuvendit instrumentin e Komisionit Hetimor, duke punuar me konsensus për ndryshimet ligjore, duke reflektuar jo vetëm vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por edhe në reflektim të nevojës për ta ngritur Kuvendin e Shqipërisë në lartësinë e funksionit kontrollues të pushteteve.”- thotë Spiropali.

5 Komente

  1. N
    Noci

    Kjo puna e komisioneve parlamentare ne fakt duhet te ndryshoje se te dy Partitë ne vite kane ngritur dhe asnje komision nuk ka dhene rezultat.Tani eshte bere e modes qe ne fund dalin me dy raporte.Une besoj qe keta komisione ndoshta paguhen por te hash parate e popullit pa i dhene asgje ç'kuptim ka.Eshte bere zakon te ngrihet komisioni kur po hetohet nga drejtesia,qe mendoj vetem deme sjell dhe duhet ndalur,e te behet kur nuk e ka edhe nje organ tjeter ne dore.Opozita qe e ka komisionin me shume ne dore duhet t'a vrase mendjen se per çfarë duhet nje komision,se Shqiperia ka halle sa te duash

    1. Q
      Qr sa larg po shkojme…

      Edhe icik dhe progresi ne drejtimi te eliminimit te cdo hapesire llogaridhenieje do t’i hape udhe instalimit te diktatures distopike te sulltanit dhe kesaj cingijes qe e therret skenderbe ate.

      1. Z
        Zyko

        Edhe komisionet hetimore parlamentare do te bllokohen...??? Sado formale dhe pa efektivitetin e duhur ato duhen ... japin disa mesazhe qe populli duhet ti dije.

        1. E
          Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

          Dua vetëm Noc Rrokun, çfare komisione hetimore ! Noc Rrokun Noc Rrokun Noc Rrokun se po vdes. Ika tani te ndrohem per higjene se u prisha me marshin e foristrades. E quaj Noc Rroku haha ..puç puç

          1. s
            selim

            Leri budalleqet Elisa por ndero llastikun se te eshte shurdhuar.

            Lini një Përgjigje