Tabaku: Ajo që ndodhi në Kosovë e paralajmëruar. Reagimi ishte i shkëlqyer, i kam zili për unanimitetin

30 Shtator 2023, 09:24Politika TEMA

Tabaku: Ajo që ndodhi në Kosovë e paralajmëruar. Reagimi

Deputetja e PD Jorida Tabaku komentoi zhvillimet më të fundit në veriun e Kosovës. Tabaku u shpreh se ngjarjet e fundit kanë ardhur në një kohë kur palët po dialogonin.

“Ishte një akt terrorist”, tha Tabaku.

Më tej, Tabaku vlerësoi reagimin e Kosovës si në ditën e sulmit, por edhe të institucioneve që ishin në unanim duke dënuar sulmin me votë në parlament ku kërkuan një hetim ndërkombëtar.


“Ajo që ndodhi në veri të Kosovës ishte e paralajmëruar më parë me përshkallëzimin e situatës, me rrëmbimin e 3 policëve dhe konflikteve të vazhdueshme jashtë institucioneve zyrtare. Përveçse ishte e pakonceptueshme në momentin kur palët ishin në dialog, është në përmasat e një akti terrorist.


Unë gjykoj se Kosova e menaxhoi shumë mirë aktin terrorist dhe kapjen e atyre personave, por edhe parlamenti miratoi një rezolutë ku kërkoi një hetim ndërkombëtar për t’i bërë të qartë të gjithë se Serbia ishte agresori.

Gjithashtu u menaxhua shumë mirë edhe vota unanime, të cilën asnjë në politikën e Kosovës nuk e përdori për politikën e ditës. I shoh ndonjëherë me zili për këtë fakt, i kam parë me zili për shumë gjëra, por i pash me zili dhe pak keqardhje pasi ne nuk ngrihemi ndonjëherë aq lartë.

Tashmë, Kosova nuk ulet dot më në tryezën e dialogut njësoj siç ulej një javë më parë. Për dy elementë kryesorë e dënoi ditën e zisë që vendosi Serbia. Së pari, ti tregon që je pjesë e asaj gjëje.

Së dyti, ato ishin akte që kryheshin në territorin e një vendi tjetër, një vend në proces anëtarësimi, një vend që deklaron që është në një linjë me Europën. Unë do të kisha pritur t’i dënonin, jo t’i kishin ngritur në piedestal”, tha ajo në “Intervistë nga Merita Haklaj”. 


Tabaku komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama.

“Nuk ka qëlluar kurrë që të mos ketë rakordim me Kosovën dhe kjo që ka ndodhur është e papranueshme. Shqipëria nuk sillet dot si Zvicra, ne jemi një familje, përtej kufirit janë shqiptarë, duhej të rakordoheshin qëndrimet me Kosovën''.

6 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Po moj laraske po nuk behet uniteti duke ndjekur nje pak me brek neper kembe dhe non grata nga e gjith bota. Ju jeni e keqja e shqiperis dhe nuk keni asnje ndryshim nga terroristet serb qe donin te pushtonin kosoven siq pushtuat PD me hunje arme, granata ne sy te gjith botes Ikni se u kemi qire familjen

    1. D
      Demokrati vjeter

      Doli kjo Tabakja ne gazete per te thene qe jam gjalle , po nuk e di kjo langaraqja e Bardhes qe kane marre fund me kohe . Elektorati ja vuri vizen qe kur e braktisi ne zgjedhjet vendore . Ngeli pa gje laraska .

    2. D
      Demokrati

      E po nuk kane nje KAFSHE ne krye te opozites ata dhe nuk kane dele si puna juaj qe i shkoni mbrapa nje kafshe si ne rastin e Bejlerit !!!!!!!!!!!!!!!!!!

      1. f
        fytyra qe s'i pranon as pasqyra!

        Merr dhe Saliun e Bardhin dhe shko atje, e mos derdellise nga Tirana, si ato bushtrat me bushtraket, palaço femer qe dolet ju te rrugeve te beni politiken e shtetit!

        1. T
          Tironsi i Vjetër

          Sa mirë do të bënin këta banorët e SHQUP-it, ata me vulë dhe ata pa vulë, sikur t'a mbyllnin gojën. Edhe kjo Balon Tabakja, kjo sharlatane e keqe. Ju jeni pjella më e ndyrë dhe më e rrezikshme e kombit tonë.

          1. T
            Tallavaja

            Cfare ke zili, moj dheputete, kryetare e Komisionit te Integrimit. Ti nuk bie dakord brenda partise tende, jeni bere lesh e li, njera pale me braven, tjetra me Bardhoshen, tjetra me Berishen e ku ta di une. Bini njehere dakord brenda Partise tuaj, pastaj a bie daord me palen tjeter, e kemi pare, ne cdo gje kundershtoni, politike-ekonomike-organizative-reforme gjyqesore e cdo gje. Prandaj rri mshoji vendit aty ku je. Pastaj ti ke qejf per show, komisionet hetimore, te te japin te tjeret shkresat dhe ti te komentosh se si duhet bere, pa qene ne fuqi, pa qene fituese e zgjedhjeve, pra shkurt asnje pergjegjesi ose si thote populli byth vici tek hajdar pici.

            Lini një Përgjigje