I ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner, uroi ministrin e Jashtëm shqiptar, Igli Hasani për emërimin e ri dhe e falënderoi për partneritetin e fortë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.
Ata diskutuan situatën në veri të Kosovës, duke rënë dakord se sulmi i 24 shtatorit ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë në sulm duhet të sillen para drejtësisë.
Z. Wisner shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për bujarinë e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë në pritje të rivendosjes.
Ai falënderoi gjithashtu ministrin Hasani për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kandidaturën e Shqipërisë për Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Me kete "shtrengim" duarsh para kamerave keta jo vetem do te bejne zap Vucicin por do te bejne te flasi me vete edhe Putini, ashtu sic beri Ramuti ne Keshillin e Pasigurimit.