Nga Namir Lapardhaja
Politikat e gabuara dhe babëzia e madhe për të vjedhur gjithçka, e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend ku shteti shihet si bagëti që mund të milet, ligji si i bërë enkas për t’u shkelur dhe ndershmëria si turp që duhet fshehur.
Ëndrra për ta parë Shqipërinë si gjithë Evropa rezultoi një shajni vezulluese që nuk u përmbush asnjëherë.
Që ky vend të kishte probleme me votën e lirë, me shtetin ligjor apo të mos zgjidhte problemin e pronës për të vajtur tek i zoti, askush nuk e ka çuar ndër mend teksa ka parë rrokullimën e bustit të Diktatorit në sheshin e kryeqytetit.
Askush nuk e ka menduar se pas 32 vitesh në Shqipëri do të sundonte e njëjta klasë politike, e cila riciklon vetveten me akuza dhe kundërakuza, ku i akuzuari herë shndërrohet në akuzonjës dhe e kundërta, ku i pari është më i dytë se i dyti dhe i dyti pretendon se është më i parë se gjithë të parër.
Dështimi më i madh i politikës në Shqipëri është se nuk diti asnjëherë të sakrifikojë pushtetin për të ndërtuar shtetin, nuk ndërtoi asnjëherë një administratë profesionale të pavarur nga militantizmi, një gjyqësor të drejtë për të gjithë dhe jo vetëm për një pjesë.
Sot shqiptarët janë të zhgënjyer, të pandjeshëm dhe të painteresuar për atë se çfarë ndodh.
Janë 3 dekada dështim pas dështimi, zhgënjim pas zhgënjimi.
Ëndrrat dhe idealet e fillimit u tradhëtuan duke i lënë ëndërronjësit dhe idealistët djerë.
Sot nuk bën asgjë habi, nuk çuditet kush, nuk reagon askush, nuk shqetësohet kurrkush.
Sot, në vend që të mbushnin sheshet, njerëzit mbushin autobusët.
Ata nuk shpresojnë tek pushteti dhe fatkeqësisht nuk shohin dritë tek opozita.
Kemi bërë përpara përsa i përket makutërisë dhe epshit tonë për të vjedhur dhe për ta parë pushtetin si mënyrë të lehtë pasurimi, por kemi bërë prapa përsa i përket vlerave dhe moralit.
Jemi shoqëri që kemi nevojë për një shkundje të madhe, duke u futur në shinat e vlerave dhe të besimit në disa parime.
Përndryshe, e keqja do të thellohet përditë e më shumë, njëkohësisht me largimin e njerëzve përditë e më të madh.
Gazeten tema nuk e di se cfare i ka ndodhur!!paknaqesi e madhe ka filluar, duam dhe ne te lexojme ndonje lajm te mire se keshtu siq keni nisur dhe ju luften me qeverin e edi rames nuk na ngelet asgje vetem te braktusim atdheun, dhe kjo i pelqen serbit, grekut, dhe rusit. Urrejtja nuk sheron por shton dhimbjet e nje populli MERO BAZE LEXUESIT TUAJ NUK DUHET TE NDRYSHOJNE MENDIMIN.
Mero degjoje kete luigjin e merzitur, nuk do ky te publikosh realitetin e hidhur se pastaj iken fare ky, iken fare ky se merzitet nga lajmet. O luigj dhe ata si puna jote, njerezit po ikin nga hallet o legen, dhe pikerisht per shkak te atyre si puna jote qe duan te servirin manipulimin. Po nuk u thane gjerat sic jane dhe njerezit te ndegjegjesohen, dhe individe si rama, veliaj, balla, gjiknura dhe haremi i tyre te japin llogari, nuk ndryshon asgje dhe ti do ikesh me autobus ne te sems, ndersa te tjeret ne hallet e tyre.
Ka të drejtë Tata luigji, gazeta Tema duhet të jetë për Ramën dhe rilindjen si gazeta Zëri i Popullit dikur, pra të shpalosë vetëm suksese imagjinare dhe një popull të kënaqur nga varfëria, dhe jo udhëtimin e korrupsionit nga fitorja në fitorje. Po doli dhe Tema nga shinat, kush do e bëjë propagandën?
Me kete kurs gjasat jane te perfundoj si gazeta KJ e Lesit. Ndoshta eshte fundi i nje cikli, dhe s'eshte fundi i botes. T'ju rroje Luli e tipat si ky LaPORDHaja!
Po Namir! Në shumë nga këto që thua ke të drejtë. Vallë hoxhallarët që përgatit ti në shkollën ku jep mësim do ta bëjnë Shqipërinë perëndimore?! Paradokse qesharake
Po çfare Evrope? more i uruar. Kurë kyministri i ynë Ed Rama thotë në vitin 2023, hapur fare që admiron dhe frymzohet nga lidret e vendeve Muslimanë që vjedhin dhe vrasin qytetaret e tyre për dite. Edhe Enver Hoxha admironte Stalin, edhe Saliu admiron diktatoret islamo-komunistat, po si të bëhemi ne Evropjan? me disa hajdut islamo-komunista?
Po, e thote hapur rama se rrobi duron duron, shtiret sa shtiret, pastaj thote - une ky jam, nje hajdut anadollak, nje sheik me kostum, nje sulltan surrli - cfare eshte kjo jete vetem te gjenjej. Te shpresojme qe pas ketij te dale veliaj dhe te pranoje qe eshte gay dhe te tjeret qe jane bq, me rradhe.
Konstatime morali për adoleshentë! Po rrejen të na mbushin nendhen se ka një shpresë gjithsesi. Në inkursionin e fundit propogandistik me të rinjtë Shkodër-Lezhë, dje këto i predikoi butaforikja Lule Basha, e ardhmja e politikës, por sidomos shpresa e të rinjve shqiptarë!!...Shkrimi i sotëm i Lapardhasë, sipas devizës "ta bëjmë nuse dhe një herë Lulen, pa di ajo si të nusërojë!", është në vazhdën e promovimit të tij si kryetar i (ri)zgjedhur për herë të katërt, edhe pse dështak në çdo betejë elektorale me kundërshtarin politik Rama. Vetëm një herë 'fitoi' me të në 2011, por dhe atë, me ndihmën e Salehut, mësuesit të tij sot "non grata", Ristanit dhe ambasadorit Arvizu e vodhi. Panegjirikët dhe ditirambet për "udhëheqesin e ri", që po marrin udhë si ky i sotmi, janë nga më qesharaket. Kur lapardhatë me shokë ta kuptojnë se ç'gabim dhe dëm të madh i bënë PD, me mbështetjen për rikthimin e tij, fundi i saj do jetë dhimbja që do t'u shkaktojë ajo që nuk di pse nuk po kuptohet: "Më mirë një fund me tmerr se një tmerr pa fund!". Copëzat e PD së shkërmoqur, duke u splrdredhur e përpëlitur sa me monstrën Saleh e sa me qesharken Lule, (krijesë e tij), PD do kujtohet si një relike e historisë post diktatoriale. Këtë, që nuk po kuptoni sot ju, dita-ditës po e kuptojnë më së miri mbështetësit tuaj, që po u firojnë pa ndalim. Prova: Humbja dërmuese e 14 majit të këtij viti, dhe epilogu i tyre Rrogozhina me Kuksin, ku pothuajse u prek fundi.
Shume e sakte, nje klase politike si zombi qe nuk duan te lene kend te paster apo te paprekur. Duan te njollosin gjithekend duke krijuar mjedisin e duhur, me semundjet e tyre qe tashme i kane ne gen: vjedhjen, korrupsionin, krimin, mashtrimin, manipulimin, nenshtrimin. Rama “kontaminuesi” nr.1 ka edhe asistent veliajn etj., por edhe ndihmes te mire si sala dhe meta.
SHIKO NE FOTO BERISHA RAMA META 3 INJORANTE, 3 MASKAREJ, 3 KRIMINELE, E HAJDUTE, 3 IMORALE, 3 HAJVANE, 3 TE POSHTER QE NUK I KANE LENE GJE PA VJEDH SHQIPERISE. KETA DUAN VETEM NJE AVNI RUSTEM QE SHPIPERIA TE BEHET, PA NJE TE TILLE NUK KA TE ARDHME. PYETJA IME ESHTE, KUR AVNIU VRAU ESATIN NUK E FUTI NJERI NE BURG, POR ME VRA KETI 3 MASKAREJ, BEHET BURG THU, APO PO JO.
OK ZOTRI,POR: -Nuk duhet që bashk me ujin e ndotur të hidhet edhe FOSHJA NGA MAGJA.Duhet të ndahet se kush është UJI I QELBUR DHE KUSH ËSHTË FOSHJA.Pasi nuknë mund të futen në një thes: SALIU,LIKE,LULI,RAMA,MONA,MEDIU,SHEHI,NDOKA,DULE,etj. -Unë jam dakort që politika duhej pasuruar nga SPIUNËT,KOMUNISTËT,HAJDUTËT,VRASËSIT,ANTISHQIPËTARËT,ANTIAMERIKANËT..etj. -Dhe nëse këtë nuk e ka bërë POLITIKA në 33 vute.. duhet ta bëj DREJTËSIA E TREDHUR NGA SB QË NË 1992 me kursin 6 mujor. -Nëse shkrova më lart disa politiQËN që duhet të zhduken nga faza e dheut,EDI RAMA Duhet të largohet i FUNDIT,pasi nuk ka dosje krimi me ZË E GIGURË PERSONALUSHT.Do çoi përpara Reformën në Drejtësi që monitorohet nga SHBA.Është KM më i mirë në 32 vite sipas Alfred Moisiut dhe Rexhep Qoses.Që në politikën e jashtme shkëlqen si drejtues i OSBE KS OKB 2 herë radhazi jo më kotë. -Se po punon e lufton si në rrethim me një Opozitë Vrastare,Hajdute,Tradhëtare Kombëtare e Nd/Kombëtare. -Të fala nga MallaKASTRIOTI jo anonim.
Shqiptaret nuk u zhgenjyen sot. U zhgenjyen qe me 1994.
O koqe, dukesh qe je kokra e karrieristit te pa afte. Si more nuk eshte ndruar klasa politike? Shif sa kane mbetur ende nga ata te viteve 90 e del asnje, perveç djallit malok e shejtanit katundar. Te tjeret tutje e tehu.
thuje troc,nuk e rrun njeri,pervec lapanjozeve qe perfitojne ndonje kocke,per keta hajdute e kriminel,iken nje hajdute dhe vjen nje hajdut. Dhr ai i ndershmi kur shikon qe hajdutet e kriminelet,jo vetem nuk denohen por promovohen,edhe i ndershmi bie ne pesimizem ose vjedh edhe ai
Të futesh në nje thes Ramen me non gratën duhet të jesh horr ose qorr!
Jo ne nje thes se nuk i nxe, 3 thase te njejte se sala e morri mesazhin, tani e ka rradhen rama me pislliqet mc gonigal, servilizmin ndaj vucicit dhe indirekt ndaj rusit, e sa te tjera qe publiku as nuk ka dijeni fare.
Ke te drejte. Nxirre Saliun nga thesi. Tani veri flaken thesit.
Rama nuk ka vend me ketyre krimineleve dhe hajduteve. Qe Rama nuk eshte si keta eshte mendimi i shumices se shqiptareve qe e kane treguar sa here ka pasur votime parlamentare dhe lokale
Shumica e shqiptareve nuk po votojne fare, e ca po ikin me vrap, ngaqe rama vjedh cdo pale zgjedhje, ndersa kur ka dyshime se mund edhe te humbe, korrupton dhe paguan agjente te huaj per te demtuar opoziten. Mos fol kot o zen ik tani ha sufllaqen e pasdites dhe dhit ate qe je vet
Shqipëria ecën përpara vetëm pasi të burgosën Salihu e Iliri dhe menjëher pas tyre Edi Rama.Qe te tre janë agjent të huaj dhe kanë shkatrruar çdo gjë në Shqipëri.Shqipëtia nuk paraqet shtet është një banana republikë me cilën po tallet bota.
Ky Lapardhaja, si gjithenje shkruan si nje komentues medioker. Une Shqiperine , nga sateliti ku jam, e shikoj nje mrekulli te verteteqe nuk e kam pare ne Europe, eshte ndertuar, rindertuar dhe zbukuruar sa s'ka me. Bisneset vetem kane nje mangesi: nuk kane forca pune se shqiptaret e kane me mire tu a vere ai i huaji se sa i tyre; e mesuan nga femrat kete tani qe jane bere sikur punojne ne stallat e nderzimit. Gjithe ankesat jane genjeshtra se shqiptari me i varfer ka dy celulare e te dy me internet, pa lere me te tjerat. Kaq per sot. Fola çfare shikoj une.
Sot, unë, e ndjek politiken, ekzekutivin, si një teater bajat, që herë pas herë, behet interesant prej skandaleve( ato roze, dhe kuvendi, na argetojne me Shumë). Rolet e tjera dihet, sill vota, të futesh në spektakel.
Po ç'të ka gjetur z.Namir! Në shumë nga këto që thua ke të drejtë, por mos i njësi të tre në Foton e artikullit tënd, apo Foton e ka vënë Mero për interesa të linjës së tij redaksionale, apo ja ka këshilluar Lulushi i Vulës së PD. Mos vallë hoxhallarët që përgatit ti në Shkollën ku jep mësim, do ta bëjnë Shqipërinë perëndimore?! Paradoksale kjo përzierje qesharake. Turp për Meron që ka kohë, që do të njësojë Ramën me Berishën e Metajn.
Po te krahasosh 90 Penecilinen qe u fute si u fute iku ajo pune ! por eshte si dita me naten.. Edi mund te jete i keqe sich thojne disa komentues ! por shikoni punen dhe jo fjalet ! E ka ndryshuar shqiperine 100 % me falni se mos e lexon dikush mbrapsh Gimi me tha 7 % ! cilido qofte ne i üelqen le te rije nese jo rruget jane te hapura kudo ne Bote ! mormal me pake lufte shkon kudo te punoshe ! si puna ime psh..ika ne Qershore te 90 ! kure ndegjuam lajmet qe Penecilina eshte kthyher nga Komunist prane hoxhakut dhe eshte bere Demokrate ! Ata qe e kuptonin e kuptonin ! qe shqiperia do digjet dhe do vritet ! sic u dogje dhe sic u vrane dhe sic po vriten deri me sote em Armet e Penecilines qe dha urdher per haphen e depove ! Fjalet e tjera jane kote ...--per kohen dhe per moemntin z.Edi eshte flori por jo mga Florijnte e Kerrabes qe i moren keta kriminele dhe paguajne ata qe skane buke per tju shkuar nga mbrapa ! cdo gje do te mari fund nje dite ! dhe keta pelhra kriminele do zoit Drejetsia i denon dhe zoti shkumen jua nxjerte nga goja plehrave qe moren en qafe nej Popull te tere.
Saliu dhe Iliri me kompani janë llum,prej vitesh duhet të ishin në burg. Edhe njëmijë vjet të mbeten në politikë nuk do fitojnë më kurrë! Po "kapak floriri " ishte Edi! I çmenduri ,të çmend thotë një shprehje. Shqipëria sot është veçse një pavion të marrësh...