Veliaj: Berisha po e mbyll karrierrën e tij me turp, duhet trajtuar si pacient dhe i pandehur për krimet e bëra

30 Shtator 2023, 13:30Politika TEMA

Veliaj: Berisha po e mbyll karrierrën e tij me turp, duhet trajtuar si

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh në një intervistë për “Top Neës” se Sali Berisha i përket së kaluarës dhe nuk duhet marrë më si referencë politike. Ai nënvizoi se Berisha është njeriu që urdhëroi vrasjen e qytetarëve në mes të Bulevardit dhe shkaktoi tragjedinë e Gërdecit.

“Mua më vjen keq që ne vazhdojmë i referohemi Berishës. Ai është dikush që i përket së kaluarës, ka probleme “frojdiane” me veten. Sa herë që ka një zjarr në Tiranë, i kujtohet Gërdeci dhe i duhet të fajësojë dikë. Kryetari i bashkisë nuk mund të jetë roje në çdo cep dhe qartazi atij i flet Frojdi më shumë sesa logjika, ndaj sa herë që sheh një zjarr apo një shpërthim, e lidh me veten, djalin e tij, familjen e tij, baxhanakun dhe krimet e tij. Sa herë shikon një incident mundohet ta lidhë me ne, sepse sigurisht është i vetmi njeri që ka urdhëruar të vriten njerëz në Bulevard. Në këtë fazë ai është një rast klinik dhe për sa kohë që është pacient, besoj se bëjmë një shkelje edhe morale që merremi me një pacient, i cili më shumë ka nevojë të mëshirohet, por edhe të dënohet për të gjitha këto krime, sesa të jetë objekt bisede. Mos i rëntë njeriu fatkeqësia që i ka rënë Sali Berishës”, tha ai.

Veliaj, si Drejtues Politik i PS për Qarkun e Tiranës, u shpreh se opozita me Sali Berishën po shkon nga humbja në humbje. “Një njeri që e mbyll karrierën e tij me turp, shkon nga humbja në humbje, pa e humbur entuziazmin, por duke humbur votat. Një njeri i cili sot jeton, ose zvarritet në politikë, vetëm për të shpëtuar familjen e tij kriminale. Ai është një njeri i cili meriton të trajtohet si pacient dhe si i pandehur, por jo si referencë politike”, tha Veliaj.

5 Komente

  1. K
    Kristo

    Je me I poshter se Sala. Te njejtin fund dhe ti.Te dy nje hale jeni.

    1. N
      Nari

      Sala ka furnizuar Milloshevicin me nafte,kur OKB i kishte vene embargo,ka zhdukur ng faqja e dheut nje veprimtar te UCK ne Tirane ne 1995 te quajtur Remzi Hoxha te cilit edhe sot familjaret i kerkojne eshtrat.Beri 97 me pasoje 3000 te vrare,beri Gerdecin per bythen e te birit ne menyre qe ai te fitonte para,ku u vrane 28 njerez dhe u plagosen 330 te tjere dhe ku shteti ( pra me nje fjale ne ) pagoi 50 miliarde leke demshperlime per shkaterimet,vrau poshte zyres se tij dhe ne mes te bulevardit kater baballare me duar ne xhepa dhe plagosi me plumba 11 te tjere,perlau klubin Partizani per bythen e dhenderit te tij dhe ku ai zorzop ka ndertuar atje 17 kulla 10-12 kateshe,privatizoi ne menyren me skandaloze rafinerine e naftes ne Ballsh, e cila kaloi dore me dore derisa sa perfundoi per skrap dhe sot nuk ekziston me,privatizoi bashke me Like floririn ne menyren me hajdute CEZ in etj,etj.Tani na trego cfar ka bere ky Erjoni,i cili eshte ne moshe gati si nipi i tij.Me keq se Sali nongrata sot per sot nuk ka dhe mos ardhte kurre me ne politike nje kriminel si puna e tij

    2. P
      Prokurori publik

      Ti fiku je akoma me keq se Berisha vetem se nuk te kane petat e lakrorit akoma plus je me mediokër se saliu 200 fjalë është gjithë fjalori juaj

      1. P
        Perlat Spahiu

        Erdhioni i ameri-qes dhe roli i tije ne pastrimin e lanes.

        1. I
          Italia si moter

          Perlat lanen e pastri Edi dhe jo Erjoni ,por ju urejtja per aritjet e PS ju kane erur llogjiken dhe ja fusni me komente qe te dukeni te mencur ,kjo tregon qe jeni injotant ne drejtim te ndryshimeve te medha qe ka pesuar Shqiperia .

          Lini një Përgjigje