Fatos Lubonja ka folur në lidhje me debatet rreth amnistisë penale, duke thënë se tërheqja nga ky ligj është disi e ngatërruar dhe komprometuese për qeverinë. Sipas tij nëse mazhoranca socialiste do të arrinte të kalonte ligjin për amnistinë me 84 vota, pa e marrë ata përgjegjësinë e plotë, nuk do e kishin problem.
Ai theksoi se është pikërisht fakti që nuk arritën të mbledhin 84 votat arsyeja se përse socialistët u tërhoqën, dhe jo justifikimi i traditës së konsensusit.
“Kërcet pak se përndryshe mund të ishte edhe normale, dikush bën edhe korrupsion, mund të falet, por në këtë kontekst është pak e ngatërruar dhe komprometuese për qeverinë. Ky është një sinjal që u jepet këtyre bedelëve të përdorur. Nuk më duket diçka që bën çudi pasi në fund të fundit, të mos dënosh ata që i ke pasur bashkë shokë në korrupsion dje, është pjesë e lojës këtu te ne.
Nuk është problemi se këtu kemi një qeveri të angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe vërtetë mund të jetë e ashpër, por për mendimin tim aty kërcet korrupsioni nga mëngjesi në darkë. Nëse do ta kalonin me 84 vota, pa e marrë ata përgjegjësinë nuk do e kishin problem.
Fakti që nuk i bëjnë dot 84 vota është arsyeja pse janë tërhequr. Jo siç thotë Çuçi që është tradita e konsensusit, ata kanë bërë ligjin elektoral që duhet me konsensus pa opozitën”, – u shpreh Lubonja.
Ta mendosh hollë ky ka fituar imunitet . Jo se do kishte plasur njeriu shkretë nga marrazi. Prandaj them që ka imunitet në tru. Por ka edhe një shpjegim tjetër . Që? Që ky nuk ka tru dhe prandaj nuk plas. Ky edhe një pemë të shohi do thotë pse i ka gjethet në këtë formë e në atë ngjyrë. Thjesht i sëmurë !
Ec aty Tos gerrneta e more dhe nje dore paresh nga Sali kurva me kete mender artikull
Dhe kur flet ky kafka i burgut në Burrel, gjithçka duhet besuar. Se është vetëm kafkë.
Disa fjale te vetme .......llogjika e nje idjoti
Zakonisht , idioti nuk ka logjike , flet gjithnje broçkulla . Burgu i Burrelit ja ka thare trute ketij trutharit .