"Nesër Berisha ju sjell Argitën pa pyetur njeri", Andi Bushati debat me Gaz Bardhin

23 Shkurt 2024, 09:28Politika TEMA
"Nesër Berisha ju sjell Argitën pa pyetur njeri", Andi

Analisti Andi Bushati u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” kundër vendimit të grupit të udhëhequr nga Gazment Bardhi për të hequr dorë nga fraksioni në PD dhe për t’u bashkuar pa kushte me grupin e drejtuar nga Sali Berisha. Por Bardhi tha se ata janë bashkuar në diversitet dhe e thonë mendimin e tyre lirshëm pas asnjë problem brenda opozitës së drejtuar nga Berisha.

Andi Bushati: Berisha, pa Bashën, pa Bardhin, e provoi me gjysëm milioni vota që janë pak për një opozitë. Problemi është se, unë nuk jam fare dakord që t’ua vëmë fare në pullë këtyre amerikanëve, por ka një pjesë të elektoratit të djathtë që e ka qejf t’i biesh fyellit dhe në këtë vrimë.

Pra, pse ai fraksioni që z. Bardhi tha se hoqëm dorë, duhet? Duhej afruar një fluks në PD siç thanë në fillim që për ne është problem që kemi një non grata në krye të partisë, që Sali Berishën me non grata ta çojmë për kryeministër. Ore jemi kundër kulturës berishiste. Ka patur një grup të vogël PD-ja që janë qenë pd-istë, por jo berishistë. Jo vetëm do të garantonit vendet dhe postet tuaja, por do të garantonit edhe një frymë përtej këtij gjysëm milioni që e votuan Berishën në maj.

Dhe një pd-ist joberishist do të kishte vend. Frika juaj për t’u bashkuar, se Berisha ka forcë elektorale, është lideri historik, është makineri që ka bluar çdo lloj mishi brenda asaj strukture. Frika është që ju të absorboheni nga berishizmi, pa e patur këtë garanci, një levë.

Gazment Bardhi: Kjo në gjykimin tim do të vlente nëse mënyra se si funksionojnë partitë  do të kishte një marrëveshje fraksioni. Ne jemi bashkuar në diversitet, quaje po të duash edhe fraksion, quaje si të duash.

Andi Bushati: Fraksion me garanci institucionale, jo kemi dhënë besën.

Gazment Bardhi: Besë është edhe fraksioni. Ai qëndron te mendimi ndryshe. Do të ishte mendimi i një pakice dhe nuk do të ndikonte vendmmarrjen. Vlera e vetme që ka fraksioni është mundësia që ka një grup brenda partisë për të thënë lirshëm mendimin, qëndrimin, siç jam për non gratën e Berishës dhe kam krejtësisht lirinë për ta thënë këtë publikisht në institucionet e partisë dhe do të vazhdoj ta them edhe kur ta kem z. Berisha në krah. Kjo është respektuar dhe do të respektohet.

Andi Bushati: Jo për karriken tuaj, por për fluksin pra për diçka më shumë se ai gjysmë milioni votues opozitarë që ata janë berishistë. Puna është si do të afrosh njerëz më tepër   

Nëse Sali Berisha nesër lëshon një fishkëllimë me anëtar një votë, kryetare keni Argita Malltezin, ju sjell Argitën pa pyetur njeri. Berisha do të thotë votoni atje. Nëse do mund të mos e bëjë. Nëse do kur të bëjë listat e deputetëve Berisha ta shkrin gjithë grupin që u afrua atje se thotë: shkoni votoni te anëtarësia. Dhe nga 20 dilni 3. Unë mendoj se është edhe në të mirë të Berishës që t’u japë ju edhe fuqi institucuonale si minorancë e fortë, e artikuluar dhe me garanci që do të ketë jetë reale në këtë parti.

10 Komente

  1. K
    Klaus

    Bushati eshte djallezor. Nuk jane gjysem milion vota te Berishes. Jane gjysem milion kunder kandidateve te Rames per bashki. Ku brenda hyjne edhe 100 mije LSI-ste. Pjesa me e madhe jane apolitike fare, por sduan Ramen. Berishiste maksimumi jane 100 mije, por jane te strukturuar, sepse kane vjedhur ne grup. Bardhi dhe Bushati duan ta zbukurojne sikur eshte Parti. Eshte investimi 30 vjecar i demokrateve te Berisha te cilin ai po e mban me force dhe pak per inerci per te shpetuar veten nga SPAK-u. Thjesht nderron "vitrinen" here pas here, sic eshte kete here Bardhi, Boci me kompani. Por i ka dale boja. E kuptojne te gjithe qe eshte asgje. Eshte si ai plaku te cilit i rrine afer nuset e djemve, e i sherbejne me shprese per ti marre trashegimine per femijet e tyre pas te iki nga kjo bote.

    1. L
      Luani

      Ja erdhi në motë , sa gjysem milioni janë ..!!!po ke bythë formo një parti tjeter , me gjysem milioni ti mer qeverinë sr shpejti .., po ti o bushat byths as një qind mijë nuk u votojnë dhr ti e di mirr po lekët qe mer çdo darkë te detyrojnl ts thuash .., do ts shikoni në 2025 pd , ssli muti etj 6 deputet te gjithë

      1. H
        Humore pa pagese neper TV .

        Ne munges te kohes per te pare ndonje Estrade humoristike ! lexojme keto pacavure njeri me i forte se tjetri ne mendime ! u kenaqem vazhdoni se kursejme Biletat dhe kohen per te shkuar ne ndonje Estrade ! Mbijetesa per te siguruar dhe per te mare ndonje honorare si Gazetare apo politikane ! nga TV.. ( pastaj se cfare marin nen dore ne te zeze , eshte pune tjeter ).

        1. s
          spata

          Keta gjelat e rrjepur ,qe synojne kapjen e Pd ,po e hane sapunin per djathe .Berisha po luan me karten familjare, te garantoje pasurine qe i ka grabitur popullit shqiptare dhe se rruan per gjendjen aktuale te politkes qe ndiqet . Do me cdo kushte te komandoje kete force politke te Pd se shkeputur qe te imponoje planet e tija djallezore . Kur ta kuptojne debilat e Pd se Rithemelimit ,cdo gje do kete percepitur ne kurthin e berishizmit me perfaqsim te forca aktive antishqiptare.Shpellari eshte ne agoni dhe nukpo le gje pa bere te realizoje synimet ne interes te tij dhe familjes . Zgjouni o debilaq sa nuk eshte vone . Do perfundoni te gjithe ne koishin e plehrave te historise antishqiptare .

          1. S
            STRUGA

            Hani mut sa të doni, jeni vulëhumbur, kuptojeni të shkretën! Jeni të pashpresë dhe Bardhë zezi, dhe bardhat si ky biçim politiKa*i kapen pas kallamit për të shpëtuar bythën e nxirë.

            1. S
              Shqipëria

              Bijet e Serbisë jane zote te kjo tok dhe bejne si duan ku mbeshtetje kan injorancen hajdutrin tradhetin

              1. H
                Humoristi

                Nje fajkt eshte i vertete!Ne pd fituesi eshte mbi 90 per qind!

                1. S
                  Shkembi

                  Plehra… vetem plehra. E mjera Shqiperi, si i duron kaq shume plehra?!

                  1. A
                    Arbeni

                    maloku çjerrë bython me thonjë çdo ditë nga marazi duke pëllitur nga minarja ku ndodhet i ngujuar nga SPAK u.Ai nuk ka shpëtim,atë e pret burgu për gjithë të kqiat që i ka bër Shqipëris dhe shqipëtarëve.Kot e ka ai po e mbyll me turp karjerën e tij.

                    1. K
                      Ku ku lokja per loqen qe polli!

                      Po mirë mi, se Gitën do t'ju çojë këtyre loqeve! Edhe Gitës përveç non gratës, këta loqet i la. Është si t'ju lësh kalamajve trashëgimi një arkivol. Që kur erdhi në Tiranë, nga malet ku e çonte babai më dhën, yyyy u bë budalla fare. Me kartelë. Kujtoi se zbriti nga malet, ra në restorant dhe do iki pa paguar. Tani që ja la faturën e marrëzisë, të vrasjeve, të tërbimit, të non gratës, të partisë të çuar për dhjam qeni, Gizës dhe Zenit, të hajë mut.

                      Lini një Përgjigje