Kreu i Partisë Demokratike në Kukës Arif Rexhmati ka reaguar në lidhje me fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste, Albert Halilaj, në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës.
Në reagimin e tij Rexhmati, sulmon koalicionin e “Bashkë Fitojmë” dhe thotë se në Kukës nuk fituan socialistët por humbi Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Reagimi i plotë
Në Kukës nuk fitoi PS, humbi Berisha dhe Meta për herë te dytë !
Kukësi, bastion i së djathtës, i persekucionit komunist dhe jo vetëm, u la ne dorë të së majtës prej pseudo “të djathtëve” dhe nuk u fitua nga e majta.
PD dhe strukturat e saj ne Kukës, në misionin fisnik të përbashkimit dhe jo të përçarjes së opozitës, ndonëse pranoi etiketime të pabaza, nuk nxori kandidat që të mos ndante votat e kandidatit të BF, ja la të gjithë komisionerët, të gjithë numëruesit, KZAZ, GNV, QV … për një shans të dytë… fitoren ndaj rilindjes.
Në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë, alibirat për “armiq” imagjinarë, për fajtorë të paqenë dhe “hileqarë” që nuk ekzistojnë morën në qafë demokratët, njerezit e thjeshtë , minuan përfundimisht demokracinë dhe forcuan regjimin e Ramës.
Kukësit, pazarxhinjtë e “djathtë” të Tiranës, i vendosën “traun e dytë” të oligarkëve të Ramës.
Ne Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni “BF”, në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste, të korruptuar të ngelur pa prenë e tyre; pushtetin e marrë me votën e njerëzve të ndershëm dhe të përdorur për interesa personale.
Në Kukës, nuk kishte fushatë bindëse, nuk kishte alternativë qeverisëse, nuk kishte program të mirëfilltë për një qeverisje lokale, nuk kishte përballje me kundërshtarin politik me fakte për korrupsionin dhe keqqeverisjen e Rilindjes , nuk pati takime të mjaftueshme në përcjelljen e mesazheve bindëse për votuesin.
Me Kukësin dhe kuksianët janë bërë mjaft eksperimente politike nga kafenetë dhe zyrat në Tiranë , apo te Foltores në Kukës nga disa manipulatorë te cilët e kanë parë Kukësin si “bahçe” votash dhe mbështetjeje për karrierë dhe pazare në kurriz te demokratëve…
Durova, durova sa nuk duron njeri as Perëndi… thoshte Kuteli
Ndaj boll më!
Demokratët duan përgjigje, pse u tallët me ta, ku është diferenca 5000 vota më shumë se Rilindja, të fituara në vitin 2021 në Kukës ? Çfarë prodhuan në favor të kandidatit ata që erdhën si “shpëtimtarë”, me pompozitet dhe takime deputetësh që nuk kanë asnjë lidhje me Kukësin? Disa prej tyre vinin për herë të parë në Kukës si turistë, e disa të tjerë janë të urryer nga demokratët për neperkembjen e besimit te marre nga votuesit kuksiane.
Parimet janë më të rëndësishme se “flamujt” e interesave tuaja të servirur si kauza…
Përse këta “dashamirës” të kuksianëve që paskan ardhur për “t’i kthyer dinjitetin Kukësit”, nuk dëgjuan zërin e demokratëve për një kandidat rezident përbashkues dhe fitues, por zgjodhën modelin e kandidatit të imponuar…?
Boll heshtëm për hatër të kauzës; se po e dëmtojmë rënde atë. Duke heshtur dhe mos drejtuar gishtin tek fajtorët e humbjes, duhet të pranojmë se po dëmtojmë akoma më shumë PD-në dhe shpresën për të shpëtuar nga kthetrat e regjimit të Edi Ramës.
Për mua fajtorët janë në Tiranë, të djathtët në Kukës janë viktimë e pazareve për interesa personale të Berishës dhe Metës & co.
Koha për të bashkuar demokratët, antikomunistët, të djathtët e vërtetë larg atyre që idealet e demokracisë i shkelmojnë ashtu si shkelmuan dyert e shtëpisë sonë të përbashkët.
Koha për ta thënë qartë dhe prerë, boll më mbetjeve korruptive, komuniste dhe kriminale!
Kukësin e duan më shumë kuksianët!
Hipokrit kur ju e dinit qe do humbisnit pse kandiduat ne siglen bashke humasim ?
Ky sivellai i Saliut, akoma me bastion komunist? Keshtu noc rrokun kini per te futuar cdo here.
Kesaj i thone te gjykon humbesin ai qe ja mbathi nga frike e gares! Ik more burre legen!
Nuk jane me dele njerezit qe tu votojne juve te PD.Deri tani ka patur vota me tifozllek tani po voton ata qe punojne te komunitetin mos akuza oligarket etj per te justifikuar humbjen.Partia qe ti aderon e ka vertetuar kudo dhe kurdohere se nuk ka aftesi per te zhvilluar vendin por sa here qe ka marre pushtet ka patur regres
Urime të pçërzemërta kreut socialist! Ngushëllime ju mjeranëve të kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha! Kthejeni humbjen në forcë, me shpresën e madhe se, në vitin 2037 mund të fitoni.
Hahaha bukur komenti Ta kthejne dhimbjen ne force keta mjerane
Ha se rritesh ku e ke krietarin ti ,duke bredhe ndonje katund te Tiranes,njerze mashtrues pse nuk kanditove,se nese ishe i mire do votonin ty,por pret llyllke nga 2050 qe te marre pjese ne zgjedhje,njerz pisa dhe pamoral
I nderuari kryetar i PD-se ne Kukes . Edhe ti nuk qenke shkeputur nga idetet Berishiste se Kuksin nuk e fitoi e majta ,por humbi Berisha dhe Meta. Po ju perse bashkoheni me Berishen dhe Meten? Perse nuk guxoni e t'i ti thoshit Ber ishes e Metes se kandidatin per te djathten ne Kukes do ta zgjedhim ne e jo ju. A nuk zut mend nga zgjedhjet e para? Po kur nuk fitoi e majta ,kush fitoi ? Kush ia dha mbi 5000 vota Albertit? Besoj se kane qene edhe te djathte . Mos valle edhe kete radhe e djathta eshte blere ? Pse kaq kollaj shiteni JU, Apo e djathat eka mendjen tek parate? Pse nuk kini burrerine e te thjoni : PO.E majta firoi ,sepse ne nuk na beson populli. E kemi bere veten te mos na besojne. Se asnjehere nuk kini gjetur gabimet tek vetja,por tek te tjeret. Jep doreheqjen dhe behu burre. Me Saliun ,Flamur Noken dhe ca Cim Peka, kurre s'kini per te fituar besimin e populit. Cfare do ti thote Flamuri ministrit te drejtesise tani ? Do ti kujtoje dosjen qe i permendi ? Vazhdoni- vaxhoni se mire ekini. Ta gezoni Flamur Noken sekretarine pergjithem te foltores! Ta gezoni Cim Peken dhe Robert Papen e Amerikes. E more vesh ! U arrestua Edi Rama ne Amerike sipas Robertit dhe atij Blerimit te Frances, Fatos Lubonjes se fshatit Itlian dhe Tiranes.. Ta gezoni dhe Paloken, Spahon, Vokshin, Tritanin si dhe bishtat tuaj : Shehi, Fatmiri, Dulja, indrizin e ate deputetn e Sarandes.. qe ligjeron si laraske....
lavdi mul nokes
Si mund te akuzohet Flamur Noka per humbjen ne Kukes? Nuk e pate si beri koha ne Shtator, ju mendoni qe Flamur Noka ti shpenzonte ato dite ne Kukes, apo ne Gjirin e Lalezit? Atje ne Lalez, ti qi.het nena, se na duhen te shendetshem udheheqesit ne, jo rakitik si Erjon Brace. E keni pare koken e atij deputetit Lushnjes, si bostan Divjake? Ke qejf ta shikosh, ai nuk harron ti sjelle presh Lushnje Tritanit ne Parlament. Ky eshte respekt.
lavdi mul nokes
lavdi mul nokes
lavdi mul nokes
Po Shkop (i flamur-it) Noken pse se permend? Ah, po harrova, ai osht Kaksjan.
Ja dhe Arifja e PD se Bashes qe nuk merr pjese ne zgjedhje, por i ngarkojne te kene Komisionere ne KZAZ (!) Keta qe ne zgjedhjet vendore paten vetem 16 kandidate ne gare, edhe ato te sajuar nga qeveria,...
Kak mashina, mut shoferi...., thote populli. Keta qe dalin si kerpudha mbas shiut, apo si trima mbas lufte, jane me te poshter se ata qe dolen ne lufte dhe humben. Keta vemjet e Lul Bashes jane kanceri i PD. Te mos hysh ne zgjedhje, eshte dezertim, eshte me keq se ai qe humbet, te pakten ai perballet. Kete variant Lul Basha ka 3 here rradhazi qe e aplikon, dhe akoma nuk ja thyen njeri turinjte. Gjejne justifikimin, qe ja lame armikut tone shansin.... Kujt kerkojne ja hedhin keta ?
Po lulbrava me goricat e tija a mban pergjegjesi qe nuk konkuroi ,dhe kerkoi dy komisjoner ne zgjedhje!?Shprehja :”Ramo krimi na vodhi votat,i shpetonv nga doreheja te ndriturit ‘“demokrat rapsodike aktual!
Nuk mund te votojne kuksianet e ndershem per Mulin qe iku me kepuce te grisura ne Tirane dhe sot eshte bere me 2 vila nje ne Tirane, nje ne Lalez 3 kat, 2 apartanente ne Tirane, qe dihen dhe dy ne Sarande te grabitura nga enti i banesave ne emer te familjareve te tij kur ishte drejtor Enti dhe leviz me Range Rover 100 mije euro dhe gergufet ne parlament si Geringu ne Rajshtagun e 1933, dhe u qan hallin pensionistave se nuk mund te perballojne jetesen.
E djathta e Kukësit dhe ajo Tiranës, duhet të kuptojnë, se PS nuk është Safeti !
Vetem gomeret e hane sallaten NON GRATA
Jo Zotri, ata e kane fajin heren e pare, tani e keni vete,ju, demokratet e Kukesit qe nuk e nxoret nga qytetaret kandidatin por pranuat cfar ju dhane ne tabaka udheheqsit "legendar". Nje udheheqsit nuk eshte kurre me i zgjuar se sa nje popull i tere.
Zoti Rexhmati! Jam dakord qe thua se ne Kukes nuk fitoi Partia Socialiste, por jo me kete se humbi Partia Demokratike etj etj, pasi Kukesi qenka bastion i se djathtes. Nuk jam dakord me kete te fundit. Ne Kukes fitoi Albert Halilaj, si njeri pozitiv dhe me parime. Ai beri nje fushate te thjeshte dhe ju mbushi mendjen qytetareve me qetesi, me ate qe eshte ne te vertete dhe jo me zhurmues e bori makinash. Me vjen mire per nje fakt: "qe ra njehere e pergjithmone miti se Kukesi na qenka i djathte". Te mesohemi qe te votojme me te mirin dhe jo partite. Kesaj radhe zbarkuan me dhjetra deputete te PD-se, por nuk beri pune, pra nuk eshte se u tradhetuan demokratet nga Qendra. Ndersa ndryshe ndodhi kur kandidoi Safet Gjici, pasi asnje pushtetar i larte nuk erdhi te mbeshteste doktorin Admir Sinamati, madje as deputeti vendas i PD-se z. Flamur Noka, sepse edhe qendra e PD-se donte te ja linte fitoren Safetit dhe jo doktorit "te vet", te pakten keshtu u nenkuptua. Keshtuqe kuksianet i dhane nje mesim te mire politikaneve se ne dime te zgjedhim dhe kujt te ja japim voten, meqe politika me shume ka pazare mes veti se sa mbeshtet qytetaret. Jam e prirur te besoj se fitojka edhe i miri.
Komunistet do tu qijne ne bythe tani e ne vazhdim. Akoma injorantet e bertimave te maleve akuzojne komunistet qe kishin ideale dhe jo pazare siket dordoleca idiote. Ikni pas Flamurit sales se Shelqeres apo dhe Lulit te vocerr. Ju jeni nje mut te gjithe!