Ku mund të fitohet sot me Saliun në Shqipëri?

25 Shtator 2023, 11:39Politika TEMA
Ku mund të fitohet sot me Saliun në Shqipëri?

Nga Spartak Ngjela

Kukësi sërish e hodhi Saliun në batakun e humbësit.

Ishte logjike: kukësianët punojnë në Angli me shumicë dhe mbajnë familjet këtu, për t'i nxjerrë nga varfëria.

Atëherë, si do të votonin ata për Saliun, i cili është non grata edhe në Angli edhe në Amerikë?!

Po Partia Demokratike nuk e dinte këtë?

Nëse nuk e mbante mend, a u kujtua tani?

Si mund të ketë një parti të djathtë në Shqipëri që të jetë anti-amerikane?

Po jo vetëm kaq: përse do t'u duhej kukësianëve Saliu, për ato gënjeshtra që thotë, apo për ato që ka bërë.

Gjithsesi, kur Saliu është mbi 5000 vota mbrapa në Kukës, pyetja që duhet të ngrihet nga Partia Demokratike është kjo: ku mund të fitohet me Saliun në Shqipëri?

Dhe përgjigjja është e thjeshtë: Askund!

Atëherë?

Gjithçka do të flasë majtas. Dhe kjo do të vijojë ta dobësojë edhe më shumë të djathtën në Shqipëri.

Po Saliu nuk e kupton këtë?

Ashtu siç flet, me atë nivel logjik që po tregon, ka mundësi që edhe të mos e kuptojë.

Por, Saliu duket se po mendon që me Partinë Demokratike do të mundë Amerikën në Shqipëri.

Domethënë që edhe Kosova, edhe Shqipëria të jenë pa mbrojtje kundër sllavëve.

Por ja, që, pikërisht kjo nuk mund të ndodhë.

Kurse non grata duhet t'i bindet rregullave të lojës, se po e rëndon edhe më shumë pozitën e tij në Amerikë dhe në Bashkimin Evropian.

Kurse ka një aksiomë për kohën: I paafti nuk e ndryshon dot kohën e tij...

Domethënë, duhet t'i nënshtrohet asaj.

17 Komente

  1. a
    asllani

    Ore do zhduket ky pleher ng skenat e TV , ipotent njeri..

    1. m
      mateo

      Po ç'ke me Takun ,o Asllan? i shpreh një mendim te vetin, atë shprehe edhe ti për temën në fjalë. Apo vetëm Saliun degjon ti, se ai eshte e verteta?

      1. a
        asllani

        mua nuk me intereson Saliu fare, por ky eshte discusing person..ipotent, pa femije , histerik hiqet si koka e drejtesise. prap eshte vetem plehre...hiqet si djale deshmori i Kiqos... nuk denonte Enver Hoxha kot ,,, u pelqenin postet qe u jepte Enveri ketyre moter qireve, le te te paguajne konseguencat...

        1. L
          Luani

          Me fal o Asllan , po qenke nje injorant profesionist . Se pari , nuk di te shkruash sakte shqip dhe se dyti , nivel shume i ulet intelekti .

      2. I
        Ilaç për kapsllëkun

        Ja t'a them unë ku mund të fitohet me Sali Berishën! Por duhet të jesh kreativ për t'a përdorur atje ku nevojitet, pasi Berisha është aset i rrallë. Unë vuaja nga një kapsllëk kronik. Ilaçet nuk më bënin derman. Por halli të mëson, e gjeta zgjidhjen, vura një foto të Berishës në hale dhe pata një përmirësim domethënës. Por mu ngjall oreksi me zgjidhjen që gjeta, ndaj për të shkuar drejt normalizimit të plotë thash të shtoja dhe një foto të Flamur Nokës. Por më gjeti hataja, më filloj një diarre e paparë....

      3. © KENDVESHTRIM TJETER ©

        Për Berishën nuk ka asnjë rëndësi rezultati, por qënia e tij si lider përballë Amerikës

        1. D
          DinPak

          Kjo puna e votimeve ne Shqiperi, keshtu si eshte katandisur opozita, me kujton nje sentence per lojen e shahut: Mos u mundo kot te gjesh menyren si te mundesh nje bylmez, sepse bylmezi e gjen vete rrugen e humjes.

          1. T
            Taulant, ish foltorist i zhgenjyer.

            Ne himariqi....

            1. V
              Vaj medet per Shqiptaret

              Si duket shqipetaret ne mase po perkrahint TE FORTET. Per çudi dhe arsye qe duan studim por shume nga ne e shikojme se mileti kur degjojne per ndonjerin qe merret me droge apo me trafiqe biles deri edhe me vjedhje, ne vend qe ta denojne thine BRAVO I QOFTE , ESHTE I ZOTI. Deri ketu eshte ok se ka vite qe po behet mode kjo. Por me e renda eshte se tani keshtu po thuhet edhe per qeveritaret , biles edhe per vete Udheheqesin , Dalin lloj lloj skandalesh dhe vjedhjesh por AI FITON , sepse mileti i thone BRAVO I QOFTE SE ESHTE I ZOTI!!

              1. c
                ce

                Perbindeshit te vicidolit qe sot ja moren fitoren spektakolare 2 km larg vicidolit i ka mbetur ora tek Mcgonicali. Cdo dite lef me ate ne goje dhe pse ajo doli bllof. Tani do beje analizen e humbjes ne kukes dhe alibia e tij do jete si gjithmone vjedhja e zgjedhjeve.

                1. S
                  Sofizmat e avokatit

                  Gabim Avokat! Ky popull e do me dru, me frikë, me të vjedhur, e me gojore që të të japë votën. Po të pa që vota të duhet për të shpëtuar nga NonGrata, nuk të voton, se i ikën kurioziteti pastaj se ç'mund të presë më nga rilindja. Është popull i frustruar, dhe vuan nga sindroma e Stokholmit. Për më shumë tani populli pret video të tjera me pullë të kuqe nga kryerilindasit, por mjaft me gojore, duhet kaluar te bythorja. Ishalla nuk zhgënjehen gomerët e dreqit.

                  1. v
                    viktor

                    O idiot qe ngele si reklamat ne ekran...Saliut i kane heq te drejten per te kandiduar...saliun e kane nxjerre nga shtepia e tije dhe e fusin me zorr te shtepia e Metes...me pak fjale ne Shqiperi demokracia eshte vrare me ligj.

                    1. k
                      k

                      Shpellari non grata , jeton me shpresẽ se shqiptarẽt tẽ harrojnẽ kush eshte dhe ta votojnẽ pẽrsẽri. Dhe do e votojnẽ njẽ mut

                      1. C
                        Cen Dymi

                        O Asllan qenke Spiun nga te pelqyerit e Saliut te Vicidolit , kur te zeshe me goje avokatin Ngjela ti ndyresire i malokut laje gojen me sode kaustike. Pleh do vdesish o zvarraniku Asllan Kafsha.

                        Lini një Përgjigje