U zgjodh kryetar bashkie, Halilaj: Fitorja me këtë diferencë të madhe tregoi që qytetarët duan njerëzit e punës

25 Shtator 2023, 11:26Politika TEMA

U zgjodh kryetar bashkie, Halilaj: Fitorja me këtë diferencë

Partia Socialiste ka korrur sërish një fitore të thellë në Kukës, me një diferencë mbi 5 mijë votash para kandidatit të Berishës, Emri Vata.

Albert Halilaj, i cili është zgjedhur kreu i ri i Bashkisë së Kukës u shpreh se fitorja me këtë diferencë të madhe tregoi që qytetarët duan njerëzit e punës. 

“Falenderoj me gjithë zemër të gjithë qytetarët e Kukësit, premtoj që do jem krah tyre për t’iu ardhur në ndihmë. Jap një mesazh të qartë politikës, që duhet të jenë sa më pranë njerëzve në nevojë sa më pranë qytetarëve.

Fitorja me diferencë të madhe votash tregoi që Kukësi zgjodhi njerëzit e punës dhe njerëzit që u rrinë pranë.

Unë e prisja rezultatin po jo në këtë masë, jam djal i thjeshtë e i punës që komunikoj me çdo qytetar me çdo bindje partiake”,- tha Albert Halilaj.

 

1 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    Hahahahaaha Fitorja e thelel ne Kukes, tregon se Kuksianet dun njeriun e " Punes" hahahaahaha Sqarim , ne Kukes me shprehjen " njeriun e punes" do te thote " njeriun qe shkerdhen ne zyra ". Ndaj sa me shume te shkerdheni ne zyrat e shtetit aq me shume ju duan Kuksianet .looooooooooooooooooooooooooool hahahahahaa

    Lini një Përgjigje