
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke përkujtuar efektivin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës pas një sulmi me armë zjarri nga një grup i armatosur serb në veri të vendit.
I plagosur mbeti edhe një efektiv tjetër, që ndodhet jashtë rrezikut.
“Mirëmëngjes me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, ka shkruar kreu i qeverisë.
Kosova e ka shpallur të hënën një ditë zie kombëtare në nderim të policit të vrarë.
Ca mund te thote me shume nje bashkepunetor i ngushte i vucicit. Lideri megaloman dhe ne delir rama. Mendonte se mund te bente politike dhe protagonizem ne kurriz te Kosoves. Bravo kosovareve qe nuk u dorezuan ndaj provokimeve te uleta te rames me openballkan.
Open Lesh
Dite zie Kombetare i bie qe edhe ne sot te jemi ne dite zie!Apo Al Bini e ka shpallur per "kombin kosovar"!
Ngushellime familjareve te tij!!
Respekt per nje hero te tille
I PAHRRUAR KUJTIMI I TYRE
Ngushellime familjes
Lavdi zoti per deshmorin e rene ne krye te detyres
Perulje dhe nderim per efektivin e policise qe dha jeten ne krye te detyres