FOTO: Lapaj harron vlerësimet për Shabanin! Dikur e quante model vlerash, sot e krahason me Judën

16 Shtator 2025, 19:44Politika TEMA

FOTO: Lapaj harron vlerësimet për Shabanin! Dikur e quante model

Adriatik Lapaj ka bërë deklarata kontradiktore për Endri Shabanin, kryetarin e Nismës Thurje.

Së fundmi, Lapaj ka komentuar për Shabanin duke e krahasuar me tradhtarët në histori: “Kaini tradhtoi Abelin. Skënderbeun e tradhtoi Hamzai. Krishtin e tradhtoi Juda Iskarioti”.

Por vetëm disa kohë më parë, Lapaj e ka prezantuar Shabanin si modelin e vlerave që duhet të përfaqësojnë shqiptarët në Parlament.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Shabani ishte “modeli i vlerave që do e ndanin Shqipërinë nga modeli i kënetës dhe makutërisë që ndodhemi”, duke e quajtur atë “modelin e Shqipërisë qytetare” dhe “njeriun antikonformist dhe super të lexuar”.

Mbi të gjitha, Lapaj pranon sot se i ka kërkuar tezes së tij Ana Dajko, që ta mbajë mandatin me çdo kusht për të penguar Shabanin që të bëhet deputet. Ndërsa dje bënte thirrje se Endrit Shabani duhet të ishte me çdo kusht në Kuvend.

Ky ndryshim drastik qëndrimi nga lavdërime publike te akuza për tradhti ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e shohin këtë si një shembull të paqëndrueshmërisë politike dhe personale të Lapajt.

FOTO: Lapaj harron vlerësimet për Shabanin! Dikur e quante model

1 Komente

  1. C
    Cuku

    Fiks Rruspie

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje