"Mandati im përfundon sot" - Igli Hasani: Nder të shërbeja përgjatë një periudhe historike

16 Shtator 2025, 19:13Politika TEMA
"Mandati im përfundon sot" - Igli Hasani: Nder të

Teksa sot i ka përfunduar mandati si ministër i Jashtëm, Igli Hasani ka ndarë një mesazh falënderimi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani vuri në dukje disa prej arritjeve kryesore të mandatit, si përfundimi i anëtarësimit të parë të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, hapja e 28 prej 33 kapitujve negociues me Bashkimin Evropian, si dhe organizimi i Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Ai falënderoi stafin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin, duke theksuar se sfidat e kohës u përballuan me përgjegjësi.

"Mandati im si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundon sot. Ka qenë një nder të shërbej përgjatë një periudhe historike dhe transformuese për Shqipërinë të shënuar nga përfundimi i mandatit tonë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, hapja e 28 prej 33 kapitujve negociues me BE-në, mikpritja e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, si dhe arritje të tjera që forcuan rolin tonë në Evropë dhe në botë, mes sfidave të thella për kontinentin tonë dhe më gjerë.

Jam thellësisht mirënjohës ndaj stafit të përkushtuar të MEPJ dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin e ngushtë. Pres me kënaqësi rolin tim të ri si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme me të njëjtin mision, por nga një këndvështrim i ri', shkruan ai. 
Igli Hasani do të marrë drejtimin e Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, rol që sipas saj do të vijojë të mbajë të njëjtin mision. Ai ka mbajtur postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej shtatorit të vitit 2023", shprehet Hasani.

6 Komente

  1. A
    Arben D.

    Ah more djale, te hoqi se s’je hajdut si te tjeret.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arben K..i

      Po cfare te vidhte o debil ferash ?? Ministr i Jashtem ishte …djale i mire , i qete , i zgjuar …vesh duhet te jesh dhe diplomat dinak ne kete post …perndryshe te pin lengun brenda dhe jashte kufijeve ….. Si dikur Bakogiani thosh per Lul brylin …djal i mire dhe i sjellshem ….e cmos te thosh , tallte bythen me derasen ne kemb …e mernin te dicka te garantuar , per dicka qe e kishin ne xhep ….dhe Igli …as mish e as peshk ….

      Përgjigjjuni
    2. o
      or taj...

      O toc sic hyre dole:Hyre shul e dole lloz. Nuk e dime qe per kater vite kishe mandat, aty ku mblidheshin Ministrat e jashtem te Evropit apo ne OKB prezent ishte vetem Ramaduro, por ti te pakten ne kater vite bere turizem qejf o qejf me parate e taksapaguesve shqipetare qe kenaqen dhe zgerdhihen si toca me batutad bajate te corapekuqit dhe hajduti i syzeve me skelet te kuq te Zahos.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Pall

        Po ti ishe nje KOT fare, po fare fare, po c'minister ishe ti mo lumemadh, ti ishe nje fende e frohte. Thone plakat e vjetra, pandehem se erdhe si kolloz, po erdhe shul e dole lloz.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Djal I mire po kot

          Ky eshte per Ndonje Akademi shkencash gjoja se shkence nuk behet po Hajde….Duam Mamicen qe vjen era Mire dhe i afrohen Zagaret se ky duken sikur e kishin bere minister me zor…..Emer Grek Igli e mbiemer Turk ,Hasan ku te shkonte ky I shkreti ..Mamica do ta hap rrugen me gop se nuk i mbyllet tha Kumandanti ….

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teo

            Cfare arritjesh pate? Nuk di te kete ndonje permiresim per Shqipetaret jashte. Letrat njesoj si Indianet e Afrikanet i kane.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje