Zëvendëskryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka ndarë momente nga takimi me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën.
Në platformën “X”, Bettel shkruan se ishte kënaqësi që mori pjesë në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Ai thekson se gjatë këtij takimi të shkurtër ia bëri të qartë kryeministrit shqiptar mbështetjen e plotë të Luksemburgut gjatë rrugëtimit të vendit të tij drejt familjes së madhe europiane.
“Në kuadër të GAC, mora pjesë në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe pata kënaqësinë të takoja mikun tim Edi Rama. Përgëzova progresin e Shqipërisë në anëtarësimin e saj në BE dhe përsërita mbështetjen e plotë të Luksemburgut për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, shkruan Bettel.
On the sidelines of the GAC, I attended the Albania-EU Intergovernmental Conference and was glad to meet my friend Edi Rama. I commended Albania's progress in its EU accession and reiterated Luxembourg's full support for Albania's European perspective. pic.twitter.com/1mokOcYw44
— Xavier Bettel (@Xavier_Bettel) September 16, 2025
Duke pare foton: Xavier i ka fut gishtin ne bithe citjoneziut ene i pacipi(atheos) i ve doren duke i thene: ok aty,mos e shty me se na cave verren.... gezuar ramazonin!
eeee keshtu per show e kemi te gjatin
Qy lafsha duket si Motor Alibytha, hahaha politikani nga Berati që të ha krudo.