“Aty do duket qasja”, gazetari: Ja vendimi i parë që Trump do marrë për Shqipërinë

31 Dhjetor 2024, 13:50Politika TEMA
“Aty do duket qasja”, gazetari: Ja vendimi i parë që Trump

Marrja e detyrës nga Donald Trump më 20 janar pritet me interes të shtuar edhe nga formacionet politike në Shqipëri. I ftuar në Euronews Albania, gazetari Lavdrim Lita bëri një parashikim mbi ndryshimet që presidenca e re amerikane mund të sjellë për Shqipërinë.

Lita theksoi se vendimi i parë që Trump do të marrë për Shqipërinë në 6 muajt e parë të vitit 2025 do të jetë caktimi i një ambasadori amerikan në Shqipëri.

Në analizën e tij, gazetari thekson se zgjedhja e ambasadorit do të tregojë dhe qasjen që administrata Trump do të ketë ndaj Shqipërisë.

Ai shtoi se në tavolinë janë dy mundësi: nëse do të kemi një ambasador politik nga rrethi i ngushtë i Trump, apo një ambasador diplomatik që do të varet nga Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio.

“Nuk është Shqipëria qendra e vëmendjes së Trump, apo e administratës amerikane. Nëse do të shikojmë ndonjë lëvizje për Shqipërinë, do të jetë miratimi i një ambasadori të rinj në gjashtë muajt e parë të 2025-ës.

Dhe më pas do të shikojmë cila do të jetë politika amerikane dhe nëse do të ketë ndryshime, apo nëse do të vazhdojë me të njëjtat ritme dhe orientime. Testi i parë do të jetë caktimi i një ambasadori dhe do ta shikojmë nëse do të jetë një ambasador politik apo një ambasador diplomatik.

Kjo do të duket nëse do të jetë një person që zgjidhet nga rrethi i ndihmësve të Trump, siç ishte Yuri Kim, apo nëse do të jetë një ambasador nga DASH dhe nën drejtimin e Marc Rubios, i cili do të jetë Sekretari i ri i Shtetit.

Ky do të jetë përcaktimi më i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi duhet t’u themi shikuesve se si lëviz diplomacia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” tha Lita.

9 Komente

  1. B
    Beu

    Or gazetar nuk po e ze gjumi Trump se nuk ka ambasador ne Shqiperi , fajin e ka Mero qe boton nje thenie nga ty amator gazetar .

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      Sakte.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Koha e fallxhorve pa lek dhe arixhive me arinj me zingjir qe vine nga bregu lumit... po pse mor loqe daj Samiu e shef albanistanin me dylbi per nate? ca jane te gjitha skermbythjet maqedoni, malci(Mal i zi) Kosove, albanistan bosnje qe te gjitha keto rrumpalla Daj Samiu i ka ne nje unison dhe nuk shikohen ne menyre individuale. USA shef rajonin dhe jo lagjen e gabelve ne tirane apo shkup.

        Përgjigjjuni
      2. Y
        Yuri Kim zgjedh Ambasadorin

        Ambasadorin e ri amerikan per ne do ta zgjedhe Yuri Kim. Kuptohet se cdo ndodhe me Saliun dhe PD, pyetja eshte nese do haje vertet, po vertet eee, bar si e meriton PD.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sara

          Po pse beheni koqe po Trampi te shqiperia e ka mendjen?

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Dhe duhet shtuar qe Yuri Kim eshte akoma prezente me nje funksion te rendesishem ne DASH,dhe sigurish qe raportet e saj,dhe te ish ambasadorit Donald Lu mbi Shqiperine, jane,dhe sipas nendimit tim,do te vazhdojne te jene te rendesishme edhe per trupin dipllomatik te ardheshem ne Shqiperi,prandaj emertimi politik apo dipllomatik i ambasadotit te ri amerikan ne Shqiperi,,nuk ka per te ndryshuar qendrimi i deri tanishem mbi drejtesine ne Shqiperi,mbeshtetjen e fuqishme per SPAK, e per rrjedhoje dhe vendimet mbi njerzit e pa deshirushem ne USA. Shancet per Saliun jane baras me zero,ne mos qofshin nen zero,si rezultat i nje gjuhe denigruse per departimentin e shtetit ne fjale,e drejtuar aktualisht nga Blinken.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Spiro Terbufi

              Trampin po ta pyesesh as se ka idene ku bie Shqiperia.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kadriu

                Ke thënë nje gje shume te besuesshme

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Jo jo! Gabim i rende zoteri! Ka bisedu Pollo dhe Belo qe ne daten 19 janar ora 12 e 1 min firme e pare do e hedhe per ti heq damken Sali boles. Ashtu pra.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje