Humbja e thellë në Kukës, analisti: Qytetarët po refuzojnë Berishën e Metën! Kreu i PL-së ka vënë bast me kalin e lodhur

25 Shtator 2023, 14:08Politika TEMA

Humbja e thellë në Kukës, analisti: Qytetarët po

Analisti, Lavdrim Lita komentoi zgjedhjet në Kukës, të cilat dhanë një rezultat me fitore të thellë të Partisë Socialiste me mbi 5 mijë vota.Lita u shpreh se kjo fitore e dytë e Partisë Socialiste duhet parë më shumë si dërrmimi i Berishës dhe Metës. 

“Kjo piruete për të bërë deputetët për të qenë në prehrin e Sali Berishës nuk është përtypur mirë nga demokratët apo qytetarët në Kukës dhe me thënë të drejtën më shumë se opozita e vërtetë qytetarët kanë preferuar pushtetin e vërtetë.

14 maji nuk ishte rastësi apo aksident politik. Me gjithë këto skandale apo ngjarje që kanë ndodhur, duhet ta kishin dëmtuar mazhorancën, por nuk është faji i qytetarëve. Po refuzohen Berisha e Meta.”- tha Lita në Report Tv.

Qytetarët e Kukësit, nuk e patën opozitën si alternativë sepse mesazhi i tyre është shumë i qartë, po refuzojnë Berishën e Metën, thekson analisti.

“Kjo piruete për të bërë deputetët për të qenë në prehrin e Sali Berishës nuk është përtypur mirë nga demokratët apo qytetarët në Kukës dhe me thënë të drejtën më shumë se opozita e vërtetë qytetarët kanë preferuar pushtetin e vërtetë.

14 maji nuk ishte rastësi apo aksident politik. Me gjithë këto skandale apo ngjarje që kanë ndodhur, duhet ta kishin dëmtuar mazhorancën, por nuk është faji i qytetarëve. Po refuzohen Berisha e Meta.”- tha Lita.
Lita theksoi se më i humburi në fakt është Ilir Meta, i cili vetëm po fundoset nga Berisha. Sipas tij, Meta po investon shumë dhe ka marrë vetëm humbje në këmbim.

“Në 2015 PD e ka fituar Kukësin me 3 mijë vota më parë, në 2019 nuk mori pjesë në zgjedhje dhe është humbur më 14 maj dhe u rihumb sërish për herë të dytë. Projekti ‘BF’ nuk funksionon. Berisha po fundos edhe Ilir Metën, i është varur si gurë më qafë dhe po e fundos. Meta po investon shumë dhe po merr vetëm humbje. Ka vënë bast në kalin e lodhur.”- theksoi Lita.
I pyetur për retorikën e njëjtë të Berishës për vjedhjen e votave, Lita zgjodhi ta ironizojë.

“Ai libri i zgjedhjeve të bëhet film dhe në zgjedhjet e ardhshme të bëhet serial. Ai është humbësi i çdo palë zgjedhjeve dhe nuk mban përgjegjësi dhe drejton gishtin nga të tjerët.”- vijoi ai.

5 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Të gjithë i bien gajdes.Kuksi ka qënë gjithëmonë djathtas por ata nuk duan Berishën e Metën.Nuk është kështu sepse qytetarët nuk votojnë me sy mbyllur por kur ju vjen në majë të hundës ja djallosin të gjithëve.Qeveria ka patur probleme me drejtësinë por askush nuk thotë:bravo që nuk pengon drejtësinë ti gjykojë?Nuk ishte Saliu që drejtësinë e kishte si të tijnë?Ja pra që Rama vërtet ka përgjegjësi por edhe meritë që nuk mbron askënd dhe këtë populli e vlerëson.Më von sikur edhe Rama të ketë dorë diku do gjykohet dhe mund të dënohet si shumë politikanë të tjerë nëpër botë si Berluskoni,Sarkozi etj etj..Prandaj kryesorë janë Berisha dhe Meta dy aventurierë që e dinë që çkanë bërë dhe kanë frikë të largohen nga politika .Gjithashtu ka edhe ca gangsterë që i shkojnë pas për të marë ndënjë felë po fituan gjë por sipas shënjave vetëm në botë tjetër mund të fitojnë ndonjë gjë..

    1. G
      Genti

      Me Berishën dhe Metën përballë e Gomari i Babatasit do i fitonte zgjedhjet edhe pa pëllitur fare jo më Rama që fitoret i ka kthyer në normalitet me gjithë gabimet që ka mbi shpinë.

      1. Z
        Zeqo Pilafi

        Akoma me këto analiza idiote ju???? As ka humbur dhe as humb Berisha, Meta dhe Rama, ai që humb është populli. Treshja është e fortë si shkëmb.

        1. V
          Vranakonti

          Saliut dhe Metes u ra hunda ne mut. Prite kure te thon votat nai vodhi Rama. Nuk kane muhabet tjeter ata. Turp jo e jo se u ka plasur cipa. Jane bere si baka me zeken. Po tallet bota me ta.

          1. V
            Vranakonti

            Hajt ne pidh te semes vaft Sali mortja dhe dallkauti Meta. Dy buajet e Lezhes jane futur ne lere me balte dhe po lerosen. Me keta dy qeshin dhe kalamanjet kur i shikojn ne tevizor.

            Lini një Përgjigje