“I shkruajta Berishës, më telefonoi i biri dhe më kërcënoi”, kabllogrami që gropos Fatmir Mediun

9 Shtator 2023, 09:55Politika TEMA
“I shkruajta Berishës, më telefonoi i biri dhe më

Një prej kabllogramave të Wkileaks tregon një raportim të Ambasadës në Tiranë për DASH, lidhur me atë që ndodhi nê Gërdec.

Kabllogrami i klasifikuar raporton një bisedë në Ambasadë mes ambasadorit, stafit të ngushtë të tij dhe ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha.

Hoxha thotë se Shkëlzen Berisha e ka kërcënuar dhe shton se ish-ministri Mediu ka ndjekur gjithë procesin në detaje.

Më poshtë teksti i kabllogramit:

“…Në një takim të kërkuar me ambasadorin, Hoxha tregoi historinë e tij që qëndronte pas shkarkimit që iu bë kohët e fundit duke e lidhur këtë me shpërthimin e Gërdecit.

Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha deklaroi në Ambasadë se që nga fillimi se ish-ministri Mediu ka marë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.

Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-ës, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se s’kishte asgjë të gabuar.

Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një ‘djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, “pa asnjë vonesë”.

I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “po”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës. Mbi këtë ai tha se nuk ndihej i sigurtë që të fliste.

Ambasadori i tha se nëse hetimet e prokurorisë do të jenë të suksesshme ata që dinë të vërtetën duhet të flasin hapur. Hoxha ishte dakord se në interes të drejtësisë ai duhej të fliste hapur, por nuk konfirmoi që do ta bënte këtë. (shënim: Hoxha tha se ka plot të tjerë që e dinë këtë informacion)

Koment: Ky është incidenti i dytë që një zyrtar shpreh një shqetësim të fortë, rrethuar me frikë, për sigurinë personale dhe profesionale, në fshehtësi të plotë me Ambasadorin. I pari erdhi nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Disa jashtë mbështesin versionin e ngjarjeve të Hoxhës. Si shef i ushtrisë, marrëdhëniet me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura; ai duket se në mënyrë frekuente ishte jashtë loje duke patur mungesë autoriteti për të përmbushur detyrat në zyrën e tij.

Sipas të dhënave, Prokurorja e Përgjithshme duket se e ka fokusuar investigimin e saj larg ushtrisë dhe Mediut. Nëse versioni i Hoxhës përmban elementë të vërtetë mund të ndihmojë në dhënien përgjigje të elementëve relevantë dhe pyetjes më të madhe: Përse PD ka avancuar me sulmet konstante ndaj institucioneve të pavarura pikërisht në këtë kohë, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke e drejtuar atë drejt pikëpyetjeve për kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ndodhet përpara ratifikimit të marrëveshjes më NATO-n…”

(fundi i kabllogramit)

17 Komente

  1. E
    Eni

    Aman per shef shtabi...ikni more....turp we keni qene ushtarake...laj ojata ne usa

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni pordha

      Eni , Shteti Shqiptar jep abetare falas …..perfiton dhe ti si kufome e genjyer nga qarqet se ndoshta injoranca sot ha buk kudo …..

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hypesi I cmendur

      shef shtabi legen,bythqim I tredhur nga mehdihoxhgerdeci, kjo ishte qiveri e shpellareve qe vdesin per prijesin e kopese

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Edhe shef shtabi dhe frikacak nuk shkon.Zoteri ta kishje denoncuar boterisht aferen e mos tia mbathje si lepur.Turp

        Përgjigjjuni
        1. 2
          2

          Nuk ishte frikacak o bole , nuk e linin te punonte , e kercenonin , ku te ankohej njeriu ?? I kish te gjitha dyert e Shtetit Shqiptar te opkupuar nga familja Berisha te mbyllura dhe bythqiri i teta Lirise kercenonte kedo hapur …...edhe Kosta Trebicka beri heroin dhe trimin ….fundin e dine te gjithe ….prandaj mendohu para se te leshosh mendimin tend …..ke boll kohe , mos shkruaj karlliqe , idjot

          Përgjigjjuni
          1. x
            xheJ.eN.Bi

            O 1- shi...më duket se je larguar nga Shqipëria në 91- shin dhe nuk je informuar për ngjarjet në Shqipëri.Ke dëgjuar gjë për Trebickën që vajti për gjah dhe u gjënd i vdekur.Po për Olldashin që ishte gati të fliste dhe vdiq vetëm se u përmbys makina. Shefi Shtabit i ka dëgjuar këto dhe nuk guxonte t'i denonconte.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Didi

            Keto jan kabllogramet e MERO Qorapes

            Përgjigjjuni
            1. D
              Didi Dada Dudu

              Qorape ? Cfare gjuhe eshte ...

              Përgjigjjuni
            2. A
              Adriatik

              Gjykimi i F.Mediut eshte sa per sy e faqe.Me kete SPAK qe kontrollohet nga krimineli Berisha vete Berishes ,Mediut,Ilirit etj.nuk ju hyn gjemb ne kembe.Ndajeni mendjen per kete.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erindi

                C'shar shefa leshi , ushtarak pa shtyll kurizore Nuk fliste se i rezikoj jeta !!!! Po pse mor shefi leshit po te kishe folur me koh nuk do kishte ndodhur tragjedia , varja nuk fole shpetove lekuren per vete Ata qe u vran nuk ishin bij nenash i kishte bere lopa Nuk fole ne ate koh se u trembe !!! Po tashti qe te mbron Amerika pse nuk deshmon ne organet e drejtesise ? Dhe ate denancim e kebere per te mbrojtur lekuren tende e jo ata dhjetra te pagajshem qe punonin si ata te burgosurit e Mathauzenit qe presnin vdekjen ne cdo moment Drejtesia duhet ta sjelli me dhun kete langaraq Po te mrte urdhra nga Saliu per te sulmuar opoziten ky lloi ushtaraku do ta zbatonte pa hezitim Ky lloi ushtaraku pa byth u temb nga Shelzeni Ik mor rrac bstarde Po ne lufte mor frikacat cdo beje ? Me siguri do dezertoje se do ti mbushje breket

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

                  Sali berishi, sali lusha, vjollca vokshi, fahri balliu, Sudja, tritan shehu, na sollen damakrazine! Padyshim

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Soreto

                    Dhjeraman. Ky do i printe ushtrise ne lufte???

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ledio

                      shef shtabi ky bythqire qe iku nga frika e shkelzen pederastit?

                      Përgjigjjuni
                      1. 3
                        3

                        Nuk tha njeri qe do bente namin shefi shtabit,por te pakten te ishte pak me dinjitoz.Vajtja ne Ambasade duke u quravitur eshte padyshim gjeja e fundit qe duhet ti shkoje ne mendje nje burri shteti,aq me teper ushtarak.Kta thone qe kishte presion.Vaj medet ta kishim nisur ne lufte me Greket ne jug ose me Serbet? Shef shtabi kar toni.

                        Përgjigjjuni
                        1. 4
                          4

                          Ore njeri , nuk e kupton qe Zen bythqiri kish bande nga mbrapa ?? Bande ne kuptimin e plote te fjales .....kedo qe nxirte probleme qellimeve te tij , por dhe te Saliut i qeronin , e e ke te qarte se sa kane eleminuar ?? ....vaj me det nese mesonin qe dikush donte ti merte pushtetin ....vec ti se kupton , se nuk je ne vend te tije ...te gjith jashte valles jane specialista ....kush kercen eshte sekreti ...thellohu dhe mendo qe kishgin te benin me vrases dhe jo ordiner , por vrases shteteror , i mbronte qeveria nga mbrapa ...

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Prostituta Kombetare Sali

                          Pse, çfare duhet te bente shefi i shtabit?! Nuk ishte ne lufte, por kishte perballe mafien shteterore! Edhe sikur te bente diçka, kush do e mbeshteste?!?!?!

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vranakonti

                            Ka kaq shume dokumenta dhe fakte per t' futur ne burg Salin Shkezenin,Ergiten,por neve nuk kemi drejtesi. Institucioneve te drejtesise u shpeton shurra nga Sali Berisha dhe bravo i qoft Saliut.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje