Partia Demokratike nuk do të ketë kandidat për zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës.
Deputeti demokrat, Arbi Agalliu deklaroi se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëzuar që në Kukës të ketë një kandidat të vetëm dhe fitues të të gjithë rrymave të kësaj force politike.
Në një intervistë për ABC News, Agalliu u shpreh se kjo do të shërbejë për t’iu dhënë demokratëve mundësinë për të fituar Bashkinë e Kukësit.
“Është një pyetje e cila po mban peshë jo vetëm qytetarët e Kukësit, por edhe gjithë opinionin në vend. Janë diskutime intensive në këto orë të fundit, Partia Demokratike, personalisht zoti Basha, ka kërkuar që në Kukës ne të kemi një kandidat të vetëm dhe fitues të të gjithë rrymave të Partisë Demokratike, duke iu dhënë demokratëve të Kukësit dhe Kukësit, mundësinë për të marrë Bashkinë e Kukësit.
Kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit në mënyrë të vazhdueshme, por fakteqësisht, deri në këto momente që flasim, nga pala tjetër, grupimi i Rithemelimit ka pasur kundërshti, madje kanë vijuar, kanë vazhduar të bëjnë proceset e tye pa marrë parasysh asnjë lloj kërkese. Kështu që, fatkeqësisht duket se nuk ka asnjë lloj dëshire nga ish-kolegët tanë për të qenë të unifikuar në kandidatin e nxjerrë në Bashkinë Kukës.
Ne jemi duke bërë të gjitha përpjekjet për të marrë një vendim sa më afër në funksion të demokratëve të Kukësit, ndaj këto orë në vijim, në konsultim të vazhdueshme me degën Kukës, do të shohim deri në fund zhvillimet”, theksoi ai.
Moskandidimi ne Kukes i PD se Bashes tregon jo seriozitet e frike,pra ska pse akuzon Bardhin e Tabakun per 14 maijn Basha.Ne kete mennyre Basha duhet ose te vrasinb veten ose te ikun jashte shteti,si tradhtare i PD-istave
O Kari me nder deputet, jeni apo nuk jeni Parti, po njihni "non graden" Sali. Dilni ne shsh te burrave nxirrni kandidatin e PD dhe masni focen se sa u vlen lekura, si qelbanike qe jeni.
Me ne fund doli dhe Luli qe sikurse dhe Bardhi qe bejne lojen e non grates. Keta koqe presin qe te vdesi non grata dhe pastaj te hane koken e njeri tjetrit.
Ne fakt foltorja e ka shume gabim qe nuk merr mendimin e ketyre fare karave