Ibsen Elezi: Bashkimi i Bardhit me Berishën tregon se nuk kanë moral, tallje për demokratët

12 Shkurt 2024, 14:07Politika TEMA
Ibsen Elezi: Bashkimi i Bardhit me Berishën tregon se nuk kanë moral,

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se bashkimi i Rithemelimit së Sali Berishës me Gazment Bardhin, tregon se ata nuk kanë moral dhe se e kanë shkelur me këmbë kodin moral.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Elezi u shpreh se Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji, e cilësonin kuvendin e 11 dhjetorit të Berishës, si të manipuluar, e tanimë ata po bashkohen me ish kryeministrin. Sipas Elezit, kjo është një tallje për demokratët.

“11 Dhjetori është, quhet nga zoti Bardhi si një Kuvend i manipuluar, zoti Bardhi i ka akuzuar ata për një vepër penale. Gjithsesi po merremi me thelbin. Rikthimi i tyre është si rasti kur këto thonin se po te vinte Ilir Meta me ne, do të mbledhim vota dhe do të mundim Edi Ramën.

Bashkimi me Bardhin, tregon që Rithemelimi nuk ka kod moral, tregon që e ka shkelur me dy këmbë kodin moral. Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji realizuan një rezistencë të pamoralshme, kur ishin të bindur që shumica ishte në krahun e 11 dhjetorit.

Kur bën një veprim të tillë dhe tani i deklaron shqiptarëve që jam me Rithemelimin, nuk bën sens. Ai duhet të deklaroje që 11 dhjetori ishte kuvendi i rregullt dhe se 18 dhjetori ishte kuvend i manipuluar, por nuk e bën dot këtë. Grupi i Lulzim Bashës me Bardhin,a të kohë, nuk hapën proces penal. Grupi i zotit Basha dhe i Gazment Baardhit në atë kohë, kurrë nuk u përballën me Rithemelimin.

Këto dy vite treguan, unë i thashë Berishës, rruga që sot fillove është rruga që nisi Lulzim Basha. Zoti Berisha, ka probleme thelbësore me formimin e vet demokratik. Kuptohet, zoti Berisha është sfumuar  në raport me autokracinë e vet. Autorkacia e Edi Ramës e ka kaluar autokracinë e zotit Berisha. Tregon që ai është tallur me demokratët. Zoti Berisha ka tradhtuar 11 dhjetorin”, theksoi ai.

 

1 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Shumë nga këta demokratët dalin nëpër televizione dhe thonë ato që duhet në thënë në sy Berishës,Bashës,Bardhit e kujdo.Të gjithë flasin por asgjë nuk bëhet.Basha na thotë do e shkatërojmë Ramën,Berisha narko shtetin,Bardhi do luftojmë armikun Rama etj etj por ama faktet tregojnë se me veprimet e tyre nuk luftohet për të hequr Ramën po për të siguruar një vënd deputeti.Duhet gjetur një njeri për kryeministër sepse Berisha thotë do jem unë,Basha po ashtu dhe po të bëhen zgjedhjet sot ata nuk fitojnë asgjë sepse e kanë bërë partinë lesh e li.Këta karagjozë duhet të dinë një gjë sepse në sytë e popullit janë bërë njerzit më të uryer dhe më e keqja nuk ka as të rinj që të mund të krijojnë ndonjë gjë të hajrit kështu që Saliu do jetë në majë të kullës si hoxha,Basha do vërtite si pordha nëpër brekë gjoja do mobilizojë njerzit pa çka se nuk i del kush dhe bardhi do shkojë rrugëve.Thonë më 20 mbaron Rama!!!Ja shpalli zgjedhje kush do ti votojë?Askush.34 vjet dhe ska dalë një njeri i saktë të bëjë politikë..Me njerëz të kalbur nuk mbahet ndërtesa e Lanës në këmbë...

    Lini një Përgjigje