Kadilli për Bardhin: Një njeri që e fillon politikën ministër, s’është politikan! Të tregojë a është me amerikanët apo Berishën?!

12 Shtator 2023, 15:57Politika TEMA

Kadilli për Bardhin: Një njeri që e fillon politikën

Ish-kandidatit për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli komentoi zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike dhe bashkimin e grupimit të Bardhit me atë të Berishës.

Kadilli sulmoi ashpër Gazment Bardhin të cilin e cilësoi si një jurist dhe jo si politikan.


Sipas tij një person që e fillon politikën si ministër nuk është politikan i mirëfilltë. Ai shtoi se grupimi i Bardhit duhet të flasë publikisht dhe të tregojë arsyet pse u bashkua me Sali Berishën dhe a janë me amerikanë apo jo.

“Këtu nuk ka politikë fare. Kur një njeri e fillon politikën nga ministër, nuk është politikan. Kur nuk është politikan mos prisni një arsyetim politik, maksimumi të luan me procedura se deri te juristi shkon.

Ata mbrapa nuk iu dihen as emrat, më vjen keq se i kam kolegë një pjesë prej tyre por nuk kanë folur kurrë publikisht. Të thonë se përse lëvizën?! A janë me amerikanët apo janë me Berishën?”- tha Kadilli në Euronews Albania. 

2 Komente

  1. B
    Bardha ka kaluar ylberin eshte bere dylber

    'Bardha ka kaluar Ylberin dhe eshte kthyere ne Dylber eshte turpe te mereni me je njeri qe ka probleme me hormonet

    1. O
      Oh sa kom qesh

      Kandil (toke jo deti) te eshte bere hunda me e gjate se e Pinokut, shkurtoje me gershere qe krasitet rrushi o rrush.

      Lini një Përgjigje