
Deputeti i PS, Petro Koçi duke folur për ndryshimet në qeveri, tha se është mesi i mandatit dhe lind nevoja për energji të reja.
“Kur je tek emrat është pak e vështirë të bëhen debate të tilla, pra nuk ka një model që sipas të cilit të fillojë debatin pse iku njëri dhe pse iku tjetri.
Këto ndryshime ishin të nevojshme se është mandati në mes dhe kërkon një nisje të re me energji të reja”, tha ai në rubrikën “Opinion” në New24.
Por çfarë mendon Koçi për “çështjen” Beleri?
“Rasti ka qenë flagrant. Kur dikush kapet në flagrancë, atëherë je vetëkopsitur. Ajo që kam ngritur së fundmi për shkak të reagimit të shtetit grek që për mua ka qenë shumë e ekzagjeruar… unë di që Beleri është me origjinë shqiptare dhe është nga labëria, por nuk di që në Progonat ka pasur grekë ndonjëherë, por historia nuk është ama ime më e mirë.
Përveç kësaj, për mua e rëndë ka qenë fakti që unë isha në disa fshatra në Himarë, që aty ishte përdorur nga Beleri dhe dhënia e pasaportave greke.
Nuk e di sa reale është se duhen hetime, por në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjë edhe më të rëndë. I bie që shteti grek duhet të ngrejë akuzë ndaj tij nëse kjo ka ndodhur, sepse kjo kërkon procedurë”, deklaroi Koçi.
Si je katandisur,bre koci,nga nje njeri me integritet,ne nje iso-xhi ordiner i kryevezirit. Bema tende e fundit,si koci i dikurshem.ish kur denoncove deri tek shiku,mafian e fierit ku ishin perziere gjere dhe thelle dhe socio-komunistet. Mbas kesaj e mbylle gojen dhe e perdore ate,vec per ti bere hosana Ram-iut. Epo ngushelloju mor i gjori petro me ate,qe je nuk i vetmi,qe te ka lene shtylla kurrizore dhe vazhdon te zvarrisesh!