
Prej disa javësh ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe problemeve me frymëmarrjen.
I ftuar sot në News24, deputeti i PS, Petro Koçi u shpreh se ka komunikuar me të birin e Nanos, i cili i ka pohuar se gjendja e tij është e stabilizuar.
“Kam komunikuar me djalin e Fatos Nanos dhe më ka thënë se gjendja e tij është stabël.
Nuk e kam vizituar në spital sepse mendoj se në gjendjen e tij nuk i bëjnë mirë vizitat e shumta”, tha ai ndërsa i uroi shërim të shpejtë.
Akoma me kete bixhozxhiun qe luajti me fatet e ketij populli,me parat e te cilit bleu hotele ne Vjene e neper bote.Popullit nuk i intereson gjendja e tij.Petro le ti bisedoj me njerzit e tij keto lajme.
Ore Toni qe qenke dhe mavri qe ne greqisht do te thote i zi. Pse shqetsohesh per kete informacion qe jep Petro Koçi ? Pse ja fut kot per bixhozin dhe hotelet e Nanos ? Nano iku si njeri i nderuar , dorzoi pushtet dhe u largua nga politika. Shiko Saliun qe po i bien breket dhe po del zbuluar gjithandej , lere te qete Fatosin ne hallin e vet .