Klementin Mile: Shoqëritë perëndimore sot udhëhiqen nga elita të ndara. Modeli i Ramës, modernist

23 Qershor 2025, 12:04Politika TEMA
Klementin Mile: Shoqëritë perëndimore sot udhëhiqen nga

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Klementin Mile, i ftuar në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, ka analizuar ndryshimet strukturore në sjelljen elektorale dhe shoqëritë moderne, duke theksuar ndarjen e elitave dhe rolin e liderëve politikë në ndërtimin e modeleve të reja.

“Nuk kemi më një sistem klasor, ku saktësisht ata me arsim të ulët dhe me të ardhura të ulëta votojnë gjithmonë majtas, ndërsa ata me të ardhura të larta dhe arsim të lartë votojnë djathtas,” tha Mile, duke shtuar se në shumë shoqëri perëndimore pas viteve ’60 ka ndodhur një kalim drejt një sistemi multielitar.

Sipas tij, “të mirarsimuarit shkojnë majtas më së shumti dhe ata që janë të pasur me shumë të ardhura shkojnë djathtas”. Kjo ka sjellë një diferencim elitar, ku të majtët përfaqësojnë më tepër elitat kulturore e arsimore, ndërsa të djathtët elitat ekonomike.

Mile argumentoi gjithashtu se në vendet që merren si shembull suksesi, është vërejtur një sukses identitar i partive që përqafojnë frikën ndaj të huajve dhe ofrojnë mbështetje për punëtorët e braktisur nga e majta tradicionale.

“E majta i braktis këta, sepse përqendrohet te të mirarsimuarit. Të tjerët mbesin mënjanë,” u shpreh ai.

Sa i përket Shqipërisë, Mile tha se “modeli i Edi Ramës është modernist – çdo gjë merr vlerë vetëm kur ai e prek”. Sipas tij, në këtë model, “njeriu i jep vlerë gjësë, dhe në këtë rast, është lideri ai që pompon vlera”.

Ai përfundoi se forcat që kanë dashur të rrëzojnë Ramën “nuk kanë ditur të krijojnë një model alternativ”.

2 Komente

  1. t
    te fala meros

    Me cfare ushqehet. ky trumcak, me fara lule dielli, apo me misra te zjere?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emër

      Po ç'muti ke me profesorin oo " të fala satëme" !?...... . O idjot, o bythëgrisur, o pabuks, o i djathtë.....!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje