Kryeministrja italiane në Tiranë: Duhet përshpejtuar anëtarësimi i Ballkanit në BE! Shqipëria mund të mbështetet tek Italia

6 Dhjetor 2022, 11:15Politika TEMA

Kryeministrja italiane në Tiranë: Duhet përshpejtuar

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha pas takimit me kryeministrin Rama se duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit.

Ajo u shpreh se do te bëjnë maksimumin për te bere te mundur anëtarësimin ne BE te vendeve te Ballkanit Perëndimor.

“Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos pas sulmit të Rusisë.

Duhet të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku, për ekonominë, sigurinë kibernetik dhe çështje të tjera.

Do bëjmë maksimumin për shumë çështje që kemi, për roaming për gjëra që po diskutojmë dhe siç e dini mund të mbështeteni tek Italia”, u shpreh Meloni.

1 Komente

  1. M
    Martin

    Fol o mbesa e Salvatore Melonit, aty je ne sheshin tend, sheshin Italia.

    Lini një Përgjigje