Samiti i Tiranës, 'Politico': Sulmi rus i ka dhënë impuls të ri zgjerimit të BE-së

6 Dhjetor 2022, 11:14Politika TEMA

Samiti i Tiranës, 'Politico': Sulmi rus i ka dhënë

Në prag të samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, portali i rëndësishëm politik, Politico, konfirmon atë që thuhet vazhdimisht, se zgjerimi ka marrë impulse të reja për shkak të luftës ruse në Ukrainë.

“Përpjekja e Rusisë për të pushtuar Ukrainën i ka dhënë një frymë të re zgjerimit të BE-së, duke e ripërqendruar vëmendjen në oborrin e saj të shtëpisë. 

Ata kanë kuptuar se ngurrimi për t’u zgjeruar në lindje, ka pasoja gjeopolitike në rritje, duke krijuar një vakuum që Rusia dhe Kina po lëvizin tani për ta mbushur”, shkruan portali, duke theksuar se vendimi për nisjen e negociatave vjen pasi integrimi kishte ngecur.

“Për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, zgjerimi i BE-së është rikthyer,” thotë Ivan Vejvoda, një specialist i Ballkanit në Institutin për Shkencat Humane në Vjenë.

“Kjo ka shkundur BE-në e vetëkënaqur, edhe pse ndërhyrja e Rusisë dhe e Kinës në rajon ishte e pranishme në mënyra të ndryshme përpara pushtimit”.

Portali shkruan se Kina dhe Rusia kanë ndikim në rajon, sidomos kjo e fundit. Serbia ka lidhjet më të ngushta me Moskën nga vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan portali.

Sipas Politico, presidenti Aleksandër Vuçiç i ka rezistuar presionit për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Lini një Përgjigje