Në 11 shkurt në shesh dalin edhe “mbretërorët” krah Berishës: Nuk kemi abdikuar kurrë nga pushteti, edhe pse në arrati

9 Shkurt 2023, 10:58Politika TEMA

Në 11 shkurt në shesh dalin edhe “mbretërorët”

Sali Berisha ka mbledhur pas vetes një tufë laramane, sa askush nuk e merr vesh se çfarë e lidh me njëri-tjetrin.

Së fundmi, Berishës i janë bashkuar edhe ata që e konsiderojnë veten “mbretërorë”.

Është Ekrem Spahiu, ai që në një shkrim të gjatë, thotë se “mbretërorët” do të dalin në shesh krah Berishës për të protestuar më 11 shkurt.

Ai shprehet se Zogu, edhe pse u arratis, nuk abdikoi kurrë nga Mbretëria.

Me sa duket, këta “mbretërorët” kanë ngatërruar protest, se më 11 shkurt Berisha del në shesh për tjetër hall.

Postimi i plotë i Ekrem Spahiut

Mbretërorët shqiptarë, me forcat e tjera nacionaliste dhe demokratike të vendit, janë përpara një përgjegjësie historike: rikthimin e të djathtës natyrale në rolin që i takon historikisht për rimëkëmbjen dhe forcimin e shtetit shqiptar.

Mbretërorët shqiptarë vijnë nga investimi i tyre historikisht shpëtimtar për Shqipërinë, qysh se i siguruan asajshtetin më të konsoliduar dhe më jetëgjatë në kohët tepër nevralgjike midis dy luftërave botërore.

Mbretëria Shqiptare i orientoi të gjitha strukturat dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira Perëndimore, duke thirrur dhe implementuar ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën atë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës otomane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet demokratike.

Ministrat, deputetët dhe ambasadorët e kohës së Mbretërisë Shqiptare u zgjodhën nga njerëzit më të ditur të vendit dhe ata i vunë aftësitë e tyre në shërbim të shtetit dhe shtetasve, siç e kërkonte statusi i tyre social dhe formimi i tyre. Mbi këto baza, u krijua edhe administrata e shtetit, dokumentacioni zyrtar i së cilës mbetet edhe sot etalon në çdo drejtim.

Me përvojën dhe autoritetin e krijuar, kontrolli i territorit u forcua në atë shkallë sa, në të gjitha kohërat më pas, kujtohet me nostalgji fakti i sigurisë dhe rendit publik ekzemplar. U ngrit një Ushtri Kombëtare me të gjitha strukturat krahasuese europiane, së cilës iu dha një mbështetje e pashembullt, duke i alokuar buxhet përparësor.

U shenjtërua prona dhe kadastra si elemente themelore të së drejtës. U ndërtua nga fillimi infrastruktura rrugore dhe ura të shumta. Pikërisht në atë kohë mori formë kryeqyteti shqiptar, me korpuset kryesore, të cilët edhe sot përbëjnë pasaportën e identitetit të tij urban.

Shteti i Mbretërisë Shqiptare e bëri krenar shqiptarin duke i garantuar lëvizjen e lirë, me një pasaportë të denjë për identitetin e vet kombëtar në çdo vend të botës.Paraja shqiptare, napoloni i famshëm, ishte një nga monedhat më të forta të kohës.

Liria e shprehjes dhe e shtypit ishte e garantuar. Në atë periudhë u botuan gazeta të gjithfarllojshme opozitare, në të cilat nuk ishte blasfemi dhe nuk ndëshkohej kush pse shkruante kundër qeverisë, apo edhe vetë Mbretit.

Ai shtet zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një pasuri konceptesh, praktikash dhe institucionesh, standardi i të cilave, në shumë plane, zor se është arritur nga qeverisjet e mëpasshme.

Në Luftën e Dytë Botërore, Mbreti Zog, zgjodhi vendin dhe kahun e duhur për të ushtruar angazhimin e tij antifashist e antinazist, përmes diplomacisë aktive jashtë dhe aktivizimit të forcave zogiste nga brenda vendit në përkrahje dhe mbështetje të Aleancës së Madhe Antifashiste.

Personalitetet, pjesëtarët, përkrahësit dhe mbështetësit e Mbretërisë ishin ndër ata mijëra shqiptarë të ndershëm e demokratë që u vranë, burgosën e persekutuan nga diktatura komuniste. Ata përballuan me dinjitet e stoicizëm të rrallë dhunën e ushtruar kundër tyre. Ndërkohë, Mbreti Zog(që nuk abdikoi kurrë)dhe mbretërorët jashtë vendit, duke u mbështetur në demokracitë e mëdha Perëndimore, nuk i pushuan kurrë përpjekjet kundër diktaturës komuniste.

Me këtë investim të gjatë thelbësor kombëtar, mbretërorët shqiptarë, krejt natyrshëm e me besim u bënë pjesë aktive e proceseve demokratike të vendit pas rënies së regjimit komunist. Në kuadër të këtyre proceseve, në referendumin e zhvilluar më 29 qershor 1997, populli shqiptar përzgjodhi me votë të lirë masivisht formën mbretërore të sistemit, duke dëshmuar pikërisht besimin te vlerat historike të Mbretërisë për fatet jo vetëm të Shqipërisë, por gjithë kombit shqiptar.

Është pikërisht ky investim dhe ky besim që i obligon mbretërorët shqiptarë të ridimensionojnë angazhimin e tyre për rimëkëmbjen e shtetit shqiptar përmes forcimit të vlerave demokratike dhe vlerave kombëtare të trashëguara nga shteti i Mbretërisë Shqiptare. Sot, më shumë se asnjëherë tjetër, është koha që mbretërorët shqiptarë të marrin përsipër rolin që iu takon si detyrim kombëtar, historik, politik e moral për të protestuar:

Çështja kombëtare është e braktisur. Siguria kombëtare është në rënie të vazhdueshme. Pasiguria publike rritet çdo ditë e më shumë. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të rrezikuara seriozisht. Sistemi i drejtësisë pothuajse është inekzistent. Prona publike dhe private po masakrohet e stimuluar nga shteti. Korrupsioni po gërryen fuqinë e shtetit shqiptar dhe po varfëron shqiptarët. Familja, për të cilën si komb jemi krenuar, po degradohet. Rënia e prodhimit kombëtar ka krijuar varfëri e papunësi, çka ka çuar që vendi të shpopullohet ngase pjesa aktive e shoqërisë nuk gjen dot alternativë të sigurt këtu në atdheun e vet. Shërbimet publike mjekësore janë katastrofë, ndërkohë që shumica e ilaçeve dhe produkteve ushqimore të importuara janë të skaduara.

Prandaj, për mbretërorët, përgjegjësia historike përkthehet në një detyrim historik për të ardhmen e Shqipërisë: të angazhohen me të gjitha format demokratike për ta rikthyer Shqipërinë në binarët e vlerave për të cilat kanë investuar qysh se një shekull më parë. Pjesëmarrja në protestën e 11 shkurtit është një nga momentet ku ata duhet t’i evokojnë këto vlera.  

 

40 Komente

  1. L
    Lomy

    Ekrem spiuni..

    1. M
      Monika

      Ekremi ka te drejte te dale ne proteste sepse perfaqeson Ahmet bej Zogollin, babain e pavdekshem te korrupsionit shteteror ne Shqiperi.

      1. a
        armand

        Hajdutet e floririt shqiptare me ne fund u bene bashke.

        1. T
          Taqo

          Shume I sakt komenti juaj

      2. k
        k

        Na duheshin ca budallej te tjerë të boheshe tamam.

      3. L
        Lekbibaj

        Ky eshte lajm i madh, tani qe do dalin edhe mbreteroret ne shesh jo vetem qe mori fund pushteti i Edvin Rames, por keq do e kete edhe Amerika.

        1. D
          Doni

          Heu. Akoma qenka ne qarkullim ky k..i me zile Ekremi ?? E kishim harruar ket fytyre

          1. D
            Dakord

            Hahahahahahaha o ça gallate mor aman

          2. K
            Klinsman

            Ekremi nuk ka aq fjalor sa te shkruaje kaq gjate. Mesiguri, tek fjalia e dyte do e kete zene gjumi nga lodhja.

            1. P
              Partizani i fundit

              Pas kaq e kaq vitesh, besoj se:- shqipètarèt nuk ja vejnè mè veshin atè qè dikush flet e bèrtet...por veprimwt dhw qèndrimwt e tyre. Ndaj ky tellalli Ekrm Spa tè gjejè njè punè, pasi mbretèria e tyre ka perenduar para se me lindè!

              1. H
                Himarioti

                Ndyrësira, të të gjitha ngjyrave politike, po bashkohen kundër demokracisë dhe kombit tonë. Edhe gjyshi i këtij Hurit të Gjatë, e mori pushtetin me trupat serbe. Kështu janë këta, antishqiptar.

                1. R
                  Roçka pe korçe

                  te lexosh per mbreteroret te vjen per te dhjere

                  1. L
                    Luani.T

                    .... dhe këta janë shumë fare. Do bëjnë namin atë ditë!

                    1. G
                      Goma Michelin

                      Po gjigandi, i madherishmi, i pamposhturi, i palekunduri, don zhuani, romeo, johny sins, rocco sifredi, fituesi i BBVIP2, AMOS MUJI ZAHARIA do jete?

                      1. s
                        saliu duhet te shpallet terrorist

                        mbreteroret bashke me arroret.

                        1. P
                          Poseidon

                          CDO TI JEPNI KETE RADHE SERBISE SHKODREN????????

                          1. P
                            Poseidon

                            CDO TI JEPNI KETE RADHE SERBISE SHKODREN????????

                            1. p
                              pinjolli i Tradhetise Kombetare duhet te zhduket

                              zhduku nga Shqiperia mor dobic qe vjen nga Afrika e Jugut ,qe me kte Toke s'te lidh asgje . Gjyshi jot ishte nji Shkerdhate e injorante pa asnji Vlere Qytetare Shqiptare dhe ky Kryeshkerdhata e fisit te melloksave qe u vu ne Politike sipas Modelit te Zogut te Kurves ,qe e pruri ne Fuqi dhe ben Mbret Serbo-Ruset ,per te cilen i Fali jovetem Perllen e Ballkanit _SHEN NAUMI-n sepse ishte zone e banuar nga Ortodokset Shqiptare dhe Rropsise Matit s'i interesonte me demek ,por iku si shkerdhate me Florinjte e Shqiperie dhe ku ? Ne Greqi biri Kurves Matjane . ___________________Nji Mbret vjen nga nji Familje Mbreterore dhe jo nga nji Katunde si Mati nji fshatar injorant qe shpall vetem Mbret nen bajonetat Ruse ! Prandaj , per cfar Mbretrie e Mbreteroresh pelliasin Idiotet ne ate vend paZot ????????????? Nji Qeverri Patriote duhet ta hidhte ne Gjyqe ishGjyshin dhe sekuestronte Pasurine nen Akuzen _Tradheti e Larte ndaj Atdheut per shitjet te Teritorit Shqiptare dhuruar Serbise por edhe per arratisjen si Qeni me Bisht nder shale ,para Sulmit te Italise Fashiste duke mos ndermarre anji lloj Qendrese e Organizimi te popullit kunder pushtimit . Asnji Mbret i Vertete nuk iken si shkerdhate nga frika e le vendin ne duart e Pushtueseve o plehra malokqias . Ky llozi qe shitet per pasardhesit e Mbretit Sharlatan duhet te zhduket nga ky vend dhe sekuestrohet gjithcka o Shtet Bythqimash qe nuk ditet njiher te silleni si Shtetare te Vertete

                              1. D
                                Detari

                                fytyra turqish

                                1. Roberto

                                  Sa mireeeeee. Familja mbreterore eshte nje familje intelektuale,shtrese e larte jo per Leka Zogun II por per familjen e nuses se tije Elia Zahaia. Shembulli me i mire dhe me i spikatur eshte ish banori i BBV Amos i cili "ka nje nivel te larte" krahasuar me te gjithe banoret e tjere dhe nuk krahasohet me askend. E motra mban titullin mbreteror Princeshe ndesa Amosi e mban veten si Duke. Zot na ruaj.

                                  1. a
                                    astriti

                                    interesante .mu kujtua leka me bombat qe i vareshin nen ije .dhe don kishoti do ta kishte zili per pamjen qe afronte .dashte zoti sja ka dhene bombat ekremit se pastaj na morri lumi .me angazhimin e tij ne proteste plotesohet dhe rethi i atdhetareve shqiptare .saliu tomorri ekremi edmondi dh te tjere atdhetare pa atdhe ,kane marre persiper te shpetojne atdheun e tyre pasi ai eshte ne rrezik .besoj me bombat e trasheguara nga leka i pare ne revolten kunder referendumit per monarkine .ekremi do ta ktheje demokrcine ne shqiperi . e me pastaj monarkine .mbetemi me shprese se angazhimi i tij do te vendosi balancat .

                                    1. A
                                      Amos kokpidhi

                                      Mos te haroje te mare dhe motren e Amosit si pidh i mire qe eshte

                                      1. S
                                        Shqiptari

                                        Kane kaluar 85 vjet kur “mbreteria e sajuar nga bejleret dhe agallaret”me ne krye “te fortin”Ahmet Zogu,ia mbathi dhe nuk ishte nevoja te Abdikonte.Tere rrethi familjar i beut te Matit,kushetinjte,xhaje,daje,halle,teze,nipa dhe mbesa te 15 familjeve te medha te pashallareve dhe bejlereve(Zogoll,Vlorajt,Biçakt,Verlac,Vrion,Libohove,Dohoshisht,Dervish tere ishin fis dhe krushq,pasi jepnin e merrnin gra brenda fisit) shpallen vendin mbreteri.Nuk e bene per popullin por per pushtetin dhe pasurine e tyre.Per 500 vjet i sherbyen Turqise dhe e mbajten kete vend ne varferi te tejskajshme,madje nga me ekstremet ne bote.Kur baba dovleti vdiq,Mustafa Qemal Ataturku i perzuri nga administrata turke horrat Me duar ne xhepa ata erdhen dhe zaptuan tere zyrat,postet,pronat dhe e privatizuan Vendin.Kjo sepse vetem ata kishin bere shkolle,vetem ata gezonin prone,verem ata mund te ishin shtetare dhe zyrtare.Pasi e ropen mire kete vend,u pasuruan dhe u majmen,ne 1939,moren tere arin e mbetur,me letra qe i kopsiten vete,i firmosen vete, ia mbathen dhe i bene naften mbreterise.Ky birbua zogist flet kot rreziku pasi ka nja 32 vjet qe nxjerr buken duke u shitur mbreteror i nje mbreterie muzeale .

                                        1. T
                                          Tirona

                                          Te ishte gjalle gjyshi i tij nuk do te dekoronte nje gomar si Ekremi. Injorant deri ne dhimbje. Katunari modh....pupupu na myten.

                                          1. E
                                            Eri

                                            PLEHRA PO JU NGUSHTOHET LAKU TE GJITHE TRADHETARVE HAJDUTEVE DHE KRIMINELEVE TE POLITIKES. PAS MUTIT MBLLIDHEN TE GJITHA MIZAT. DHE JUVE JU BIE TE QUHENI MIZAT E MUTIT.

                                            1. N
                                              Nga une

                                              Nuk e keni keq ju ''mbreteroret - hale(o)ret...! Ju lidh dicka e perbashket me Salen dhe Ilirin: vjedhja e floririt shqiptar!

                                              1. B
                                                Bureto

                                                Qerem Spahija, dhe ti je ushtar i ishkomunistit dhe kriminelit Saleh, që perveç demagogjise s% peshtire, edhe me kete shkrim, nuk të lidh asgje me Monarkine si sistem shoqeror apo dhe si aspirate që ju mëtoni. Thjesht ti personalisht, të ka sherbyer si koperture per te arritur qelimet e tua politike dhe ato, dhe ç'eshte e verteta, ato nen ombrellen e monstres Saleh Berisha, i ke arritur. Nuk harrohet roli tend në "grushtin e shtetit" te 14 shtatorit 1998, që personalisht për ti si "mbreteror", do të mbetet si nje njolle turpi, e cila nuk ka per të t'u shlyer kurre nga analet e historise. Sigurisht qe per kete sherbim ndaj Salehut, benefitet i ke marre, bile me bollek, deputet, anetar i qeverive te tij , pasuri etj etj. Por per keto nuk duhet te jesh hiç 'krenar', perkundrazi i turperuar, ose siç thuhet rendom për tipa si ju, 'i dhjerë'. Perfitimet e tua nuk kane te bejne fare me kontributet e tua në sherbim te monarkise, prej te ciles medemek, nuk keni hequr dore. Po qe se ju 'mbreteroret" e keni me gjithe mend, dilni me 'Partine e Legalitetit', si force politke në zgjedhjet parlamemtare dhe ato administrative në Shqiperi. Keshtu do te jeni dalngadale nje zë, sa per trashegimine, aq dhe per te ardhmen e konservatorizmit shqiptar. Por jo! Misioni juaj, veçanerisht i yti, eshte krejt tjeter. Ështe ai i sherbetorit të ish-komunisteve qe prej 30 vjetesh, gelojne në koalicionin politik dhe qeverises Berisha-Meta, të cilebe ti u sherben. Të them miopi politike?! Jo, jo se kjo do ishte një eufemizem, nje perkedhelje per ti. Në kembim te mbijeteses, je/jeni thjesht një i rekrutuar, per t'iu sherbyer atyre. Tani, per te gjitha keto, nuk di ç'mendim ka Princ Leka, si nipi i Mbretit Zog, i cili më së paku ishte një antikomunist!!! Nëse edhe ay noton në keto ujra, atehere ta harroje "fronin"! Sigurisht, nëse e aspiron këtë dhe e ka megjithe mend, gjë që per te cilen unë personalisht dyshoj me bindje. Thjesht ju të gjithe, perfshire edhe ate, jeni aktorë. Ndaj te shtunen, në 11 shkurt, dilni në shetitjen e rradhes se taborit haxhiqamilist te Salehut. Sigurisht, si "fisnike" që jeni, borxhin që keni ndaj tij, duhet t'ia lani. Ama, Princi nuk duhet te harroje se ç'i ka punuar dhe si e ka keqperdorur, monstra Saleh, babain e vet. Ai ka qenë i vogel dhe mbase nuk i di ato, por ti ke per detyre t'ia tregosh, që ta dije se me kë ka të beje. Pastaj le te rrjeshtohet dhe ai në krah te tij. Zgjedhje eshte dhe ajo e askush, as e paragjykon e as ndalon. Veç, në kete rast, jo si Prijs (Princ), por si ushtar i tij.

                                                1. I
                                                  Ilir Meta

                                                  Ky medek princi njihej si gjys idioti ,por tani qe ka promovuar nje budalla dhe debil per protes bashke me PD po tregon se eshte idiot komplet perfaqesuesi i mbreteris se hajdutve dhe kriminelve debila.

                                                  1. D
                                                    Demo Leshi

                                                    Kur dëgjoj për këto mbretërorët më vjen për të dhjerë. I dhjerë Saliu me pampersa, të dhjerë dhe mbretërorët. Pra e kuptoni vetë, e gjitha punë muti.

                                                    1. M
                                                      Matjani

                                                      Ua gjalle konka ky Ekremi na paska marre malli , ky pisi eshte ai spikeri qe doli ne 14 shtato 98 dhe na dha lajmin se e rrezuam pushtetin e Fatos Nanos tani do kemi mbret Saliun dhe brenda pak oresh u zhduken tani duket do te vere Amosin mbret vellai i mbretershes po normal qe do i dali ne krah Saliut se si duket erdhi koha te hapen kertat e grushtit te vertete te te shtetit 98 me autor nongraden Sali .

                                                      1. F
                                                        Fshatari

                                                        Kesaj i thone Ejani qen dhe hani nonën

                                                        1. t
                                                          tetovari2

                                                          Eqrem, Eqrem,mblidh mëndjen futi në kokë! Edhepse kam njëfarë simpatie ndaj mbretërisë,mos e dhje punën,ti bashkohesh Sali tradhëtarit.Ai është i vdekur politikisht.Ai ka aq zort të madh saqë ai bën si i mbyturi që tenton të kapet pas fijes së kashtës.Pra mos u kap pas fijes së kashtës së Saliut se do mbytesh bashk me te.

                                                          1. D
                                                            Deni

                                                            CFARE ESHTE „ABDIKUAR“ MO NJEREZ SE NUK E KUPTOJ

                                                            1. M
                                                              Mohikani

                                                              NOT IN MY NAME.!

                                                              1. X
                                                                Xhaxhai nga Amerika

                                                                Bastardet nuk kane brire. Enveri i erdhi hakut Ca per plumb mbas koke Ca neper miniera shtynin vagone dhe u bene spiuna per tas supe e filxhan çaji.

                                                                  1. A
                                                                    Alfred

                                                                    Qenkan leshuar lukunia e sektit Edvinist duke zbrazur barkun mbushur me vrer! Ju qe duroni Skender Gjinushin ne krye te Akademise se Shkencave! Komunistin shok I Zani Caushit dhe Tom Doshit! E kuptoni se ku jeni apo jo?!... Ekremi nuk eshte historia e Mbreterise shqiptare! Ky e ka (keq)perdorur kauzen mbreterore! Ka punuar dhe punon per Berishen! Prandaj, ky,se pari duhet te kerkoje ndjese qe I ka braktisur dhe lene rrugeve gjithe ato perkrahes per nje vend ne liste per deputet....

                                                                    1. P
                                                                      PO , PO

                                                                      Nuk kam ca me than tjeter , se i paskan than ato cka deshta me than per Naltmadhnine , mekambsin e sulltanit qi iku me zorret neper kam e me baullet plot nga "dashuria" e madhe per shqiptaret !

                                                                      1. Z
                                                                        Zina sallaksja mbretereshe e Peqinit

                                                                        Po mire ben ky Eqerem mavria? Kur nuk ja skuqen byçen per ngjarjet e 14 shtatorit? Yyyyyy, kerma? Hani M…T

                                                                        1. A
                                                                          Artur

                                                                          Mbreteria qe e la vendin me mocale dhe keneta, dhe 80 perqind e shqipetareve ishin analfabet, dhe injorance totale nga jugu ne veri,qe jetonin neper kasolle dhe mbaheshin ne erresire , si njerez te epokes se gurit, vendi pa rruge , pa shkolla pa spitale, sistem feudal vetem 5 ose 6 perqind mbanin si skllever 95 perqind te popullsise.

                                                                          Lini një Përgjigje