Nesër, mazhoranca me foltoren bashkojnë votat: përfitojnë 700 të burgosur dhe 2 mijë në shërbim prove

3 Prill 2024, 19:41Politika TEMA

Nesër, mazhoranca me foltoren bashkojnë votat: përfitojnë

Kompromisi për të miratuar amnistinë penale të enjten  në Parlament është gjetur. Përjashtimi i zyrtarëve të lartë që janë  hetuar nga SPAK dhe  falja e protestuesve opozitarë pa dallim janë dy pika për të cilat është negociuar dhe është arritur  dakordësia.

24 katër orë para seancës planerë grupi më i madh demokrat i kontrolluar nga Sali Berisha bëri publik amendamentin që i hap rrugë bashkimit të votave me socialistët.

Rithemelimi kërkon që të vendoset një klauzolë ligjore që nga Amnistia, qoftë në falje apo ulje dënimi, të mos përfitojë asnjë person që është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Demokratët janë kujdesur gjithashtu që të ketë falje për të gjithë protestuesit që kanë marrë pjesë në tubime te paligjshme, qofshin ata të Lulzim Bashës apo të Sali Berishës. Për të shpëtuar edhe ata që hodhën molotov në protestën e 20 shkurtit është kërkuar shtrirje në kohë amnistisë, duke vendosur si afat datën  31 marsin 2024.

Kemi propozuar amendamentin me katër nene për shqyrtim në seance plenare, me miratimin apo aprovimin e të cilave do të votojmë pro amnistisë penale për të burgosurit”, tha Gazi.

Burime nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste i thanë Top Channel se amendamenti Bardhi do të pranohet duke prodhuar në këtë mënyrë edhe numrin e duhur të votave për miratimin e amnistisë nga e cila përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe 2 mbi dy mijë persona në shërbim prove.

Nga pakti polik i socialistëve dhe Rithemelimit u ngritën edhe dy komisione hetimore, por nga ai për shëndetësinë u përjashtuan dy kontrata koncesionare, ai për dializën dhe shërbimin e laboratorëve, të cilët kanë lidhje me spitalin Amerikan dhe biznesmenin Klodjan Allajbeu. Gazmant Bardhi sqaroi se përse nga katër koncesione të kërkuara,  u pranua që të hetoheshin vetëm 2 kontrata.

Ka qenë një kërkesë e mazhorancës që një komision hetimor do duhet të ketë një kontratë koncesionare. Ka pasur një tërheqje prej tyre dhe është rënë dakord të ketë dy. Grupi jonë ka propozuar shkurtimin e afatit, dhe në katër muajt e parë do hetohen dy koncesione, dhe menjëherë me përfundimin e tyre të këtij komisioni do kërkohet ngritja e një tjetër komisioni hetimor për koncesionin e laboratorëve dhe dializës”, tha Bardhi.

3 Komente

  1. S
    Skraparliu

    O trimat e RILINDJES mos haroni dhe nuk futni ne amnisti SALIANJIN se ju jeni zemergjere,packa se ju ne ate kohe me BABALEN e Salianjit ju mbylle goja per Ministrin e Brendshem

    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Mooosssss,2700 koke sunite turkoshqipfoles m'Albanistan free!? Rrezik kombetar per trazira/gjullurdi arabesh.....allah uakbar

      1. C
        Cudia

        Sa shumë njerëz metrash që paskemi ...

        Lini një Përgjigje