“Nuk jemi thirrur nga drejtësia”, Çupi: Ka qenë e “helmuar” nga Berisha! Gjithçka kriminale që ka ndodhur në rajon e lidhur me “non-gratën”

9 Shkurt 2023, 12:06Politika TEMA

“Nuk jemi thirrur nga drejtësia”, Çupi: Ka qenë e

Analisti Frrok Çupi ka komentuar çështjen e Gërdecit dhe lëvizjen e bërë së fundmi nga SPAK, duke çuar për gjykim ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Si Mediu ashtu edhe djali i Berishës, Shkëlzen Berisha janë “ankuar” se nuk janë thirrur asnjëherë nga organet e drejtësisë gjatë gjithë këtyre viteve, e për këtë Çupi përgjigjet se kjo nuk ka ndodhur pasi drejtësia ka qenë e kapur totalisht nga Sali Berisha.

“Ky tregim  është bomerang i tyre sepse ata kanë përfaqësuar majat e shtetit. Ata nuk janë thirrur sepse drejtësia ndodhej në dorë të Sali Berishës.

Nëse ka pasur ndonjë gjë të konsoliduar në kohën e qeverisë Berisha, ka qenë manipulimi total i drejtësisë.

Dukeqenëse se këta vet mbyllën derën e drejtësisë për të gjykuar, po këta ankohen se nuk janë thirrur. Edhe në momentin kur bota qytetare, hyri në luftë për t pastruar vendin nga krimi i Berishës, në këtë momente edhe vetë Amerika para helmimit të drejtësisë ngriti duart lart.

Sot e kësaj dite,  në organet e zgjedhura nga drejtësia e re ka të helmuar të Berishës. Amerika u gjend para një shkëmbi të madh duke u detyruar të bëjë reformën në drejtësia për ta thyer. Erdhi momenti që të thërriten, është hap i madh në drejtësisë,”  u shpreh Çupi në studion e ABC News. 

I pyetur nëse “non-grata” e Sali Berishës ka lidhje me “Gërdecin”, Çupi u shpreh i sigurtë se të gjithë ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri dhe Rajon, që janë kryer thuajse nga Berisha kanë lidhje me “non-gratën”.

“Gjithçka kriminale që ka ndodhur në Shqipëri dhe Rajon, thuajse të kryera nga Sali Berisha kanë lidhje me non gratën dhe të ardhmen e tij,” përfundoi Çupi. 

1 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Frrok mos u nxito. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompentencë për kallëzimet e 21 janarit që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste. SPAK ia ka kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Tiranës, edhe pse PS dhe ministri Ulsi Manja depozituan padi penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin në lidhje me ngjarjen e ndodhur në protestën e 21 janarit, pas audio-regjistrimit të publikuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Duket qe SPAK nuk do ta preke kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Sheqere Vuk Berisha.

    Lini një Përgjigje