Pas 4 mbledhjeve të dështuara, të martën rinis komisioni hetimor i Shëndetësisë

21 Prill 2024, 12:50Politika TEMA
Pas 4 mbledhjeve të dështuara, të martën rinis komisioni

Ngërçi i krijuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i ngritur si pjesë e paktit PS-Rithemelimi për normalitet në Kuvend, duket se po shkon drejt zgjidhjes.


Pas 4 mbledhjesh të dështuara, opozita dhe mazhoranca pritet t’i drejtohen sërish të martën tryezës së Komisionit për ta vijuar punën aty ku e lanë, me tentativën e parë për të gjetur dakordësinë për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

Zhbllokimi i punës në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi vjen pasi opozita kërkoi ndërhyrjen e Lindita Nikollës dhe pas një takimi që kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi pati me kryeparlamentaren, takim në të cilin u informua se nuk ka një vendim politik të PS për të bojkotuar punën e komisioneve hetimore, por se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët brenda komisionit.

Partia Socialiste refuzonte të merrte pjesë në Komision prej 4 mbledhjesh, me argumentin se kryetarja Albana Vokshi e kishte kthyer në një proces partiak hetimi dhe se merrte vendime për të thirrur mbledhjen, në mënyrë të njëanshme.

Komisioni Hetimor i Koncesioneve në Shëndetësisë ka hartuar deri më tani vetëm listën e dëshmitarëve, ku do të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Albana Koçiu e të tjerë funksionarë apo ish funksionarë të lartë të ministrisë së shëndetësisë.

Ky komision po heton koncesionet e check-up dhe sterilizimit ndërsa është tërhequr nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.

 

2 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Kur isha i vogel degjoja te vjetrit kur thonin shume fjale te urta Ku nga shum me ka ngelur ne mendje ajo; "Kur nje grua i thot nanes mbama djalin ti thame kurve sa sme ka thane" Ne vend qe kjo karakurva vokshi te ishte ne burg per skandalet e veta sa ishte ministre apo bashkepunetore e kriminel sali berishes na mban derrs sikur te ishte shen Marija.

    1. N
      Noci

      Sa te jete Vokshi kryetare ne shendetesi dhe Salianji ne Tims nuk kane per te arritur asgjë se PD ështe mësuar te bejne vetem politike dhe te fyej Njerëzit qe thirren per te deshmitar

      Lini një Përgjigje