PD ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”: Përmendin emrin dhe logon tonë

21 Mars 2023, 11:23Politika TEMA

PD ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë

Partia Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Sipas përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa marrëveshja e koalicionit përmban referenca të Partisë Demokratike, kur kjo forcë politike apo kryetari i saj nuk ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në këtë koalicion.


Në konkluzionin e paraqitur nga Sefa, thuhet se marrëveshjes  i mungon elementi për përcaktimin e  kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti "Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit" është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në kërkesë.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë. 

2 Komente

  1. T
    Tiransi

    Ankimim i drejte, bravo Indrit. Foltoristet nuk heqin dore nga gomarlleqet!

    1. k
      komentues i perhershëm i Meros

      Dhe gjyqtaret e KAS qe te ruajne vertete reputacionin e drejtesise, duhet te ndalojne dobiçin e Sheqeres , pavaresisht se SPAK eshte karbonizuar perfundimisht me prokurore e gjykates.

      Lini një Përgjigje