Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, foli për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve.
Qosja tha se pavarësisht se ai përfaqëson Partinë Demokratike në krye të Bashkisë së Kavajës, ka komunikim normal dhe për çështje pune me kryeministrin për të mirën e banorëve të Kavajës.
Sa i përket debatit me Ramën për legalizimet, ai tha se nuk ka pse i tregon planin e punës Ramës, megjithatë u shpreh se për çdo shqetësim ose çështje për të mirën e qytetit komunikon me Ramën.
“Nuk kam pse t’i tregoj planin e punës, por sigurisht që kam komunikim normal me kryeministrin, që të jem i sinqertë. Nëse kam një shqetësim për çështje zyrtare pune dhe për të mirën e qytetit, komunikoj dhe ai reagon.
Në shumicën e rasteve ka reaguar pozitivisht. Pavarësisht se jemi kryebashkiakë të djathtë, të 5-të ne që përfaqësojmë PD-në, shkojmë në mbledhjet e Ramës me kryebashkiakët”, tha Qosja për Erla Mëhillin.
Kujtojmë se në takimin me kryetarët e bashkive, Rama dhe Qosja shkëmbyen këtë bisedë për legalizimet:
“Kemi 6 vjet matje dhe janë 20 vendime legalizimesh, kështu që nuk jemi 0. S’jemi aty ku duhet, por jo 0”, i tha Qosja.
Rama iu përgjigj: “0 je, 0! Je demokrat komplet”, iu përgjigj me batutë Rama, ndërsa Qosja i tha:
“Po, normalisht që demokrat jam.”
O Fisnik, nuk te kerkoi planin e punes, por cfare ke bere me legalizimet, se vjen puna qe ia le punet qe duhej te benje ti gjate mandatit tend, kolegut pasardhes. Mos bej garipin, se llogari te kerkon kryeministri qe cke me te, nuk eshte cdo gje ne deshiren tende.
Gjenetistii pare shqiptare,i ndjeri Sali Kubati thonte nje fjali:”” Kur drejtuesi merret me kazmat e lopatat,nuk e di cfare pune ka!?”
O Pensionist, kur ai qe duhet te merret me kazmen apo lopaten nuk i perdor por merret me politike per shembull...c'fare do bej drejtori? O ti thyej kazmen ne koke, o ta pushoje nga puna ose ta kapi lopaten vete se kazma u thye