Përplasja në Shkodër mes socialistëve, shpërthen ministrja Edona Bilali: Jeni llumi i partisë

27 Shtator 2022, 12:32Politika TEMA

Përplasja në Shkodër mes socialistëve, shpërthen

Dështimi i mbledhjes të Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 23 shtator, për shkak të mosprezencës së anëtarëve që përfaqësojnë Partinë Socialiste të Shkodrës ka detyruar që për herë të parë drejtuesja politike dhe ministrja për Sipërmarrjen, Edona Bilali të thërrasë në një mbledhje tek selia e PS, anëtarët e Këshillit bashkiak që gjithashtu janë pjesë e PS, duke folur me tone të ashpra.

Burimet thanë për Panorama se Bilali nuk ishte fizikisht në mbledhje, por komunikoi me një lidhje video përmes platformës ZOOM. Të pranishëm në sallë gjithashtu ishin edhe dy bashkëkryetarët e PS Shkodër Mirela Dodaj dhe Hilmi Lakti.

Nga 40 këshilltarë të PS që janë në Këshill në mbledhjen e PS të thirrur nga drejtuesja politike Bilali morën pjesë vetëm 22 duke munguar 18 të tjerë që nuk u bindën sërish.

Ndërkohë kjo mbledhje është shoqëruar me disa debate, ka mësuar nga burime të sigurta Panorama.

Fillimisht drejtuesja politike Bilali u shpreh se PS ka në radhët e saj “një pakicë” që e quajti “llumi i partisë”.

Sipas saj, kjo pakicë “nxisin të tjerët për interesat e tyre personale që të bojkotojnë mbledhjet e këshillit bashkiak”.

“Jam e detyruar të bëj këtë komunikim të paparashikuar lidhur me një ngjarje të ndodhur këto ditë: bojkoti i mbledhjes së Këshillit Bashkiak. I ndjek të gjitha mbledhjet e këshillit nga dita që kam marrë këtë detyrë dhe veç habisë që kam herë pas here kur shikoj që flitni e votoni si opozitë apo në rastin më të mirë si shoqëri civile duke harruar që përfaqësoni Partinë Socialiste në këshill, por nuk kam ndërhyrë asnjëherë. Ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores.

Në kulmin e jo njerëzores sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme. Unë jam krejt koshiente që ditën që kam ardhur për një llum krejt pakicë në numër, që s’kalojnë as gishtat e dorës, që nga partia kanë marrë çdo gjë nga promovimi deri tek favoret e që partisë ja kanë nxirë fytyrën me hajdutëri e shitje vendesh pune.

Kjo është arsyeja që sa t’më besohet ky pozicion që kam ky kontingjent do të vijojë të rrijë jashtë selisë së Partisë Socialiste Shkodër. Jo më kot s’kanë më asnjë funksion në parti jo më kot s’janë më pjesë e jetës publike në administratë në qytet. Unë nuk kam preferuar të flas asnjëherë me fjalë kaq të forta sepse kam menduar që me veprime do e kuptoni njëherë e mirë që kjo nuk është sjellje e tolerueshme në parti. Mos harroni në këshill para qytetit ju jeni Partia Socialiste nuk jeni individë, e të shkoni mbrapa njerëzve që e kalojnë ditën duke shkruar tinëzisht pas faqesh anonime, letrash anonime apo komentesh nëpër portale kundër Partisë Socialiste, meje dhe tashmë drejtuesve të rinj të partisë së bashkisë si e si të krijojnë përçarje për tu kacavjerrë nëpërmjet jush drejt minimajave ku kanë qenë për të vjedhur e marrë fytyrën sërish kjo nuk ndodh më!

Për asnjë emër të përveçëm s’do të vuajë më pasojat partia aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra të përveçëm pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave”, mesohet te kete thene Bilali.

Etiketimi si “llumi i PS” Shkodër të atyre që nuk marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak për shkak të nxitjes nga individë të tjerë që janë pakicë sipas Bilalit, nuk u pranua nga disa prej këshilltarëve të pranishëm. Anëtari Hekuran Gjorreta e kundërshtoi drejtuesen politike Bilali duke thënë:

“Ne nuk jemi llumi. Nuk e pranojmë që të quhemi llumi sepse kemi punuar sot por edhe shumë më përpara për PS edhe kur shumë të tjerë s’kanë qenë fare në këtë parti. Unë kam siguruar votat për PS”.

Këshilltari Lush Marku shprehu edhe ai një shqetësim:

“Ne kemi rënë në hall. Hall me ardh në mbledhjet e Këshillit sepse jemi akuzuar pak a shumë se kemi votuar vendimet e kryebashkiakes së mëparshme. Tani hall edhe kur nuk shkojmë sepse prap po akuzohemi”.

Një prej arsyeve që këshilltarët mungojnë mund të jetë edhe mosdëgjimi i shqetësimeve që kanë qytetarët tha këshilltari Gerald Hasaj:

“Kemi pasur ankesa nga qytetarët sepse nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje për problemet e tyre dhe zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar për hallet që kanë dhe ne përfaqësojmë në këshill qytetarët dhe problemet që ata kanë”.

Ndërkohë këshilltarja Blediana Nika tha se mbledhjet e Këshillit janë të rëndësishme duke u shprehur pro prezencës por nga ana tjetër sipas saj duhet t’i tërhiqet veshi atyre që mungojnë:

“Mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Shkodrës janë shumë të rëndësishme pë rata që duan që t’i konsiderojnë. Në këshill ka shumë gjëra serioze për t’u marrë dhe për të diskutuar për ata që duan të vijnë. Unë mendoj se duhet të merrni në telefon ata këshilltarë që nuk vijnë dhe t’i kërkoni arsyet e mungesës së tyre”.

Një prej zërave kritik në radhët e PS Tereze Brigja deklaroi se pjesëmarrja në mbledhjet e këshillit bashkiak të PS është e rëndësishme ndaj duhen zhvilluar:

“Duhet që të vijmë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Kemi marrë përsipër që t’i përgjigjemi atyre që na kanë votuar. Çfarë jemi ne që vijmë në çdo mbledhje. Edhe ne kemi halle, punë e probleme por kemi marrë përsipër këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe duhet të përgjigjemi ose ata që nuk duan të vijnë t’i lënë vendin të tjerëve. Unë nuk e ndjej veten pjesë të turpit të cilët kolegët kanë futur veten me mos prezencën e tyre”.

Erion Vukaj kujtoi kohën e ish-drejtuesit politik Ilir Beqaj:

“Ne kërkojmë që të mblidhemi kështu si sot më shpesh në mënyrë që të na jepen orientime politike si në kohën e Z.Ilir Beqaj”.

Kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadia e kundërshtoi:

“Edhe në atë kohë që thoni ju pasi jemi dakordësuar për vendimarrje në mbledhje grupi, sërish këshilltarët tanë nuk kanë vijuar sipas orientimit politik”.

Këshilltaret Jona Leqejza dhe Dhurata Tyli ishin të mendimit që të merren masa konkrete pë rata që mungojnë.

Përveç kundërshtisë që mund të kenë lidhur me disa projekt-vendime të bashkisë Shkodër, anëtarët e këshillit bashkiak të PS kanë munguar duke dështuar mbledhjet e këshillit edhe për shkak të problemeve të brendshme politike që kanë, duke detyruar drejtuesen politike dhe dy bashkëkryetarët që të zhvillojnë këtë mbledhje në të cilën sërish 18 prej tyre munguan duke konfirmuar haptazi pakënaqësitë politike brenda familjes socialiste.(Panorama)

27 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    PS din se me ç'popull ka të bëjë. Ka ç' populluar ata që bëjn rrezik për të.

    1. a
      anti25642654censurë

      jepi shoqja enver se duhet pastruar partia nga armiqt e brëndëshëm!për të jashtmit mo e rruaj shoqja enver! janë të dobët!! e ndyrësia shqitare nuk mësoi të flasë një herë si njeri!! duhet me u bo kafshë,femër a mashkull,çfardo qoftë!! flisni një herë mor kafshë si njerëz,me të qetë pa vrarë e prerë!flitni një herë me llogjikë e pa kërcënime!flitni me fakte dhe pa ofendime!!

      1. F
        Fatmira

        Kjo bibe ben pjese ne haremin politik te Edwin Rames, se bashku me 9 ministresha te reja te bukura e seksi.

      2. B
        Bardha

        Erdhen zgjedhjet coni te foltorja se keta qelbesira kane punua ne Shkoder ne dy krahet,ku kane pasur i nteres,ashte e njohur kjo puna e pabesise ne Shkoder

        1. R
          Realisti

          Shkodra, kryeqyteti I malokërisë....

          1. R
            Reakari

            Jo po te lepijne bythen si pjesa tjeter. Te pakten pjesa me e madhe kane burrni prandaj nuk cajne dot se duhen bythlepirsa me bo karriere

            1. A
              Aron

              Lere burrnine e tyre, ngelen mbas Saliut, njesoj si Enverit.

          2. z
            zefi

            Deri sa situata eshte kaq serjoze kjo zonje nuk paska kohe te shkoj ne Shkoder apo nuk ka lek per karburant.

            1. R
              Rilindja e Lenka Cukove

              Kjo Edona Bilushja eshte nje nga Spiropalizimet e Rames ne PS.

              1. G
                Gezuar Baftjar

                JANE ROBQIRET E BUSHAT KARLEPIRESIT ISH MINISTRIT TE JASHTEM QE SHKOM NE BRAZIL PER TU QIRE NE BYTHE

                1. .
                  ...

                  T`qisha robt e shpise mor motershkerdhyem...tash ja merr shpejt karin ne goje ish-ministrit sic e merr edhe motta jote perdite para edhe mbas punet...fis robqimash

                  1. S
                    Sul Bshati axha I Bshatit Andi

                    Me turqeli e injorrance se familja Bshati ska Shqiperia brenda.. barcaletat qe tregoheshin për Sulen kur ishte sekretar I pare jane akoma për tu dhjere gazit or culli Sules

                2. E
                  Entoni

                  Shenje e qarte e shkeputjes se Rilindjes nga baza e partise. E zgjedhura e Tom Doshit, percakton se si nje pjese e bazes qenka llumi i partise.

                  1. z
                    zeni

                    mos ki dert...gjithandej rilindja kesi prostitutash ka...por s ka opozite

                  2. V
                    Votuesi i thjeshte

                    Asnje problem nuk ka ketu. Vete ministrja eshte llum nga ata qe erdhen ne PS me koshere mjalti ne krah , qe e shohin PS si si lblete qe punon vetem per ta , ose si lope qe duhet mjele sa eshte ne pushtet. Sa per keshilltaret ata nuk e dine as pse jane aty. Votojne vetem kur i paguan tenderi i rradhes. Edhe mire bejne. Se mos do te jene me heren tjeter aty ?! As ministrja bile. Nuk rrihet ne pushtet vetem per te shitur vende pune...

                    1. p
                      perfect

                      peshku qelb nga koka, koka esht surreli

                      1. t
                        tomi

                        Ca kare femer eshte kjo bilalja

                        1. P
                          Po

                          Edona, ti je gjynaf qe je shkodrane. Nuk te meriton ai popull derr. Eshte e habitshme sa qytet injorant qe eshte. Edhe Kuksianet u bene njerez, vetem keta kane ngelur ne Shqiperi qe jane ku bie qameti nga te gjitha anet me parti apo pa parti.

                          1. A
                            Altin

                            Me fal si u "bene njereZ" kuksianet? Apo se kane kryetar ate mishi mire? Hahaha

                            1. E
                              Emigranti i paligjshem

                              Nuk e di se ku jeton ti copë mishi qe quan shkodranët popull derr dhe qytet injorant. O kafshë. Shkodra eshte qytet me histori. Asht djepi i kultures shqiptare. Asht qyteti qe i ka dhene shqiperisë me qindra njerëz pergjatë historise.

                            2. c
                              coni

                              Kur ne parti dominojne prostitututat e tipit tend, te oltes, mimit, spiropidhit, manastirleshkes, do te thote se eshte kthyert ne shtepi publike...O felliqesira e shkateruat ate parti qe ishte nje model i njerzve t ndershem e idealiste. Ju jini llumi i shoqerise me ne krye kryeplehun Edi rama. Kjo eshte gjendja ne te gjithe shqiperine, por ju bastarde peritoni se perballe kini sali serbi n dhe ilir floririn..

                              1. D
                                Denisa

                                0 coni, studioi problemet kur i hedh ne internet: haremin e Edwin Rames e perbejne: Edona bilushi, Frida Grifsha, Olta Xhoka, Bora Mustaqja, Eva Margaritari dhe Orgeta Manaja; rojet e haremit jane: Milva Ekonomiku, Mirela Kambana; rojet: Bledi Susi dhe Niko prej Leshi.

                              2. l
                                loro

                                Edona e Toma jane fatkeqsia e Partise ne Shkoder......

                                1. T
                                  TROPOJA

                                  Dhe ti ministre nga llumi ke dale. Plakushke pa edukate.

                                  1. L
                                    L. Luani

                                    Turp si qeveritare dhe partiake e larte me nje komunikim te tille mosperfilles,arrogante e perçares.......,duke mos patur asnji merite ne kete parti .....jep direktiva nga shume larg????? Kritikon.....kur vete nuk jep shembull ne pjesemarrje....Nuk meriton te drejtoj as ne qeveri as ne parti.Shembull negativ drejtimi per ma teper kur ka probleme......

                                    1. A
                                      Ali Peza

                                      Pse akoma eshte ne PS Palush Marku!?

                                      1. .
                                        ...

                                        E çuditshme!!! Po çdo Tema që e përzien vehten në jetën e brëndëshme të një partie! Të njëjtën gjë bënë edhe me PD! Është ndryshe të trajtosh politikën e një Partie nga pozita asnjëanëse dhe është ndryshe të pasqyrohet një mbledhje e saj deri në detaje. Ngjashmëria e Tema-s me Zërin e Popullit (faqja 3) të asaj kohe është më se evidente.

                                        Lini një Përgjigje