Ringjallja e së djathtës në Evropë...përveç Shqipërisë

27 Shtator 2022, 12:04Politika TEMA

Ringjallja e së djathtës në Evropë...përveç

Nga Klevis Hoxhaj

Giorgia Meloni do të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë.

Fitorja e saj ishte historike jo vetëm për shkak të gjinisë së saj, por sepse ajo drejton një parti që është më e djathtë se çdo lëvizje politike kryesore që Italia ka parë që nga koha e ish-udhëheqësit të saj fashist, Benito Musolini.

“Kriza ishte kali i betejës së Meloni-t dhe partive të saj aleate gjatë fushatës elektorale. E djathta bëri atë që s’e bëri dot e majta e përgjumur dhe teknokrati Draghi: ju tha italianëve atë që donin të dëgjonin”, shkruan fillimisht gazetari Skënder Minxhozi.

Sipas tij, Meloni fitoi sepse premtoi dhe ky është një ndër mësimet e mëdha të momentit.

“Në Itali ka traditë dhe mbi të gjitha ka shtrat ku punohet për rryma ideologjike. Por në Itali ka pasur gjithnjë dhe ideologë, që kanë parashtruar dhe kanë shtruar rrugët e partive me ide dhe sidomos me nxitjen e frymës”, vëren për Albanian Post gazetari Ben Andoni.

Platforma politike e saj është e njohur për ata që kanë ndjekur retorikën e ekstremit të djathtë në vitet e fundit.

Fitorja e saj vjen pas triumfeve të fundit për të djathtën ekstreme diku tjetër në Evropë.

Pavarësisht se Marine Le Pen humbi zgjedhjet presidenciale franceze ndaj Emmanuel Macron, mbështetësit e saj anembanë kontinentit u zemëruan me pjesën e saj të votës popullore dhe që ajo e zhvendosi qendrën politike të Francës në mënyrë dramatike drejt së djathtës.

Në Suedi, demokratët suedezë kundër imigracionit pritet të luajnë një rol të madh në qeverinë e re.

Kjo, pasi fituan pjesën e dytë më të madhe të ulëseve në zgjedhjet e përgjithshme në fillim të këtij muaji.

E djathta konservatore e Evropës sigurisht ndihet sikur po shijon një ringjallje pas disa vitesh letargjie.

Kombinimi

Kriza gjithmonë krijon mundësi për partitë në opozitë, pavarësisht nga ideologjia e tyre politike.

Por politika e “frikës” në kontekstin e “krizës” tenton t’u jepet më lehtë populistëve të krahut të djathtë.

Pse kriza krijon një mundësi kaq unike për populistët e krahut të djathtë?

Drejtorja ekzekutive e “Defend Democracy”, Alice Stollmeyer, shprehet se votuesit konservatorë kanë një nevojë më të madhe për siguri dhe stabilitet.

Sipas Stollmeyer-it, kur shoqëria jonë ndryshon, konservatorët janë të akorduar psikologjikisht për ta parë këtë si një kërcënim.

“Rrënjët e disfatës elektorale të qeverisë aktuale italiane dhe partive që e mbështetën qëndrojnë padyshim tek sherret mes aleatëve, por edhe më thellë akoma, ato qëndrojnë tek efektet shkatërrimtare që po provokon konflikti ukrainas mbi ekonomitë e mëdha evropiane dhe përgjithësisht mbi shoqëritë e shteteve kryesore”, shton Minxhozi.

Për Andonin, ka kohë që Evropa po shkon në shinat e të djathtës për arsye të kthimit te institucionet e forta.

“Baza e ideologjisë së djathtë është pikërisht mbrojtja dhe ruajtja e institucionit shtetëror. Për hir të së vërtetës, e majta është bjerrur shumë dhe shembujt e saj po përcjellin autokraci, sidomos në vendet e sapodala nga socializmi”, nënvizon gazetari.

Ai tregon për Albanian Post se në Perëndim e djathta po kthehet e pompuar shumë nga politika anti-emigracion plus anti-globalizëm dhe, mbi të gjitha nga një mungesë e madhe, ku njerëzit kërkojnë normalitetin.

Në fakt, ka shumë kërcënime të perceptuara që populistët mund t’i drejtojnë gishtin tani.

“Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, rënia e besimit në institucionet demokratike, rritja e pabarazisë, rënia e lëvizshmërisë së klasave dhe shqetësimet për migrimin kanë krijuar një ndjenjë dëshpërimi që liderët e paskrupullt mund ta shfrytëzojnë lehtësisht”, thotë Nic Cheeseman, profesor i demokracisë në Universitetin e Birmingham-it.

Ai beson se kombinimi aktual i krizës është një “stuhi e përsosur për demokracinë liberale”.

Shqipëria

Në një kohë krize të rëndë, ata që pretendojnë se kanë zgjidhje mund t’i përkeqësojnë gjërat për qytetarët të cilëve u shërbejnë.

Dhe nëse gjërat përkeqësohen, më shumë kriza janë të pashmangshme, që do të thotë se rritja e frikës është e pashmangshme, së bashku me mundësi të mëtejshme për populistët.

Por, në Shqipëri, sipas analistëve një gjë e tillë është e largët.

“Për fatin e qeverisë, këtu tek ne nuk ka Giorgia Meloni. Ka 30 vjet që individë të ndryshëm reklamojnë ta marrin atë rol po s’munden. Fati i Ramës është që ka përballë dy figura të rrënuara që kopjojnë gjithë ditën Orban-in e Trump-in”, ravijëzon Minxhozi.

Sipas tij, mesazhi i Meloni-t për të gjithë kontinentin, përfshirë “skutën e mbrojtur shqiptare”, është se kohët ekstreme pjellin figura ekstreme.

“Evropa nuk ka nevojë të shohë larg, shembujt në histori i ka të shumtë dhe disa prej tyre shumë të dhimbshëm. Edhe Shqipëria gjithashtu!”, shteron ai.

Ndërsa, Andoni mendon se opozita shqiptare është e ndarë brenda një Partie të Djathtë të Qendrës.

Kjo e fundit, është copëzuar në dy pjesë, ku pjesa që përkrahet nga Berisha mëton Konservatorizmin dhe pjesa tjetër shkon me familjen e Partive Popullore, pjesë e të cilës është me atribute të plota.

“Duke parë që nuk ka ideologji, ajo nuk mund të krijojë dot dhe një narracion të ri, atë që po kërkon publiku. E gjithë PD-ja është në funksion të Berishës ose kundër tij. Kurse njerëzit dhe fasha shoqërore që e përkrah ka nevojë për një mendim të pastër të Djathtë, që do të thotë rishikimi i politikës së Pronës dhe mbi të gjitha rikthimi i diskursit të anti-fashizmit”, vijon gazetari shqiptar.

Nëse cikli i krizës në Evropë vazhdon, atëherë është e besueshme që pas disa vitesh mund të diskutohet ngritja e një tjetër populisti ekstrem që shfrytëzon frikën e qytetarëve.

Dhe kushdo që ndjek nga afër politikën evropiane e di shumë mirë se qindra njerëz të tillë janë duke pritur krahëhapur për të rrokur pushtetin.

“E parë në këtë prizëm, fitorja e Melonit hedh hije frike edhe në një breg të qetë e që duket sikur i përket një bote tjetër, si Shqipëria”, thotë Minxhozi.

Në të njëjtin prizëm qëndron edhe Andoni, i cili pohon se rasti i Meloni-t është momentalisht “karburant për PD-në”.

“E Djathta jonë duhet të përcaktojë realisht kahun ideologjik dhe fashat e shoqërisë që duhet të mbështesë. Për fat të keq, PD-ja sillet mirëfilli si Parti e Majtë”, thekson gazetari për AP-në.

13 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    BE së shpejti do ngelet vetëm Gjermani dhe Shqipëri, pasi të gjitha shtetet po e shohin të arsyeshme një bunkerizim të tyre që prej shpërbërjes se euros.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gezuar Baftjar

      Bashkimi Europian nuk prishet aq kollaj sa ju duket disave. Anglia u pendua qe u largua dhe pas saj nuk. ja mban kujt te coje ne mendje largimin te pakten ne kushtet e tanishme Duket si nje shtepi pa shtepi Por ka parate qe jane prone e BE. ITALIA ESHTE E MBARUAR JASHTE BE APO JASHTE NATOS. DUHET TE BEHET SHUME ME KEQ QE TE NDODHE NJE NDARJE MASIVE. VETEM NJE LUFTE MUND TE JETE FILLIMI I FUNDIT. DERI AHERE CIAO BELLA COME STAI OGGI

                          1. B
                            Bumbum..bum

                            Ideologjia komunisto vllavrasëse që sundon në shqipëri nuk mund të analizoj dot politikën demokratike evrpiane se të gjitha 147 partit e saj e kan rrenjët thell në ideologjin e PKSH TË envermut Hoxhës e diktuar nga sërbët. Analistët e dal nga klasa hajdute e gjith politikës son Jan aq të pa shkoll sa me idjotsirat e tyre mundohen të gjejn paralelizmin politik ndremjet italis dhe Shqipris apo shqipris me evropën . Ironia vazhdon edhe më tej kur tipa pa karakter e njerëz të dal boje fare mbushin hundet e sillen vërdall studios , flasin pa rrath ose të gjith në të njejtën koh nuk I shërbejn askujt përveç padronve që u paguajn minutat se gjë të sakt nuk thojn edhe ata që thojn ndonji të vërtet mbyten nga zhurmat ose kalohet ne humor nga palaçot që drejtojn kto emisione. Dhe të nesërmen po njisoj. Pa u hapur dosjet ësht e kot të shkohet në votime. Kto 147 parti per 1.5 milion electorat ësht turp që vjedhin taksat e Shqiptarve. Ne aq afer evropës në gjeografi dhe po aq larg në mentalitet. Mere me mënd vet. Kush ka drejtuar e nga çfamilje kan dal. Nuk krahasohet shkërdhatopolitika jonë me evropën , me Kongo-n ndoshta po mos u gabofsha ata ndahen në tribu. E ne na ndan e na bën çorb sa komunistat e djeshëm po aq edhe kta të sotmit. Po nuk u hapëdosjet të paktën per ata që kerkojn. Votën në parlament nuk do ket frym demokratike në të mir të popullsis. Se vetëm politikanët dhe veglat e tyre Jan bër pronar edhe pa shkollën përkatse drejtusa. O shqipni o moj shqipni ty po dojn met bo hi.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje