Ish-deputetja përplaset me Tritan Shehun: Jeni artificialë, i keni zgjedhur zgjedhur kryetarët për interesat e tyre personale. Largohuni!

27 Shtator 2022, 10:15Politika TEMA

Ish-deputetja përplaset me Tritan Shehun: Jeni artificialë, i keni

Ish-deputetja Lajla Përnaska ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu në lidhje me drejtimin që ka aktualisht kjo forcë politike.

Të ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Përnaska iu drejtua Shehut se PD-ja ka shansin historik, ndoshta edhe të fundit për të hapur listat e kandidatëve për deputetë dhe se duhet të ikin të vjetrit, për t’iu dhënë mundësi të rinjve.

Sipas saj, kjo do mundësonte që Partia Demokratike të rifitonte besimin te qytetarët, në të kundërt do krijohet një forcë e re e djathtë që mund ta realizojë këtë.

“Mendoj se do ishte shans historik dhe ndër të fundit për Partinë Demokratike, që të merrte iniciativë për të hapur garën elektorale dhe listat.

Janë artificialë ata persona që janë aty; i kanë zgjedhur kryetarët për interesat e tyre personale. Po u hap gara, vjen vetë ndryshimi.

Gara, Tritan, gara në parti dhe parlament. Janë futur me pazare, kanë blerë mandate. Kryetarët ta heqin monopolin e listave. Keni shansin e fundit, ose do e bëni ju ose do dalë një forcë e re e djathtë, që do bëjë atë që ju nuk jeni të zotë ta bëni”, theksoi Përnaska.

Nga ana tjetër, Shehu deklaroi se është dakord me Përnaskën dhe se është kjo ajo që Partia Demokratike po përpiqet të bëjë. “Jam absolutisht dakord. Këtë po përpiqemi të bëjmë”, u përgjigj ai.

4 Komente

  1. I
    Idrizi

    Absolutisht dakort....thote Tritan preshi,por perseri keta cyryket do e bejne.... Keshtu thote vete Tritanit: "...keshtu po perpiqemi te bejme"

    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Meta dhe Berisha kanë kurajo dhe forc ekonomike personale të përballen me Kryeministrin Socialist, por të flasësh dje për detin nga goja e Berishës, dhe të ndëgjosh Metën se është faji Bashës kur ishte ministër i jashtëm., janë dy gjëra që qytetarët s'arrijn të kuptojn se ç'ndodhi

      1. G
        Gimi puros , udhëheqës i L.S.I ( alias PL)

        Këtij Tritanit i ka ngecur koka e preshit brenda dhe nuk e nxjerr dot . Ky ka marrë fund me të tana , thonë shkodranët . Ky i lëpin ato që nuk lëpihen Salehut dhe është bërë si papagall i tij . Është dhe pak gagaç , s'ka faj i ziu .

        1. Koco

          Ky Homoja i quajtur TRitan Treshi është një ngapoltianët me të pa fytyrë ,Ky shtë Një Qelbanik i pa skrupullt , një Kameleon i pa honepsur , një Palo Lapangjos, ky i pa fytyrë është pjesë e kësaj bande maskarenjësh e kryesuar prej Monstres Sahli Llapa Qenit . këta janë pjella e gjithë të këqijave që po përjeton ky popull .Meritojnë të digjen e shkrumbohet kjo farë e pjell të qelbura .

          Lini një Përgjigje