Përse janë gëzuar në Tiranë nga fitorja e Giorgia Melonit?

26 Shtator 2022, 18:03Politika TEMA

Përse janë gëzuar në Tiranë nga fitorja e Giorgia

Nga Ylli Pata

Në atmosferën e sotme të gazmendit që po vihet re në Tiranë, pas fitores së Giorgia Melonit në Itali, ka pak hare spontane.

Sidomos, kur kjo vjen nga eksponentë të rëndësishëm politik të asaj pjese të opozitës që ka shprehur kenaqësi për rezultatin elektoral në Itali.

Është normale, që kushdo në Shqipëri që është kundërshtar apo nuk e duron dot Edi Ramën, të gëzohet kur në zgjedhjet jashtë vendit, fitojnë ata që nuk janë socialistë apo socialdemokratë.

Siç është edhe e natyrshme që të gëzohen edhe mbështetës apo simpatizantë të partive të vjetra nacionaliste shqiptare, të cilët kanë pak nostalgji për aromën italiane që erdhi në Shqipëri përpara se të vinin në pushtet komunistët. Sidomos ata që janë shtypur e persekutuar nga diktatura.

Por politikisht, asnjë nga grupi i partive parlamentare shqiptare, nuk ka përse të jetë entuziast për fitoren e një lidere politike të së djathtës ekstreme.

Jo më kot, e gjithë Europa ka shprehur shqetësim për rezultatin në Itali, pikërisht nga pozicionet politike dhe atë çfarë përfaqëson Giorgia Meloni. Të vetmit që e kanë përshëndetur atë publikisht kanë qenë Viktor Orban në Hungari dhe Mari le Pen në Francë. Përkatësisht forcat politike të ekstremit të djathtë dhe ata që quhen eurskeptikë.

Sali Berisha deklaroi sot se ka fituar një aleate e PD-së në Itali, gjë që në fakt nuk është e vërtetë. Fratelli D’Italia, nuk është aleate me PD-në, siç nuk ka qenë më parë as parardhësja e saj Movimento Nazionale e Gianfranco Finit.

PD, është pjesë e aleancës së Partive Popullore, ku bën pjesë Forza Italia e Silvio Berlusconit, e cila renditet e treta në koalicionin e së djathtës që fitoi zgjedhjet.

Asnjë nga partitë e PPE nuk e ka përshëndetur rezultatin elektoral, pasi edhe Meloni, në Europë është pjesë e grupit të Le Pen në Parlamenin Europian, ku ka qëndrime sovraniste dhe anti BE.

Natyrisht, politika shqiptare duhet të respektojë vendimin e italianëve dhe votën e tyre. Meloni, edhe pse e ekstremit të djathtë, është pjesë e një partie që ka qenë parlamentare që prej vitit 1945, dhe që është transformuar herë pas here.

Ylli i sotëm i politikës italiane, e cila ka sjellë një risi shumë të madhe, pasi do të jetë kryeministrja e parë grua në Itali, vetë nuk se është një rioshe në politikë. Ajo ka qenë ministre në qeverinë e fundit “Berlusconi” në vitin 2011, e cila e çoi Italianë drejt falimentimit financiar.

Përveç respektit për votën dhe natyrisht urimit normal për fituesin, politika shqiptare e ka për detyrë të jetë e kujdeshshme në komentet e saj. Pasi, sot në Romë është një mazhorancë absolute, e cila ka një politikë agresive ndaj emigrantëve. Duke qenë kështu, nismat e nisura për integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Itali, apo edhe çështjes së pensioneve, së paku do të ngadalësohen, edhe pse nuk ka një qëndrim publik anti-shqiptar si nga Meloni, Salvini, apo akoma më shumë Berlusconi, i cili ka marrëdhënie të mira me shqiptarët.

Bota atlantike është gjithë sy e veshë për qeverinë e ardshme italiane, pasi në aleancën fituese, janë dy liderë që jo vetëm kanë marrëdhënie të mira me Vladimir Putinin, por përkrahin një zbutje të sanksioneve ndaj Rusisë.

Berlusconi, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, tha në një intervistë televizive se “Putin donte të hiqte Zelenskin për ta zëvendësuar me “njerëz të mirë”. Silvio Berlusconi, nga ana tjetër është i vetmi lider perëndimor që ka qenë fizikisht bashkë me Putinin në Krime, pas pushtimit nga ana e Rusisë në vitin 2014. Kurse Matteo Salvini ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me partinë e Putinit “Rusia e Bashkuar” dhe ka deklaruar madje: “Më jepni një Putin, t’ju jap dy Matarella”-referuar Presidentit të Republikës italiane.

Pra, pikëpyetjet janë të shumta, e nisur nga kjo edhe paqartësia është e madhe. Vetë Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken, i cili ishte i pari që u prononcua nga Uashingtoni zyrtar, bëri të ditur se SHBA kërkon të dijë se si do të jetë politika e qeverisë së re.

 “Mezi presim të punojmë me qeverinë italiane mbi objektivat tonë të përbashkët: mbështetja e Ukrainës së lirë dhe të pavarur, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të ndërtojmë një të ardhme ekonomike të begatë. Italia është një aleate kyçe e jona, një demokraci e fortë dhe një partner i çmuar”, shkroi në adresën e tij zyrtare në twitter Antony Blinken.

Pra, në mënyrë të qartë SHBA ka vënë theksin tek A-ja e politikës që ka sot çdo anëtar i aleancës perëndimore, ku dhe Italia është, duke bërë të kuptojë se duhet vijim i politikës së Mario Draghit.

Ndërkaq, Moska ka bërë një deklaratë krejt të kundërt. “Mirëpresim të gjithë ata forca politike që janë konstruktive në raportet me ne”, bëri të ditur zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse. Duke indikuar qartësisht Salvinin e Berlusconin.

Pra, në vija të trasha, nuk ka vend për entuziazëm nga Tirana për këtë rezultat nga pikëpamja politike normale, përveç se siç e shprehu Ylli Manjani sot, “më mirë të na pushtojë Giorgia se Yuri”. E Meloni në këtë rast, shikohet si një diçka e ndryshme nga SHBA, e cila ka ndëshkuar Sali Berishën. Ja kaq e thjeshtë është, megjithëse politika e Perëndimit nuk ndryshon kaq kollaj në thelbin e saj.

I fortë ishte entuziazmi për Donald Trumpin dikur, por ra sapo Edi Rama u bë mik me të. E sot jep intervista në televizionin e Trumpit në SHBA. Pra nuk është halli se gëzohet për një anti-Rama që fiton zgjedhjet, pasi kryeministri shqiptar ka mik edhe të vetmin në Perëndim që adhuron Berisha: Viktor Orbanin. Madje mik të ngushtë, siç ka miqësi gjithashtu me Matteo Salvinin.

Ky ngazëllim është baza ideologjike të një “sovranizmi” politik që duan ta ngulin në Shqipëri Sali Berisha dhe Ilir Meta. Madje këtë term e kanë bërë të ditur shpesh dhe e përsërisin dendur. Por sovranizmi i tyre është krejt i ndryshëm nga ai i Giorgia Melonit. E cila e konsideron veten një “sovraniste antantike”, ku marrëdhëniet me SHBA i cilëson të parat. Pasi ato marrëdhënie janë thelbi i asaj aleance që lindi pas Luftës së Dytë Botërore.

Kurse sovranizmi Meta-Berisha është anti-SHBA, ose anti kësaj SHBA-je dhe ata përsërisin idenë apo ëndrrën për një Amerikë tjetër që dikur i ka pritur, por që nuk i ndëshkon siç i ndëshkoi. Një Amerikë që realisht nuk ekziston, e kjo u pa qartësisht në 4 vjeçarin e qeverisjes së Donald Trump.

Administrata e tij shpërndau tre Non Gratat e para për zyrtarë të lartë të politikës shqiptare. Ndërkaq, ambasadorja aktuale e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është dekretuar po nga Donald Trump…

TemA

 

23 Komente

  1. k
    k

    Se janë injorantë dhe nuk kanë asnjë arsye tjetër për tu gëzuar,ju mjafton fitorja e Melonit. Komunisti berisha me spiunin meta nuk mund të kenë asgje nga e djathta.

    1. E
      E djathta

      Sa shume u lodhe mor artikullshkrues. Por mos u mundo shume. Edhe proamerikane jemi. Edhek kjo krize do ju fshije ju socialistet nga pushteti sic po e fshin kudo ne europe te majten. Mos u shqeteso hic se marredheniet me ameriken do ti kemi te shkelqyera. Ja qe pikerisht kur dukeshit si te plotefuqishem do merrni fund

      1. T
        Tropojani i PD se ndershme

        Or trapi ( e djathta ) se here ka qene Non Grata ne pushtet asnjehere nuk i kemi patur mardhenjet te mira me Ameriken ,kujto ne parlament doli zagari i Berishes e tha 97 e beri Amerika ,erdhi sekretari i shtetit e ky maloku yt sot Non Grata ,nuk e priti , erdhi Tramp ja beri letrat gati per Non Grata ,Biden do kerkoje te futet ne burg per cfare ka bere ,apo mos valle e ke per te djathtet ( ballista ) hahaha

        1. E
          Engjell

          Problemi yt or tropojan eshte qe nuk e ke kap hic fillin e muhabetit. Nuk eshte problemi te marredheniet me ameriken. Eshte te varferia qe ka pllakos. Dhe te hajduteria qe vazhdon. Hajduti ahmetaj hajduti rama hajdutja belinda mafiozja belinda ne fakt hajduti veliaj. Shtoi varferine qe kemi dhe sdo tja dije me njeri per keta. Ik tani futi nje pace.

          1. A
            Arben

            Or mik, per hajdudllik mos shiko shume larg. Ktheje koken majtas dhe ke Ilir Metajn, ktheje koken djathtas dhe aty ke nongraten qe vodhen dhe shkaterruan cfare munden.

            1. E
              Engjell

              Arben, ktheje koken ne mes ose shif lart dhe ke Ramen me gjith shpuren e tij. Apo nuk te duken hajdute

        2. D
          Dakord

          Ore "e djathta" po ja ta zeme se iken e majta, por kush te vije se??? Ne nuk kemi parti te djathte ketu!!! Ne kemi vetem parti te majta dhe nje fraksion komunist te kriminelit sali!! Kush e ndau token me 7501 e famshem si reforme agrare?? E majta e saliut e beri apo jo?? Kush vrau njerez ne bulevard vetem se po protestonin? Diktatori i majte sali e beri!!! Thirri mendjes o e djathta se te djathte ky vend nuk ka. Jemi vend mengjarashesh dhe qorr per qorr e kemi ne oborr, s'kemi pse e nderrojme hiç.

        3. E
          Elio

          Ca t paska gjet o Pate Mos e rruj fare. Thjeshte behu gati per opozite. Dhe gjithe ligjet qe keni miratuar kundra opozites do ju kthehen kundra

          1. m
            malok fshatari ,dy Surrate Rrotkari

            qeniet me te Shemtuara ne Bote e jovetem ne Politike qe Bota i ka dhjer ne Surrate ! Dy Prostitutat Non Gratta drejt Burgut .me klargimin e ktyre dy Kermave nga Politika dhe jeta e shqiptareve , fillon nji Ere e Re ne jeten e shoqerise Shqiptare . Dy bakteriet e Injorances dhe Kriminelet e Shqiperise do zhduken pergjithmone nga jeta e Shqiptareve . Ne Ferr me dy Shejtanet qe Kultuvoj Djalli ne Shqiperi

            1. Çekiçi

              Sali krimineli është komunist i perbetuar Ilir hajni është komunist qe ka qën spiun në sigurimin e shtetit Këta 2 idiota nuk kan pse i gëzohen fitores se te djathtes në Itali mbasi në komunizem e kan shajtë te djathten dhe e kan perkrahë social komunizmin Burgut në REÇ le ti gëzohen kriminelet komunist

              1. M
                Mira

                Karakteristika thelbesore e kryekrimineleve e kryehajduteve Sal Berisha e Ilir Meta nuk eshte "komunizmi i betuar", sic shkruani ju, por gangsterimi politik e shteteror. Si te tille Berisha-Meta nuk njohin asnje parim ideologjik, komunist jo se jo, pervec parase. Dridhe Like! Nga ana tjeter, Edi Rama do te jete politikani i pare shqiptar qe do ta perqafoje Gloria Melonin dhe do t'i kujtoje se, gjyshi i saj, Salvadore Meloni, kur ishte Sekretar i Pegjithshem i Mekembesise se Mbretit Viktor Emanuel III ne Shqiperi (1939-1943, ishte mik me idhullin e tij, Mit'hat bej Frasherin... Dridhe Rama!

              2. T
                Taipi

                Ahahahahahahaha! Kjo ere po fryn mero. Ske ca ben. Ja qe ererat ndryshuan. Dhe ska mehmet akif apo fshirje sume qe i ben rama erdoganit qe ta shpetoje

                1. S
                  Sallaksi

                  Ike plaku mere ikee.. ska manipulim qe t shpeto o Ram ziu. ky dimer fshin te majten nga pushteti por jo ndjenjat proamerikane. Do ta hani grushtin bytheve qe me zgjedhjet lokale

                  1. S
                    Sallaksi qe e dredh

                    Sallaks, si behet kur ti je pro amerikan po amerika te ka inat dhe te urren? Dhe prapanicen t'ja lepish amerikes ajo prape ne koke do te te dhjesi.

                  2. K
                    KLYSHI

                    ju qifsha ropt te dyve edhe motrat

                    1. 2
                      2 fshatar te lumtur nga grabitja e popullit

                      Shikoni fytyrat dhe gjykoni.

                      1. T
                        Turi qe ta vur..

                        Sallaksi ti do hash karin ne bythe.

                        1. S
                          Sallaksi

                          O shpirt. Ca ke e ke te vogel qe e permend. Se e shojegon filozofia kete rastin tend. Te ngrifet vetem kur te fut doren ne xhep xhaxhi rama? Kur te vjedh cdo dite leket e prinderve. Por ti ndjehesh i kenaqur se je socialist por se di pse je. Mire shpirt. Fli i qete. Prap te vogel e ke

                        2. g
                          geri

                          shkrim pa asnje sens ,i udhehequr nga deshira per te nxjerre sa me keq "kundershtaret" politike ...bravo mero ke kontribut te rendesishem ne kazanizimin e medias ,pas teje vjen direkt bolino ,bushati ,abilekaj e ku di une ....jeni skandal

                          1. N
                            Nje mergimtar

                            Kur politiken kerkojme ta bejme te gjithe ,natyrisht do te flasim kodra pas bregut.Saliu.Iliri e te tjere mund te gezohen per nje"aleat" qe fiton zgjedhjet diku.Politika behet nga qeverite mbi bazen e marredhehnieve bilaterale e reciproke.Gjithmon perparesi interesat e sejcilit.Idealizmat ,qe i provuam me "dikaturen komuniste " nuk dhane shume rezultat dhe ne ndonje rast na vune ne veshtiresi te mbijeteses.Politika dhe "hareja" e atyre qe thote Z.Pata, te con per marreveshje me kepuce por te kethen zbathur.Mjaft me amatorizma provinciale.

                            1. a
                              asd

                              Meloni...sado e djathte duket... keta "tanet" do ti bente me qejf "kukurec" ne furre. Them kukurec sepse me "keta muter" nuk ben dot gje tjeter te furres.

                              1. J
                                Jusuf

                                Kujt i plasi per politiken e jashtme. Thelbi eshte. Italianet shohin ne shtepine e tyre dhe fajtore per cmimet e larta dhe veshtiresine e jetes bejne qeverine. Dhe eshte normale. Dhe shume nga figurat ne qeverine e re si salvini etj jane te ricikliuar. E njejta gje do ndodhe dhe tek ne. Sepse ketu varferia eshte akoma dhe me e madhe dhe vjedhja e ketyre qe kemi ne ne qeveri eshte e permasave te jashtezakonshme. Mjafton te shikosh fytyren me lazer te belindes apo botoxin ne faqet dhe buzet e elises ( mund ti kishin bere qe para 2013 apo priten sa bene leket). Aaaa ndoshta kane prit se ne 2013 nuk ezistonte teknologjia qe ekziston sot. Ne demokraci ndryshimo eshte i mire. Ky uje eshte qelbur ka kohe.

                                1. K
                                  Këshilltari Presidentit BEGAJ

                                  Presidenti Italis vendosi një buqet me lule te lapidari nënë Shqipëria gjatë vizitës së tijë. Kuptohej që kryeministre do ishte një Italiane.

                                  Lini një Përgjigje