Afera e familjes Berisha, SPAK merr në pyetje Genc Rulin

27 Shtator 2022, 10:41Politika TEMA

Afera e familjes Berisha, SPAK merr në pyetje Genc Rulin

Hetuesit e SPAK po vijojnë të marrin në pyetje të tjerë ish zyrtarë që kanë pasur dieni mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Këtë të martë, në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur për t’u marrë në pyetje ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.

Më herët për këtë hetim kanë dhënë dëshminë e tyre ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Gazment Oketa, si dhe ish- gjenerali Vladimir Qirjazi.

Ky i fundit është i vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish- kompleksit Partizani, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim. 

Për çështje ditësh, në zyrën e prokurores që po heton aferën e privatizmit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi.  

Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë, ku në këmbim të kthimit të pronës falë pushtetit të vjehrrit, do t’u merrte në këmbim sipërfaqen në fjalë. 

Mbi këtë pronë, Malltezi ngriti 19 kulla, me para që nuk u dihet burimi, në të cilat është pronar me 40 %. 

Nga investigimi i Report Tv rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar tre ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish- ministri i Financave, Ridvan Bode, ish- ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish- presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.

14 Komente

  1. V
    Vito i Orneles se Varuzhanit

    Hajduti me madh ne Shqiperi per 32 vjetet e fundit.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani

      Spiuni i Sigurmit djali i Ministrit te Enver Hoxhes fytyra me zeze e Globit G. Ruli. Manipulatori i gjithe feliqsirave te 32 vjteve.

      Përgjigjjuni
      1. a
        arqile

        Ne djall vafshi sa me pare hajdute e kriminele.Vdekshin sta qe akoma shkojne pas kriminelit sali.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Këshilltari Presidentit BEGAJ

          Berisha dhe Meta janë më aktiv se Kryeministri Rama në politik tre mujorin që lamë pas. Nuk e dimë përse kjo eufori politike, duke ditur që fushatë elektorale jashtë partive respektive të tyre s'ka.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fido Dido

            E thiri Protokolli kryen detyrën... të ngelurit pas fshijnë rrugët për të ushqyer të vobektët..ehg7....ja shërbejnë çajin Lavrovit në Hagë apo nuk e ke menduar akoma !? Hidhu një nga kumullorja e Thaçit thartiçkë .

            Përgjigjjuni
          2. s
            selfo zeneli

            Ooo "Këshilltari Presidentit BEGAJ" o te qifsha grun ca lidhje ka komenti me artikullin. O te qifhs motren

            Përgjigjjuni
            1. g
              genc kurva,fatmir moldavja,ridvan gruaqiri

              Ky genc rruli eshte hajduti me i madh i qeverise Berisha bashke me mediun,boden,kta duhet te futen ne burg patjeter.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kuriozi

                Ne nje emision televiziv te para pak diteve, dhendri i ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarber Malltezi, perafersisht deklaroj se: "KOMPLEKSI SPORTIV PARTIZANI NUK I NEVOITEJ ME MINISTRISE SE MBROJTJES DHE SI I TILLE, AI MUND TE PRIVATIZOHEJ". Duke patur parasysh sa me siper, PO SHQUPI, QE NUK I NEVOITEJ ME MINISTRISE SE MBROJTJES, PERSE NUK JU DHA E DREJTA E PRIVATIZIMIT PRONAREVE TE TRUALLIT ? KETE TE NA SPJEGOJNE ATA QE FLASIN NEPER STUDIOT TELEVIZIVE.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  M.baze. lol

                  Si ka mundsi komenti yt I ka shpëtuar redaksis.

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Regjistruesi I pasurive

                  Genc Rulli eshte modeli qe I parapriu te gjithe privatizimeve korruptive demokrato socialists. Vampir I parave dhe pronave publike. Mori falas gjithe ate kompleks dhe e ktheu ne fabrics tjegullash me italianin Nidoli, sot eshte kushuriri I pare I Rulit administrator. Pasuri publike e konvertuar ne pasuri private e Rulit- plehres, hajduti rekordmen I pasurive publike. Barazohet me Ahmetajn dhe Benet Becin.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    Them se edhe në prokurori dihet ky fakt, por gjithsesi opinioni duhet të dijë se prona që pretendohej nga pronarët, nuk ishte më e tyre, sepse nga qeveria e kohës e viteve '40, për nevojat e ndërtimit të aerodromit të Tiranës, ua ka blerë atyre, pra janë shpronësuar, kështu ajo pronë qysh atëhere i ka kaluar shtetit. Këndej fillon hajdutllëku i qeverisë Berisha, në favor të dhëndërit, duke vënë më shërbim të kësaj afere gjithë aparatin e tij burokratik, të cilët patën guximin që nëpërmjet falsifikimit të dokumentave pronësore bënë tjetërsimin e saj plrsëri në favor të ishpronarëve. Afera e pistë është shumë e qartë, ndaj urojmë që SPAK-u, kësaj here, të mos i mbyllë sytë. Pjesa tjetër, jo më pak e rëndësishme, ajo e parave (dyshohet pastrim i tyre) për ndërtimin e kullave është çështje tjetër, gjithsesi pjesë e hetimit.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Goxha PELIVAN .

                      Karigethyeri i Saliut të parë , Drejtor i studimeve ML EUROPIANE ne qeverinë Nano , Minister i ekonomise -energjitikës Saliu i dytë ! ( konvertonte :1 m kub dëborë = 4-5 m kub ujë , në epokën e henës BLU , dhe këthimit te Shkodrës në Venecia , në kohën e kryetares Jozefinë ).

                      Përgjigjjuni
                      1. q
                        qytetari di hital

                        Pervec atij oficerit qe ka kundershtuar te ghithe te tjeret qe lane gishtne kete afere duhette shkojne ne burg sipss peshes qe ju takon pikerisht per kete bejne saliu me like n ju vjen ke demek per popullin

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          LORA

                          Duket se procesi i hetimit te rradhes se pare ne kararin kriminal dhe antishqiptar tri-dekadesh "merr e ik e mos kij frike", po ecen mire. Sidoqofte vetem rezultati ne gjykim dhe ndeshkim do e verifikoje edhe procesin e hetimit nga SPAK.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje