PROFIL/ U zgjodh sot në krye të bashkisë Himarë, kush është Blerina Bala

29 Mars 2024, 15:11Politika TEMA

PROFIL/ U zgjodh sot në krye të bashkisë Himarë, kush

Blerina Bala është drejtuesja e re e bashkisë së Himarës, pasi siguroi 15 vota pro në Këshillin Bashkiak.

Mbledhja për caktimin e drejtuesit të ri, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro janë në burg, u mbajt në bashki këtë të premte.

Bala ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në bashkinë e Himarës.

Pas mbledhjes, ajo tha se fokusi kryesor do të jetë në punë, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik.

“Së pari, më lejoni të bëj një falënderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim, fokusi i Bashkisë Himarë do të jetë në punë, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe”, tha Blerina Bala pas mbledhjes.

2 Komente

  1. T
    Tironsi Denbabaden....

    Artikull fund e krye idiot , thuhet kush eshte Zonja Blerina Bala , qe u zgjodh sot ne Himare ne krye te Bashkise.....dhe nuk thuhet asnje fjale per zonjen ne fjale. Gazetare injorante , analfabete , medioker. Ptu u shofte kjo rrace basatarde Gazetaresh.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Tani pas këtij artikulli e morëm vesh kush është kjo Blerina. Me pak fjalë, ëhtë kjo që shihni në fotografi.... gazetarë injorantë! Mero, mos pago njerëz që nuk kanë lidhje me gazetarinë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje