Qefalia: Komisioni Hetimor për TIMS, jo gjithmonë publik. Amnistia do kalojë shpejt

3 Prill 2024, 20:54Politika TEMA

Qefalia: Komisioni Hetimor për TIMS, jo gjithmonë publik. Amnistia do

Në një intervistë në  RTSH 1, deputeti socialist Xhemal Qefalia, ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur në funksionimin e dy komisioneve hetimor të dakordësuar me deputetët e opozitës. Gjithashtu deputeti socialist ka folur në lidhje dhe me hetimet që po ndjek SPAK si dhe amnistia që pritet të kaloi së shpejti në Kuvend.

Gjatë intervistës deputeti socialist Qefalia deklaroi se nuk ka pasur një dështim të Komisionit Hetimor për PPP-të në Shëndetësi, por nuk ka gjetur dakordësinë mes Kryetares dhe Sekretarit të Komisionit për të thirrur sot mbledhje.

Gjatë kësaj interviste deputeti i PS tha se mazhoranca ka treguar vullnetin dhe humanizmin që të ketë një amnisti për të dënuarit që prej nëntorit të vitit të kaluar, por sikurse tha ai, opozita nuk ka pasur këtë qëllim dhe nuk ka qenë dakord.

Por një lajm të mirë deputeti socialist ndahu me shikuesit në RTSH- duke thënë se vetëm sot opozita ka sjellë propozime konkrete dhe së shpejti amnistia do të kaloi në Kuvend.

“Komisionet hetimore janë krijuar me dakordësi politike dhe me vendim të kuvendit. Nuk morëm pjesë në Komisionin hetimor Parlamentar për Shëndetësinë të drejtuar nga deputetja demokrate Vokshi por ka një ligj të ri që përcakton mënyrën se si funksionon dhe si thirret mbledhja e ardhshme. Nuk ka pasur një dakordësi për të pasur mbledhje ditën e sotme sepse fletë-thirrja për mbledhje firmoset përveç kryetarit dhe sekretarit që i përket subjektit tjetër” tha Qefalia.

Duke shpjeguar qëllimin e komisioneve hetimore, Qefalia u shpreh se, në cilësinë e Sekretarit të komisionit  Hetimor Parlamentar për TIMS qëllimi ky është por aty kërkohen dhe deputet që të jenë me certifikatë sigurie sepse të dhënat janë  sensitive dhe ka informacion të klasifikuar.  

Deputeti socialist shprehu shqetësimin që jo të gjithë anëtarët e komisioneve janë të pajisur me certifikatë sigurie, ndaj tha ai, ose duhet të pajisen ose duhet të zëvendësohen për të pasur informacion të klasifikuar.

“ Vetëm 3 apo 4 deputet ishin të pajisur me certifikatë sigurie dhe shpresojë që dhe pjesa tjetër që nuk e ka të plotësojnë dokumentacionin dhe të pajisen për të pasur akses në informacion. Në të kundërt nuk do të kenë akses në dokumentacionin apo dokumenteve që konsideron sekret. Ose do të zëvendësohen me të tjerë ose do kenë informacionin e nevojshëm vetëm ata që janë pajisur me certifikatë sigurie. Për çështjet të cilat përbëjnë sekret është parashikuar që të ketë një vendimmarrje të ndërmjetme ku komisioni vendos nëse do të jenë publike ose jo” u shpreh Qefalia.

Ndaj shtoi ai, “ky është një komision i rëndësishëm dhe ku shumë gjera dhe informacione nuk do të jenë publike për vetë rëndësinë e dokumentacioneve që do analizohen.  Komisionet hetimore nuk janë mbi prokurorinë, mbi vendimet e gjykatave”.

Duke u ndalur në çështjet të amnistisë, deputeti socialist deklaroi se, “mazhoranca që në fund të muajt nëntor të vitit të shkuar ka ndërmarr një akt human dhe pse njerëzit kanë gabuar, ka marr iniciativa konkrete për të pasur amnisti. Kjo gjë duhet të ishte bërë me kohë dhe gjithë ata përfituesit.  Pas kaq muajsh, sot opozita duket sikur është afruar për të pasur një dakordësi dhe ka bërë disa propozime dhe besoj se pritet të kalojë së shpejti.

“Ne si mazhorancë kemi menduar dhe për protestuesit tek Selia e Partisë Demokratike dhe besoj se kanë rënë dakord. Ky është një akt human dhe njerëzorë nuk është se është objektivi ynë primar që nëse nuk miratohet amnistia do të bjeri qeverie”, përfundoi ai .

Lini një Përgjigje