Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij në parlamentin e Izraelit, ku u ndal te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe roli i Shqipërisë ndaj popullit hebre.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se e konsideron një nder të veçantë pritjen në parlamentin izraelit, duke theksuar se respekti i treguar nuk i përket atij personalisht, por Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Ai vlerësoi qëndrimin historik të shqiptarëve ndaj hebrenjve, duke theksuar se vendi që përfaqëson ka bërë më shumë se shumë kombe të tjera për popullin hebre.
“Jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bënë për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i Izraelit”, u shpreh Rama.
Kryeministri tha gjithashtu se fjalimi i tij në këtë forum ishte një moment me përgjegjësi të veçantë, duke e konsideruar një “test” personal të të folurit para përfaqësuesve të parlamentit izraelit. Ai falënderoi për vlerësimet e shprehura ndaj Shqipërisë dhe për pritjen e rezervuar.
Në përfundim, Rama shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mikpritjen, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Të thuash që populli shqiptar duhet të gëzojë respekt, ndërkohë që të presin gjithë nderime, duket si pakënaqësi për shkallën e respektit. Çfarë logjike! Përfaqësim i ulët.
"Jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bënë për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i Izraelit"...thote Rama, por mua me duket se e ka bere lemsh. Per mendjen time fjalia duhet te ishte: "Jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bënë për popullin hebre"... Shtesa "duhet të gëzojnë respekt nga shteti i Izraelit”, nuk ka kuptim ne kete kontekst sepse Shqiperia dhe shteti shqiptar nuk e bejne kete per respekt nga shteti Izraelit, por nga vlerat tona si komb....Nga ana tjeter shteti Izraelit gjithmone ka qene korrekt me Shqiperine dhe nuk ka nevoje qe Rama ti kujtoje nje gje qe nuk egziston....Po ashtu fjaleza "si pak te tjere" eshte e tepert sepse me mire do ishte si "shume te tjere"...Rama ngateron vendin dhe kuvendin dhe e ben kuvendimin jo sipas vendit, por sipas mendjes se tij...Megalloman qe mendon se ato qe thote jane te sakta dhe nuk kupton se ne kete rast eshte nevoja per "dipllomaci" dhe jo se cmendon Rama....Te me falni, por keto qe them, nuk i them ti beje qejfin Berishes, qe nuk eshte "mendjelehte" si Rama por "shejtan budalla" dhe kriminel ne DNA, qe cdo gje qe thote dhe cdo gje qe ben e ben me qellime djallezore...
Je i sakt , eshte pak e trashe tua kujtosh hebrejve nje histori qe e dine me mire se sa Rama , bile hebrejte e Shteteve te Bashkuara e kane shperblyer me cmim me te madh nderin e shqiptereve duke i bere presion Administratetes Clinton te clironte shqipteret e Kosoves ....bile flitet se edhe paguan , vec nuk deponohet me saktesi ..kjo e para dhe e dyta ...nderi nuk kujtohet kurre ...duket sikur ua ze ne goje ...ata e dine mire nderin qe i beri jo komunistet e Enver Hoxhes , por qeveria kuislinge e kryeministrit Mehdi Frasheri qe kerkoj nga komandanti gjerman i divizionit te mos prekeshin hebrenjte ...pasi ne shqiptaret nuk e kemi ne zakon te dorezojme mikun ....eshte virtyti yn kryesor , dhe ai ra dakort ....keto thote historia ...ne do shtet te Europes ndjekja ishte me fanatizem kurse ne Shqiperi jo ...shume u munduan ne vite ta mernin si vepren e tyre mosdorezimin e hebrejve vec historia flet se ishte qeveria kuislinge e Mehdi Frasherit ajo qe i beri presion gjermaneve ....gjithsesi nuk duhet tua thosh Rama kete per te vetmen arsye se hebrejte ....nuk harojne kurre ...nejse
Vetëm në këtë momentë keni 5 shkrime për Edi Ramën Ju po dubloni zërin e popullit Sa do respektë të kesh për një gazet apo gazetar të lë një shije të hidhur kur Gazeza bëhet krejtësisht në mbështetje të një partie Zoti Mero tërhiqi veshin ndonjë gazetaruci të paktën të jetë pak e ekulibruar Megjithatë prap respekte për zotin Mero