Rama: Nga amnistia fiskale nuk heqim dorë, mbyllëm konsultimet për kanabisin mjekësor, do e kalojmë në Kuvend

16 Mars 2023, 13:32Politika TEMA

Rama: Nga amnistia fiskale nuk heqim dorë, mbyllëm konsultimet

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me dy zyrtarët e lartë të BE-së, Oliver Varhelyi dhe Josep Borrell foli për dy nisma të diskutueshme të qeverisë socialiste, atë të amnistisë fiskale dhe legalizimn e kanabisit mjekësor.

Ndryshe nga nisma e “pasaportave të arta”, ku Borrell tha se Rama i kishte premtuar që “nuk do e ndjekë më si çështje”, duket se kreu i qeverisë nuk është tërhequr nga dy nismat e tjera.

Rama tha se qëndrimi i tij për amnistinë fiskale është i ditur, do të bëhet me ekspertizën e Bashkimit Europian. Sa i përket legalizimit të kanabisit mjekësor, Rama tha se ligji është gati për të shkuar në parlament.

“Kemi folur për amnistinë fiskale që është një tjetër temë, qëndrimi im është i ditur, duam të vazhdojmë punën me ekspertët, ne nuk heqim dorë thjesht se kjo nuk është një gjë e mirë në parim. Por ne duam që këtë gjë ta bëjmë së bashku. Ndaj ju falenderojmë shumë për ekspertizën, për kanabisin mjekësor, do të vazhdojmë në parlament.

Në mbyllje të kësaj hyrje dua t’ju falenderoj shumë. Më vjen mirë që komisioneri këtë radhë ka ardhur me fondin për ndërtimin e kolegjit europian në Tiranë”, deklaroi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Borrell dhe Varhelyi në përfundim të takimit.

 

19 Komente

  1. k
    k

    Amnistia e drogës. Aktivitetet e rregullta nuk kanë nevojë për amnisti nëse ndonjë ispektor i financave nuk e ka gjobitur me metoda mafjoze.Shtet i degjeneruar.

    1. P
      Pilo Lala

      Ky po ben shtet, nuk pjerdh per urdherat e Europes. Europa per vete te pranon para nga jashte, ndersa nuk lejon Shqiperine. Me cfare lekesh jane bere Monte Carlot, Zvicrra, LuksemburgU Me para te pista, erdhen i pastruan. Me cfare parash u be Las Vegasi?

    2. r
      rezari

      S'heq dore nga amnistia fiskale se kerkon te legalizosh paret e tua te pista

      1. A
        Amnistia per hajdutet

        Amnistia fiskale eshte vetem per hajdutet qeveritar te te gjitha ngjyrave ne keto 30 vitet e demokracise hajduterore.Cdo lloj justifikimi jo puna ne te zeze apo émigrante drogaxhinjte jane sa per te genjyer te paditurit.

        1. s
          sara

          Shume mire edhe kjo eshte nje gje shume e mire per vendin tone. shohim se po ecim me ritmet e duhura

          1. l
            loni

            Kanabisi mjekesor nuk ka asgje te keqe dhe per kete po beni gjen me te mire duke e sjelle edhe ne Shqiperi

            1. u
              urim

              Pse jo nese eshte fitimprures per vendin tone

              1. m
                mira

                Eshte dicka pozitive dhe po ben shume mire Rama qe nuk po heq dore nga kjo gje

                1. L
                  Luan

                  Mendoj qe perdorimi i kanabisit mjekesor do jete nje lehtesim per shendetesine pasi ka efekte goxha pozitive

                  1. R
                    Renis

                    perderisa eshte shprehur mjaft qart qe kanabisi do legalizohet vetem per perdorim mjekesor nuk shoh ndonje problem

                    1. H
                      Hasoni

                      Bravo sufllaqe doppio per sot

                    2. S
                      Sonja

                      jemi te sigurt qe do te merni vendimin e duhur si per kanabisin ashtu dhe per amnistine

                      1. S
                        Sonila

                        dy vensime qe shume te rendesishme qe duhet te marim vemendje menjehere

                        1. M
                          Mondi

                          Vendi mesa po shohim po ndryshon dita dites dhe po ecim me rritmet e duhura

                          1. H
                            Hasoni

                            Ec mondi merre sufllaqen me salce kosi se po ecim perpara shumë si vend

                          2. 1
                            1

                            Amnistine fiskale beje se po mbajme parat ne dyshek.Sa te behet amnistia une ato 5 milion qe kam nxjere duke punuar ne bujqesi do i fus ne traste dhe do i sjell ne vatanin tim.Vetem nje problem te vogel kam se si do kaloj canten ketej.Talle trapin o Rama me kete popull budalla.U bere si Saliu qe thoshte parat e shqipove jan te pastra.Ne ketu mezi nxjerim muajin ti thua do na amnistosh milionat

                            1. K
                              Komunist me Rolex

                              Se kush i ka deri ne 2 milion euro me pune pa dokumenta në të zezë vetëm km jone e di?!!! Apo e ka per drejtoreshat e tij me nga 500 mije euro cash poshtë krevatit

                            2. r
                              rezari

                              Kanabisi mjeksor eshte llafi,se per njerzit e semure ne Shqiperi qe duan te mjekohen me kanabis mjafton te mbillet bacja e nje katundari. Keta kane ndermend tua japin lejen per mbjellje bandave te tyre e te fitojne qindra milione dollare duke e cuar jashte vendit ne menyre te ligjshme.

                              1. E
                                Eni

                                Do zbythesh dhe per te tjerat...pa merak...do I gelltisesh

                                Lini një Përgjigje