“Do ishte turp për ne që PS të krahasohej me PD-në e Saliut, sa i përket raportit me drejtësinë”, kështu u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj, në intervistën për gazetarin Sokol Balla në ABC News lidhur me arrestimet që SPAK ka kryer në radhët e të socialistëve.
“T’i thuash PS, ti i le njerëzit të arrestohet, po Saliu nuk e la atë të gardës, ky është kompliment. Të quhet vlerë që Saliu vrau në Bulevard dhe nuk e la të arrestohej po kjo është sjellje mesjetare, krenari është kjo e jona që nëse dikush ka një problem, s’ke pengesë nga ne, hetoje. Do ishte turp për ne që PS të krahasohej me PD-në e Saliut, ku të thuhej ja këta i mbajnë njerëzit, se edhe po vrave për partinë je i mbrojtur.
Po vrave, apo po vodhe për partinë? E para, partia s’të ka kërkuar as të vrasësh as të vjedhësh nëse i bën këto me kokën tënde, do mbash përgjegjësi me kokën tënde.” tha Veliaj, ndërsa ka një përgjigje edhe për shprehjen e përfolur ‘Rama i lëshon njerëzit’.
“Ja unë jam njëri prej tyre, ja ku jam unë 10 vjet. Pse do konfirmohesha unë nga kryesia. Pra, po të ishte Rama që i lëshon njerëzit, atëherë unë jam më jetëgjati. E kam filluar në 2013. Po të jetë Rama që lëshon njerëzit, unë do isha një prej tyre. Unë besoj që Edi është treguar shumë i drejtë dhe besoj që një njeri që i vë gjoksin njerëzve, kur kanë bërë reforma e kanë marrë përgjegjësi, avokati si Rama nuk bën kush në këtë vend. Nëse ka disa gjëra që ti më pas duhet t’i sqarosh më vete, pa dijeninë e kryeministrit unë nuk shoh asnjë problem. Rama do ishte problem nëse i thotë dikujt vrit tani për mua në bulevard. Kjo është e vetmja qeveri ku pas çdo proteste më shumë plagosen policë se protestues”, vijoi më tej Veliaj./abcnews.al
Ke te drejte lal: citoj: nqs vjedh ose vret me koken tende, partia ste mbron. Dmth vetem po vodhe ose vrave me lejen e partise je i mbrojtur. Te kuptuam
Ju jeni thjeshte hajdute dhe vrases me te zgjuar se saliu
Kur goja s'te punon mire, hajt nxierr vrimen tjeter! Pse jane 7 ato ne fytyre dhe nje ne rreze te kurrizit? Prandaj "Eh dreq o pune" mos ben lojra fjalesh se ha-mendjet te hane dhe trurin ndonjehere e te lene pa hiç.
Avokatin e prostitutave si Rama, veshtire ka patur kryeminister ne keto njeqind e c vjat te shtetit shqiptar ! Keshtu qe Veliaj e ka provuar doren e tij dhe ka te drejte.
Ti s mund te jesh njeri prej tyre, sepse te ka sjelle xhaxhi sorosi, o letyre
Je akoma pas 10 vjetesh se ke prodhuar dhe paguar me aq shume leke ramen sa asnje tjeter. Abuzimet dhe lejet e laliit kane zaptuar edhe ato pak hapesira te lira qe kishin ngleur nga mandatet e rames
Rama nuk te leshon apo te mbron. Ai thjesht te konfirmon kur paguan mire dhe ben gjithe pislliqet dhe porosite e tij. Veliaj me perpikmeri zbaton gjithe planin. Fix nje organizate kriminale mafioze e korruptuar dhe e demshme deri per gjiithe vendin dhe shoqerine.